Prokuroria kërkesë KQZ-së: Na jepni formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës

Prokuroria kërkesë KQZ-së: Na jepni formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës

TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon t'i vë në dizpocizion formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. 

Në kërkesën dorëzuar KQZ-së me firmë të kryeprokurorit, Olsian Çela, citohet edhe fakti që Partia Demokratike ka depozituar në organin e akuzës, kërkesën për verifikimin e kryebashkiakut Ismailaj, me argumentin se ndodhet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik.

"Kërkojmë përcjelljen sa më parë në Prokurorinë e Përgjithshme të formularit të vetëdeklarimit të z.Qerim Ismailaj, si dhe çdo verifikim paraprak të kryer nga ana juaj për të vijuar me verifikimet më të thelluara në zbatim të nenit 8 të ligjit nr.138/2015", thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Partia Demokratike ka publikuar një dokument ku pretendon se është dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, ku rezulton se është dënuar në mungesë nga drejtësia greke më datë 25 Shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg për plagosje, ngjarje e ndodhur në 1999. Sipas dokumentit Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000, i dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin.

Pas denoncimi publik nga ana e PD-së, kryebashkiaku Qerimaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni që  se nuk ka pasur dijeni lidhur me shkresat e paraqitura nga PD, ndryshe - tha ai - do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.  Ai u shpreh ndër të tjera, se në periudhën kur pretendohet se ka dalë ky vendim ai ka qenë duke punuar si mësues në një shkollë në Corrush.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 14/01/2020 17:36

    Turpi i Mallakaster.po si sgjetet nje njeri te sakte po vendoset kte morrin qe i duket vetja i zgjuar.Injorant m.ti u be kryebashkiak dhe ka 7 muaj spo pastron dot as plerat e lagjeve.turp.qerohu.

    Përgjigju
  • XXX: 14/01/2020 15:55

    Opa,,, per 1 jave do iki dhe ky ne arati si kolegu i vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine