Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga vizita e tij dje në Tallinn, Estoni ku dhe mori pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.

Rama u takua gjithashtu dhe me presidentin Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal e me të tjerë figura përfaqësuese ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe diplomacisë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e vizitës në Estoni, ku u mirëpritëm me respekt nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal, si edhe me pjesëmarrjen në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës, ju uroj një fundjavë të mbarë