Në një tjetër reagim të radhës kryeministri Edi Rama sqaron se shqiptarët e ardhur në protestën e Tiranës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk janë diasporë. Referuar një postimi në rrjetet sociale të një ish deputetetje të Shkupit, Arta Toci, e cila pyet se kush është kryeministri i shqiptarëve të Tetovës që i kërkojnë dorëheqjen atij në Tiranë, Rama thotë se ata nuk mund të vijnw në Tiranë si diasporë pasi kanë shtetin e tyre të pavarur.

‘Ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë: Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?’

Sipas Ramës, ka sponsorë që po përpiqen të shkaktojnë “dëm kombëtar.” Sponsorëve të tyre kryeministri Rama u përgjigjet se ata le të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe deri ditën kur qeverisë së tij dhe PS-së t’i mbarojë kontrata e pazgjidhshme me mbi 800 mijë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut deri në Maj të vitit 2029.

Ai shkruan se flamuri i UÇK-së është përdhosur duke u përdorur për rrëzimin e qeverisë në Tiranë. Pas gjithë kësaj, shprehet Rama, qëndrojnë “sallahanet” e Vetëvendosjes, të cilat në të vërtetë thotë se s’kanë asnjë lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama

Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj! Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur. Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:

Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë? Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.

Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:

“Ju rrugaça e sallahana,

vagabonda shakllabana,

rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni n’mushkni…”

Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrsesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme.

Në shkrimin e saj, Toçi kritikonte praninë e shqiptarëve të maqedonisë në protestat në Tiranë duke u thënë që të mos i turpërojnë kudo shkojnë.

“Shqiptari i Tetovës, azgan i madh në Tiranë! 'Kryeministër jep dorëheqje, na lë të qetë'! Kush është kryeministri i tij? A mundet, a ia merr mendja, a guxon të mendojë për t'ia
thënë këtë kryeministrit të vet? Breshka, kërmij, poltrona ju bëri Zoti por mos na e merrni fytyrën kudo që shkoni o pelikana! Kur është fjala te pelikanët, e kujtoj një restorant ku piqeshin ato në hell. Ky ishte në komunën e Zhelinës!”, shprehet ish-deputetja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e Vetëvendosjes të më piketojnë?

1781169058_arditbido.jpg

Ardit Bido ka reaguar ndaj një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku emrin e tij e kanë shkruar në një kosh mbeturinash. Deputeti socialist thotë se aktivistë të Vetëvendosjes qëndrojnë pas këtij akti, duke i kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti.

Bido thotë se ai është I pastër e pro Shqipërisë, ndërsa këshillon të bëjnë qeverinë në Kosovë.

“Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ndërhyjnë, madje duke denigruar deputetë të Republikës së Shqipërisë? Nuk dua të futem në konspiracionin e vizitave të tua të përhershme në Delphi të Greqisë, por të bëj pyetjen e thjeshtë: çfarë i shtyn vetëvendosësit të piketojnë posaçërisht mua në këtë formë gebelsiane, që s’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë! Bëni qeveri në Kosovë e lërini protestat në Shqipëri!”, shkruan Bido.

Ora 19:01
Lamallari për protestat në Tiranë: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje

1780569827_besfortlamallari.jpg

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari i është bashkuar reagimit të kryeministrit Rama lidhur me shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës për të cilët tha se s’janë “diasporë.”

Lamallari shkruan në rrjetet sociale se makinat me targat e Kosovës e Maqedonisë, plis, xhamadan e flamur kombëtar i ngjajnë një skenari filmash. Ai u kujton se ishte kryeministri Rama ai që kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës në Beograd. Ministri thotë se janë të mirëpritur, por ta kursejnë “refrenin e emigrantit të dobët.”

“Me targa KS dhe MK, futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar!

Djema, mund të mbani plis e xhamadan po të doni por së paku kuptoni se fjalët mërgatë apo diasporë andej dhe këtej kufirit kanë të njëjtin kuptim dhe se kthimi në vendlindje nga dheu i huaj nuk ka të bëjë fare me xhiron tuaj nga Prishtina a Tetova në Tiranë.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut një faktor shtetformues.

