Pritet arrestimi i Berishës, 'dorëzohet' Rithemelimi, Baçi: Ne nuk dalim mbi vendimet e Gjykatës, jo akte dhune

Parlamenti votoi sot (21 dhjetor 2023) autorizimin që SPAK të arrestojë Sali Berishën, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani dhe tashmë pritet që Prokuroria t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg ose arrest shtëpie për ish kryeministrin.

Masa që do të caktohet për Berishën, duke ndryshuar atë detyrim paraqitje, deputeti i Rithemelimit Luan Baçi në “Studio Live” në Report Tv tha se është e paligjshme, por ndërkaq u shpreh se nuk do të dalin mbi vendimet e Gjykatës.

“S’kemi dalë në asnjë moment të ndalojmë vendimet e Gjykatës. Që është ndalim i paligjshëm nuk diskutohet por nuk do dalim dhunshëm për t'u përballur me vendimet e gjykatës. Do ta pranojmë. Berisha nuk e respektoi vendimin e parë sepse u anashkalua parlamenti”, shtoi ai.

Më tej Baçi shtoi se kjo që po i ndodh Berishës është një sulm politik për shkak se duan ta largojnë nga skena politike pasi sipas tij mazhoranca e konsideron një rrezik.

"Duket që është sulm politik. Ka dy vjet që goditet. I  kërkojnë të largohet nga skena politike."

"Që kur u shpall non grata Berisha opozita ka qenë në goditje nga mazhoranca. Nëse Pd do kishte vulën siglën financat dhe emrin e kryetarit të koalicionit në krye të votimit më 14 maj do ishte një rezultat i kundërt me atë që pamë, Pd do kishte rezultatin që pati PS.  Prandaj Rama nuk e do Berishën jashtë e sheh si rrezik.

Po marrim arrestimin dhe dënimin e Lefter kokës. Dorëzon mandatin me porosinë dhe këshillat e Ramës me garancinë se nuk do dënohet. Vëllai i tij Nard Koka tha se ka pasur biseda mes tyre. Dorëzimi i mandatit të Lefter Kokës kishte këtë lidhje. Ahmetaj u hoq nga zv kryeministër iu dha mesazhi. Ahmetaj mundohej të mos bisedonte me në të PD. Ai ishte në rresht të fundit sepse të gjithë kolegët e tij i kishin bërë bojkot se kishin frikë që e kapin kamerat dhe i sheh Rama.

I koordinuan veprimet e lanë të lirë vonuan të gjitha vendimmarrjet në parlament dhe pasi u largua Ahmetaj atëhere nxorën urdhër arrestin dhe e shpallën në kërkim. Si mund të mos them se SPAK nuk është në ndikim të Ramës", tha Baçi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Arbër Hitaj për qëndrimet që do të mbajnë.

"Vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe e kontestoj fort por s’kemi çfarë ti bëjmë.  Aksioni opozitar do vazhdojë. Do të ketë një reagim qytetar dhe i demokratëve për këtë padrejtësi nga frika sepse Berishën nuk e do jashtë", shtoi më tej Baçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:41
Gati prangat për Berishën, Krashi: Ka abuzuar me detyrën, të vihet para përgjegjësisë! Të marrë me vete të gjithë ata që janë përfshirë në afera

 

Heqjen e imunitetit dhe pritjen e ashpërsimit të masës së sigurisë për Sali Berishën, deputeti i PS Lavdrim Krashi e quan një zhvillim pozitiv. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv Krashi tha se Berisha ka abuzuar me detyrën dhe duhet të përgjigjet për atë që akuzohet.

“Të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe sot është hapur rruga për një person dominues në politikë për disa vite. Gjëja më normale është shikohemi në gjykatë në momentin që ka akuza. Është zhvillim pozitiv. Mendoj se është avancim i demokracisë. Të marrë me vete të gjithë ata që në 30 vite janë përzier me afera korruptive. Një person që akuzohet se ka abuzuar me financat publike, favorizuar dikë është i destinuar që të shkojë përpara përgjegjësisë juridike, penale. Ne do ti krijojmë kushtet SPAK  që ta mbështesim dhe ti krijojmë kushtet që aty ku dyshohet brenda institucioneve që ka veprimtari korruptive të jashtëligjshme t’ja kryejmë mundësinë ne. Është në akuzë, GJKKO e ka krejt legjislacionin përpara. Ka abuzuar me detyrën, duhet vënë para përgjegjësisë penale”, tha Krashi.

“S’ka asnjë goditje politike. Dhe në raporte thuhet. Ai ka refuzuar të shkojë në komision. Nuk mund të prezumosh. Gjërat nuk bëhen me akuza dhe kundër-akuza por me fakte. Pas disa vitesh mund ti ndodhë dikujt tjetër. Ai dikush tjetër mund të jetë kushdo. E vetmja tagër e parlamentit është për të parë nëse sulmi është politik apo ka arsye dyshuese për personin.”

Ora 18:19
Argita në krye të Rithemelimit? Baçi: Mund të jetë një kryetare e mirë! Çdo deputet e drejtues strukture do jetë një Sali Berishë, izolimi do kthehet në bumerang

 

Ashpërsimi i masës së sigurisë për Sali Berishën sipas Luan Baçit nuk do të jetë pengesë. Në studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Baçi komentoi dhe zërat se me rënien e Berishës në krye të Rithemelimit do të jetë e bija Argita.

 “Ne jemi në mosbindje civile ne jemi në protesta kemi rreth dy muaj në parlament që protestojmë. Izolimi i Berishës ka për t’u kthyer në bumerang sepse çdo deputet e çdo drejtues strukture do jetë një Sali Berishë nga sot e tutje”.

“Çdo individ ka të gjithë të drejtën e tij të jetë pjesë e garave. Për zonjën Malltezi nuk kam droje qe ta them për mua është një figurë shumë e mirë. Madje do thoja një gjetje e duhur që të jetë pjesë e PD në drejtimin e saj. Por ne e kemi kryetarin e PD, ai është Berisha. Ai vazhdon ta drejtojë dhe do vazhdojë ta drejtojë PD. Izolimi i zotit Berisha me çfarëdolloj mase s’ka për tu kthyer në pengesë, por do kthehet në bumerang. Është gabim i madh nëse mendojnë se do shuajnë opozitën”, shtoi Baçi.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 21/12/2023 21:36

    Nuk na intereson më kjo kufomë politike! Sistemi që ndërtoi po e burgos! Ka 33 vjet që gënjen e mashtron një popull të tërë dhe ende i shkojnë prapa. Shumë jetë janë ndryshuar nga ndikimi i tij, më shumë për keq se sa për mirë! Shumë vetë janë vrarë për fjalën e tij apo kauzën e tij! Shumë ekonomi janë rrënuar nga politika e tij dhe miliona shqiptarë kanë emigruar nga paaftësia e tij! Tashti është tepër vonë, akti i fundit po luhet para se të shtrihet në të vetmin vend që do t'a drejtojë kurrizin e tij të shtrembër....

    Përgjigju
  • Linda: 21/12/2023 19:17

    Femijet jane pasqyr e prinderve sic vodhi dhe vrau i jati ashtu do bej dhe e bija! Baci je nje hajvan e gjysem jeni njerez te pa fytyre pa karakter dhe sot populli u be bashk me drejtesin per tju treguar vendin te gjitheve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë