BILISHT- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Gevi Osmanllarin, autorin e plagosjes me kaçadivë të Bernard Liços.

Ka qënë prokuroria e Korçës që ka kërkuar masën e arrestit me akuzën e plasosjës së rëndë me dashje, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

NGJARJA

Më datë 10 nëntor, 21-vjeçari Osmanllari plagosi me kaçavidë në qafë 23-vjecarin Bernard Liço, i cili përfundoi në spital në gjendje të rëndë për jetën.  Përvec të riut, i lënduar nga sherri mbeti edhe vetë autori.

Pak pas ngjarjes Report Tv mësoi edhe arsyet e sherrit mes dy të rinjve. (LEXO KËTU)