Protesta e 16 shkurtit/ Petrit Vasili: Tre arsyet pse qytetarët duhet të dalin në rrugë

Protesta e 16 shkurtit/ Petrit Vasili: Tre arsyet pse qytetarët duhet të dalin në rrugë

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI

Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Petrit Vasili tha se e imponon korrupsioni i madh qeveritar. Ai renditi tre arsyet pse qytetarët duhet të dalin në tubimin e kërkuar nga opozita. "16 shkurtin e imponon një korrupsion i frikshëm, si ai te Unaza e Re, një dëshmi korrupsioni e ulur këmbë dhe kryq atje. Për fat të keq shumicën e lajmeve nga korrupsioni nuk i marrim nga mediat shqiptare por ato të huaja. Kemi edhe ngjarjet e tmerrshme të shkatërrimit të zgjedhjeve të 2017, kolegët e VOA nxorën fakte tronditëse. Së treti, bëhet fjalë për një situatë ku ligjet bazë, si i shërbimit civil ka rënë përtokë. Pamë çfarë ndodhte me punësimet. Ka një varfëri të jashtëzakonshme. Kishim mijëra studentë në rrugë. Të gjitha këto janë arsye për një kulmim në 16 shkurt", tha kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në studion e Report Tv.  


Lajmi kryesor:

Iu drejtua me fyerje Ulsi Manjës/ Vasili për Report Tv: S'dua ta komentoj, Rama nuk do jetë kryeministër në 30 qershor


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat