Polemikat për Vlora Hysenin, e propozuara për kreun e SHISH, analisti: Gruaja më e besueshme për partnerët! S’u përjashtua nga Kurti për paaftësi

Propozimi i kryeministrit Rama në Presidencë për Vlora Hysenin si kryetare e SHISH u përfol shumë, madje edhe u aludua për një “mesazh të koduar” për Kosovën, pasi kjo e fundit ishte shkarkuar nga kryeministri i Kosovës nga një post i rëndësishëm. Por, për botuesin Valon Arifi i cili foli sot në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu në fakt, historia e Vlora Hysës në Kosovë është krejt ndryshe. Përpos se është një ndër gratë që gëzon besimin më të madh nga partnerët ndërkombëtar, Vlora ka këmbëngulur për sukseset e saj. Sa i përket shkarkimit të bërë nga Kurti, analisti thotë se kjo është krejt normale kur në politikë ka rotacion. Pra kur ndërrohen pushtetet, ndërrohen dhe personat e rëndësishëm në institucionet kyçe. 

“Nuk ka arritur ndonjë sukses për politikën por për veten e saj dhe sukseset e saj. Shkarkimi i saj ka qenë normal se janë ndryshuar pushtetet. Kjo ndodh në çdo pushtet të botës por nuk është shkarkuar për ndonjë arsye tjetër përveç faktit që Kurti ka dashur të ketë në krye të atij institucioni një person në të cilin ka besim. Ajo është një ndr gratë më të besueshme të partnerëve ndërkombëtarë.”- tha analisti për Report Tv

Analisti theksoi se është shumë pozitive që në pozicione kyçe të ketë përfaqësues nga të dyja vendet. Ai e cilësoi si vlerë të shtuar në Kosovë dhe Shqipëri unifikimin në postet kryesore të dy vendeve.

“E shoh pozitive emërimet e shtetasve shqiptarë në Kosovë dhe anasjelltas, është unifikim i duhur për bashkëpunimin mes dy vendeve. Sa më shumë emërohen shtetas Kosovar është vlerë e shtuar për dy vendet.”- tha ai.

Vlora Hyseni u propozua në postin e Kreut të SHISH  nga Rama për Presidentin Bajram Begaj pak ditë më parë, kritikat kanë qenë të shumta nga opozita sipas të cilëve ky është një provokim i hapur ndaj Kosvës. 

Vlora Hysenika qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021.  Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Vala e të nxehtit, sot temperaturat maksimale arrijnë në 40 gradë celsius

Vala e të nxehtit, sot temperaturat maksimale arrijnë në 40 gradë celsius