Lulzim Basha në gjyq për 675 mijë $ në SHBA/ Spiropali: Të provojë pafajësinë dhe të kthehet në krye të opozitës

TIRANE- Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar për marrjen të pandehur të kryedemokratit Lulzim Basha në emisionin 45 Minuta me gazetarin Denis Minga.  Spiropali u shpreh se nuk të hedhin akuza ndaj kryedemokratit pa u zbardhur e vërteta. Ajo tha se Basha duhet të pastrojë figurën e tij dhe të kthehet në krye të opozitës me një alternativë.

"Ne nuk kemi ndër mend të bëjmë atë që bën Lulzim Basha përditë të dalë të hedhë akuza. Kjo e minon politikën. Ne nuk e bëjmë këtë dhe nuk e kemi bërë edhe pse faktet janë kokëforte. Është një hetim goxha i gjatë. Në dijeninë time akuzat janë për pastrim para. Por ne nuk kemi prokuror dhe as gjykatës. Por le të bëjnë institucionet detyrën dhe ai të bëjnë detyrën, të bëjë liderin e opozitës të vijë me alternativë dhe t'i lërë gjyqet publike. Por duhet të provojë pafajësinë e tij. Është hipokrizi të flasësh publikisht për njerëz të tjerë që nuk kanë as çështje në prokurori kur vetë je strehuar nga hetimet dhe çështjet konkrete penale. Prokuroria e ka shpallur të pandehur duhet të shkojë në gjykatë. Për ne të gjithë njerëzit që nuk janë provuar rë fajshëm janë të pafajshëm. Ka një problem moral. Duhet të përgjigjet. Ne nuk jemi nga ata që e copëtojmë publikisht tjetrin pa u marrë vendimi, ama kërkojmë një sistem hetimi të pandikuar. Nuk është hera e parë që Lulzim Basha përballet me akuza të tilla të cilat më herët janë mbyllur për procedurë. Nuk dua të spekuloj mbi vizitat. Diplomati dixhital i di të gjitha. Ne nuk duam ta konkurojmë. Dosja nuk ka nisur nga prokuroria jonë por në SHBA", u shpreh Spiropali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
'625 mijë dollarë u deklaruan të paguara nga PD'/ Braçe: Dy prokurorët janë përdorur për të pastruar imazhin e 'Lylzim' Bashës!

Zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës, e cila rrëzoi akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Braçe thotë se vendimi i sotëm i Prokurorisë për të çuar Bashën dhe dy funksionarët e tjerë të PD-së, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin në gjykatë vetëm për falsifikim dokumentesh është i turpshëm dhe i neveritshëm.

Duke theksuar se Prokurorët kanë pranuar se Basha ka falsifikuar dokumentet e PD-së drejtuar KQZ-së për shpenzimet, Braçe thotë se ata nuk kanë hetuar asnjë minutë shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nën kontrate me PD në SHBA.

Reagimi i Braçes:

PO 625 MIJE DOLLARE NGA DOLEN??!! Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela, me lejen tuaj, a mund te flase per keto parate? Duken shume para, duhet folur apo jo? Atehere, vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak, i turpshem dhe i neveritshem! PROKURORET NUK KANE HETUAR, NUK KANE BERE AS AQ SA KANE BERE GAZETARET NE SHQIPERI, SHBA E SKOCI! DY PROKURORET, JANE PERDORUR MU ASHTU SIC THOTE PD NE TRAKTIN E SAJ; PER TE PASTRUAR IMAZHIN E LYLZIM BASHES DHE PARTISE SE TIJ. NGA NJE KRIM QE JA BEN MUUUUUU! E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit, lende e se ciles kjo ceshtje eshte, PER TA MBYLLUR, VARROSUR!

Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit! Te gjitha krime te parashikuara ne ligj, por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij; PERMBARUESI I PUNEVE TE NDYRA TE LYLZIM BASHES, NJE ISH ZYRTAR I KORRUPTUAR I QEVERIVE. KU AI ISHTE PJESE, JA DOLI SERISH. Vini re; Prokuroret pranojne se, Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ, por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA. Nuk kane marre as letrat qe i kane marre te gjithe gazetaret, te gjithe! Eeej, jo deshmine e Nik Muzin, por as letrat qe ai ka depozituar ne Departamentin e Drejtesise! A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere?

Pyetja ishte dhe eshte: NGA DOLEN 625 MIJE DOLLARE QE NIK MUZIN KA DEKLARUAR TE PAGUARA NGA PD NE SHBA? Prokuroret as kane marre deklaratat, as kane numeruar parate, as kane hetuar per burimin e tyre! Thone qe ka falsifikuar formularin, por nuk thone per sa para behet fjale, nuk thone as cili eshte burimi i parave. Ato para jane paguar, jane deklaruar te paguara ne SHBA! Prokuroret, me vendimin e tyre, thjesht i kane “pastruar” sot, sic Lylzim Basha ka kerkuar! Turp e faqja e zeze! Nuk i hidhni dot hi syve kujt, ceshtja eshte shume e thjeshte, e bere fije fije si krim, publikisht, kudo!

m.v./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • FATKAR FATMIR TOP MUTI ÇAFAJ: 09/11/2019 08:49

    O Erjon Braçe Shqiptarët ju dhan votën për ti pastruar kto wc e kryektiminelit malok gjakatar hajdut salhe. Po ju çfar bët 7 vjet në pushtet pse si pastruat wc e drejtësis me nga 3 klas shkoll që i ka vën njeriu më i zi i historis së Shqipris salhe. Ju duhet të kishit bër ligjin në parlament qē vetëm që jan pa shkoll dilnin nga sistemi drejtësis pra dhe ju jeni bashkēpuntor me njeriun më të zi qenin salhe.

    Përgjigju
  • O bobo: 08/11/2019 16:57

    Mbetem pa udheheqes ne opordhites

    Përgjigju
  • Pyka: 08/11/2019 16:19

    Kush flet!pas tij,do ta kesh radhën ti!Kjo eshtë e sigurt!

    Përgjigju
    • Thanoja: 08/11/2019 17:16

      Deri sa te kete skenderbeun nuk e gjen gje kete palin