Prela në dorë të Ina Ramës/ Caktohet trupa që do të gjykojë drejtuesen e Krimeve të Rënda

Prela në dorë të Ina Ramës/ Caktohet trupa që do të gjykojë drejtuesen e Krimeve të Rënda

TIRANE-Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Vettingun. Pavarësisht se kaloi shkallën e parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin duke e dërguar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Trupa gjykuese që do të bëjë rivlerësimin e Donika Prelës në KPA përbëhet nga Natasha Mulaj, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

Vendimi i KPK dhe problemi me pasurinë
Në datë 5 shkurt të këtij viti trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari pasi hetuan dhe shqyrtuan dokumentacionin vlerësuan që Prela e kalon vettingun. Por cfarë ndodhi në seancën dëgjimore? (lexo ketu) Kolona e pasurisë rezultoi me probleme për drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, cka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s. KPK konstatoi se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, ku përfaqësuesi i ONM Teo Jacobs e cilësoi si një shije të keqe duke pyetur zonjën Prela. ONM gjatë fazës së hetimit i kishte drejtuar Prelës dhe pyetje për procesin ndaj Emiliano Shullazit pretenca e të cilit u bllokua për disa muaj si dhe procesin ndaj shtetasit L.R të hetuar nga Prela kur ishte drejtuese në Durrës. Po ashtu KPK gjatë hetimit gjeti edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela tek një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë. Pas seancën dëgjimore dhe konfirmimit në detyrë nuk munguan akuzat nga Partia Demokratike për drejtësinë e re.

Njoftimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Sot, në datën 02.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cekja: 03/05/2019 15:43

    Mos u merzit se keshtu e ka kjo pune ate qe ke ngrene ne kurriz te popullit do ta vjellesh.Keshtu eshte merzitur edhe ai qytetar qe ka marre padrejtesi nga ju ne kembim te nje shume lekesh.Ju gjyqtaret e korruptuar jeni me kriminele sa vete krimineli felliqesirat e ketij kombi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë