Policia i zbulon në qeli 7 mijë 
lekë, rrezikoi një vit burg

Drejtësia shqiptare vijon të prodhojë skandale për sa i përket vendimarjeve, kjo për shkak jo vetëm të gafave juridike të gjykatësve apo prokurorëve, por edhe për shkak të kontradiktave që sjell Kodi Penal, në dispozita të veçanta. Shpesh herë këto kontradikta që ka prodhuar ligjvënësi në Kodin Penal, “masakrojnë” njerëzit më të dobët, ndërsa ata më të fuqishëm, të lidhur me Krimin e Organizuar apo me politikën, nuk denjohen të preken fare nëse në ambjentet e burgjeve atyre u sekuestrohen sende të paligjshme.

Arben Cufi, një 53-vjeçar nga Tirana, i arrestuar nga policia dhe dënuar nga gjykata për akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike,ka rrezikur të dënohet me 1 vit burgim, pasi xhupin e tij policia e burgjeve ka gjetur një shumë financiare prej 7 mijë lek të vjetra.

Për këtë shumë qesharake, prokuroria e Tiranë ka kërkuar pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, dënimin e Arben Cufit me 1 vit burgim, duke pretenduar se 53-vjeçari kishte konsumuar veprën penale Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Prokurori i çështjes kërkoi minimumin e dënimit që parashikonte neni 324 i Kodit Penal, por pretenca e tij është hedhur poshtë nga gjyqtarja e Tiranës Adriana Bera, e cila vendosi të pushojë dosjen e prokurorisë, e cila ishte investuar vetëm për 7 mijë lek të vjetra. Vetë i pandehuri i këtij procesi gjyqësor Arben Cufi, deklaroi para gjykatës se lekët i janë gjendur brenda në xhepin e xhupit të tij, dhe se ai skishte dijeni për ekzistencën e tyre, që nga koha kur ishte arrestuar.

Por sipas prokurorit të dosjes mbajtja e lekëve është e ndaluar në IEVP, pasi është konsideruar një send i paligjshëm sepse nuk e lejon rregullorja e funksionimit të burgjeve.

Nga sa mësohet shtetasi Arben Cufi ka qënë në burgun e Fierit pasi ka qënë i dënuar me vendim të formës së prerë, për vjedhje energjie. I dënuari ka bërë kërkesën për shuarje dënimi pasi ka pasur pretendime se dënimi i dhënë ndaj tij, është amnistuar. Për këtë fakt ky shtetas është shoqëruar në IEVP Jordan Misja, ku dhe është kapur me sende të paligjshme.

Nga ana e punonjësve të policisë të pandehurit i janë gjetur një shumë të hollash prej 700 lekë në kartëmonedha. Në kuadër të hetimit të çështjes, me proçesverbalin për sekuestrimin e sendeve, nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë sekuestruar një kartëmonedhe me prerje 500 lekë, si dhe një kartëmonedhe me prerje 200 lekë, sekuestro e vleftësuar e ligjshme nga ana e akuzës me vendimin e datës 9 shkurt 2017.

Por pavarësisht kësaj gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë dosjen penale, pasi sipas gjykatës Arben Cufi nuk ka pasur dijeni që këto lek ndodheshin në xhepin e xhupit të tij, por edhe për shkak se nga mbajtja e lekëve nuk ka ardhur asnjë pasojë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave