Promovohet monografia ‘Banda Kombëtare Vatra, një histori unike shqiptaro-amerikane’ e autorit akademik Vasil Tole

Studimi monografik “Banda kombëtare "Vatra", një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akademik Vasil S. Tole, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Për të nderuar bandën e parë kombëtare ishte e pranishme Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura që dirigjohet nga kapiten Altin Babameto.

Nën tingujt e nostalgjisë së bandës kombëtare, moderatorja Mikaela Minga ia dha fjalën studiueses Zana Shuteriqi.

 “Autori ndriçon ose vazhdon më saktë këtë hulumtim kronologjik me rolin që luajti orkestra ose banda “Vatra” në ngritjen e formacioneve të reja të këtij lloji në Shqipëri.” , tha studiuesja Shuteriqi.

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës, duke inkurajuar shpirtin luftarak popullor me repertorin e këngëve marshe.

Kryekënga e kësaj bande ishte “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i saj Thoma Nasi, me vargjet e Ali Asllanit.

Promovimin e kanë përshëndetur familjarët e Thoma Nasit nga Amerika si Jay Barrlet dhe Pol Cika (nipi i bashkëshortes së Thoma Nasit). 

 “Quhem Jay Bartlett. Unë jam një nga shtatë nipërit e muzikantit, dirigjentit, kompozitorit dhe mësuesit të muzikës shqiptaro-amerikane Thomas Nasi dhe gruas së tij pedagoge muzike, Olimpia Cika. Me rastin e botimit të librit “Vatra - Banda muzikore e Vatrës, një histori unike shqiptaro-amerikane” nga profesor Vasil S. Tole, desha të ndaj me ju disa kujtime nga ana amerikane e historisë.”  -tha ai ndër të tjera, ndërsa falënderoi akad, Vasil Tolen për botimin e librit, “që mori përsipër të ruajë historinë e zhvillimit muzikor gjatë kësaj periudhe në Shqipëri. Shpresoj se do të kënaqeni duke lexuar rrëfimin e tij për këtë.”

“Autori Vaso Tole e ka zhveshur materialin burimor në libër nga tepritë dhe klishetë. Nuk i ka vënë librit gjethe dafine, por vetëm vërtetësi. Përmes një profesionalizmi të spikatur autori ka depërtuar në ngjarjet e para një shekulli dhe përshkruan me realizëm dhe seriozitet ngjarjet e “Vatrës” dhe të bandës së saj muzikore.“, -tha studiuesi Zaho Golemi.

Autori i këtij studimi akad. Tole ka marrë në vështrim lidhjet dhe dallimet midis bandës muzikore “Vatra” dhe shoqatës atdhetare “Vatra” për të theksuar rolin e shqiptaro-amerikanëve në shtetin shqiptar.

“…dhe që erdhën bashkë me ata vullnetarët e trupit ushtarak për të ndihmuar konkretisht në ngjarjet e vitit 1920.  

Në atë moment ata kuptuan se ishin më shumë se një bandë muzikore. Ata ishin, së pari, patriotë të çështjes kombëtare, dhe së dyti ata konstatuan nevojën që kishte Shqipëria ose shteti shqiptar për ta, sepse me ardhjen e tyre në vitin 1920 në Shqipëri, qeveria e Sulejman Delvinës i shpalli automatikisht bandë kombëtare të shtetit shqiptar…”, -tha ndër të tjera akademik Vasil Tole.

Monografia “Banda kombëtare "Vatra", një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akademik Vasil S. Tole, është në të njëjtën kohë edhe histori e themelimit dhe e rrugëtimit të gjatë njëqindvjeçar të bandës muzikore shtetërore.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?