Prandaj, flamurin e UÇK-së kur ta valëvisni para Kryeministrisë, kujtoni se ishte Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ai që kërkoi për herë të parë njohjen e pavarësisë së Kosovës në mes të Beogradit.

Shumë mirë që valëvisni dhe flamurin kombëtar, por mbani mend se trimat e vërtetë luftuan pushtuesin e huaj dhe jo vëllai-vëllain.

Jeni të mirëpritur kurdoherë në Shqipëri, sidomos me këngët patriotike në sfond të automjeteve tuaja luksoze, por ama kursejini vetes refrenin e dobët të ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’.

P.S: Secili e shpreh patriotizmin sipas mënyrës së vet, por jam krenar që pa bujë e fanfarë, së bashku me kolegët e mi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ndër vite kemi kontribuar për më shumë siguri e rend për vendet tona, qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë duke ofruar kështu më shumë paqe e qëndrueshmëri në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan ministri.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tel: 21/06/2026 18:27

    Eshte proteste e tradhetareve te paguar nga armiqte e Shqiperise nga greket,serbet e iranianet per te destabilizuar Shqiperine.

    Përgjigju
  • Mara: 21/06/2026 18:08

    Zoti kryeminister,mos harxhoni kohe te Sqaroni njerezit per algorithmic,por harxhoni Cohen dhe energjite tuaja per te permbushur shume nga kerkesat dhe nevojat e popullit qe ju ka mbeshtetur(nje prej Tyre jame edhe une). Keni shume pune per te bere,vaxhdoni punoni qe mos te zhgenjeni dashamiresit tuaj. Qetesia dhe maturia dhe aq me teper puna eshte pergjigja me e mire per te ndihmuar ne ate qe po ndodh pa te drejte ne SHQIPERINE TONE TE DASHUR.

    Përgjigju
  • Sali: 21/06/2026 17:02

    Talebanistat e myslimanet e 5 shekuj mbrapa te kosoves e Macedonian nuk Jane shqiptare Kane qene dikur ne kombin shqiptar e uroj mos bashkohemi kure me keto nivele arabesh

    Përgjigju
  • Rafaelo: 21/06/2026 16:48

    Kjo protestë i ngjan lëvizjes së lejek-verdheve në Francë para pak viteve. Kta të fundit e ndjenin veten të përjashtuar nga gjithçka e mirë që gëzonin francezët e shtresës së mesme dhe revoltoi pothuaj individë nga të gjitha pikpamjet sidomos extrémistes e djathtë dhe të majtë. Ndërsa revolta aktuale në Shqipëri mbart edhe një problem tjetër që nuk e kishin lejek-verdhet : anën anadollake të të sjellurit të një pjesë të madhe të shqiptarëve. Shqipëria ka ecur përpara por jo të gjithë e duan mënyrën perëndimore të të jetuarit. Duhet hequr dorë nga Turqia dhe të shihet drejt perëndimit sepse atje është liria dhe progresi.

    Përgjigju
    • Tani: 21/06/2026 18:43

      O Rafaelo belo, çfare sjellje anadollake kan paura protestuesit se nuk e kemi vene re. Ke shkuar ndonje here ne Turqi? E ke pare qe eshte nje shtet modern 100 vjet para Shqiperise? Flej pak se te ben mire

  • Vlora: 21/06/2026 16:44

    Rama eshte personi i fundit ne Shqiperi qe mund t’ju japi shqiptareve leksion atdhedashurie.

    Përgjigju
  • Nasi: 21/06/2026 16:17

    Ama asnjeri nuk e thote qe Fishta nuk ishte HAJDUT

    Përgjigju
  • emigranti: 21/06/2026 16:08

    ngaterron kekun me byrekun. po sikur te mos denigrosh ata njerez qe jane ne te drejten e tyre kushtetuese te protestojne? po sikur te fillosh te marresh masa per ato kadastrat qe i ke lene ne pike te hallit, te zgjidhesh gjithe ata njerez qe nuk marrin pergjigje ne zyrat e administrates, etj. keto i ke ne dore dhe e ke DETYRE t'i besh. keto te tjerat leri per ata influencerat qe ke verdalle ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?