'Plumbi i Artë'/ Seanca në GJKKO, kontestime të ashpra ndaj Nuredin Dumanit, Gentian Sharra: Kam marrë 2 mln euro tendera, s'kisha pse të grabisja

TIRANË - Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani është përballur edhe këtë të martë me të pandehurit e tjerë të akuzuar në dosjen “Plumbi i Artë”, gjyq i cili me kërkesë të SPAK po zhvillohet me dyer të mbyllura. Mësohet se Dumani ka vijuar të dëshmojë për krime të cilat i ka kryer së bashku me të akuzuarit e tjerë por edhe për ato që ka pasur dijen, gjë që ka sjellë reagimin e të akuzuarve të cilët i kanë kundërshtuar.

Një nga të të pandehurit Gentjan Sharra, ka pretenduar në gjykatë se në kohën kur e implikon Dumani, ai ka pasur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe nuk kishte nevojë sipas tij të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin.

Sharra akuzohet për vjedhje me dhunë në 4 raste dhe për “Vjedhje me armë në bashkëpunim”. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe i akuzuari tjetër Petrit Qoli, i cili pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron. Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, që po kontestohet qoftë nga të arrestuarit, por edhe nga avokatët, që gazetarët të lejohen në sallë për të pasqyruar versionin e tyre në lidhje me ngjarjet.

Seanca u shty për të vijuar në 9 janar ku do te vijojë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

Dosja 'Plumbi i Artë' 

Për dosjen Plumbi i Artë, në të cilën akuzohet edhe Suel Çela, në total janë marrë të pandehur 20 persona, mes tyre edhe vetë Nuredin Dumani që u kthye në të penduar të drejtësisë. Ndaj tyre rëndojnë vepra të rënda si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagese, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj.

Në këtë dosje krahas Nuredin Dumanit statusin e bashkëpunëtorët e kanë përftuar edhe Skerdi Tase dhe Erjon Alibej. Nëse dëshmitë e tyre do të vërtetohen atëherë ata ndonëse janë të akuza për ngjarje kriminale do te përfitojnë ulje të dënimit. Gjyqi nisi më 29 janar 2024. 

Të pandehur
Nuredin Dumani
Henrik Hoxha
Skerdi Tasi
Enver Diva
Besian Xhixha,
Erion Alibej,
Florenc Çekrezi,
Elvis Koçi (Çaushllari),
Ilirian Feci,
Asllan Plaku,
Ardian Uzuni,
Altin Ndoci,
Gentian Sharra,
Agron Qoli,
Petrit Qoli,
Fatos Gosa,
Agron Qafa,
Agim Gjini,
Xhulian Hoxha
Albert Pashaj

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2025 03:08

    O Gentian Sharra,po dhe bosi i kompanise ku punonin prinderit e mi ne emigracin,milioner ishte,bile shume me teper se ty,por ama sa here shikonte ndonje cent te hedhur ne rruge,perkulej dhe e merrte! Paraja eshte para,nuk ka rendesi nese eshte miliona apo nje cent.

    Përgjigju
    • Truth: 08/01/2025 07:24

      O lapanjose, por te gjesh 1 cent ne toke e te grabitesh pleq naten per 1 cent duke rrezikuar jeten e milionat qe ke, sikunder po akuzojne kete, eshte ne mes ferri me parajsen bashke! Keshtu qe boll dhate mend ne kurriz te tjetrit, o copa injorantesh!

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin! Deklaroi në tetor se u manipulua përqindja e humbjes së energjisë në rrjet

Tiranë/ U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin! Deklaroi në tetor se u manipulua përqindja e humbjes së energjisë në rrjet