Pronat-AKKP nis procesin e pranimit të kërkesave për kompensimin financia

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ne një njoftim për mediat ben te ditur mbylljen e procesit për kompensimin financiar të pronarëve vendimet e të cilëve kanë njohur të drejtën e kompensimi për zërin kadastral 'truall".
Po ashtu, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave thekson se "Në mbështetje të VKM nr.889, datë 17.12.2014 për "Përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2014", Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njoftoi fillimin e procesit të pranimit dhe të regjistrimit të kërkesave për kompensimin financiar nga fondi në të holla për vitin 2014, për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim".
Në shpjegimin e AKKP  thuhet se "Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond filloi më datë 05.01.2015 dhe përfundoi më datë 05.02.2015. AKKP në kuadër të këtij procesi ngriti grupin e punës për pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara. Subjektet e interesuara u paraqitën pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për depozitimin e dokumentacionit të kërkuar bazuar në rregullat dhe kriteret, për shpërndarjen e fondit të kompensimit për vitin 2014, të miratuara me VKM nr.889, datë 17.12.2014" Fondi i miratuar me ligjin nr.185/2013 për "Buxhetin e vitit 2014" për këtë proces kompensimi ishte 300 000 000 (treqind milion ) lekë. Shuma totale do të shpërndahet në procesin që sapo u mbyll është  305 315 237,18 lekë, qe mbulohet nga fondi i miratuar me ligj nga buxhetit të shtetit dhe të ardhurat e AKKP të vitit 2014. Për procesin e kompensimit në të holla nga fondi i vitit 2014, numri i kërkesave (aplikimeve) të cilat u regjistruan pranë AKKP -së arriti  1724 aplikues".
"Në përfundim të afatit tremujor për shyrtimin e kërkesave, AKKP shpall si përfitues nga ky proces 95 subjekte te shpronësuar. Vendimi i fundit përfitues është vendimi nr.1081, datë 30.12.1994. Kërkesa të cilat rezultojnë jo përfituese nga ky fond janë gjithsej 199. Procesi i kompensimit financiar për këtë vit, krahasimisht me procesin e kompensimit financiar per vitin 2013, shenoi rritjen e numrit te pefitueseve me 45 përfitues më shumë se sa viti 2013 dhe 62 përfitues më shumë se sa viti 2012" thuhet ne njoftimin per mediat të AKKP. /atsh/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A