Kryemninistri Edi Rama ka reaguar pas protestës që qytetarët mbajtën pasditen e sotme në Tiranë, ku kërkuan anulimin e resortit që është planfikuar të ndërtohet në Zvërnec.
Kreu i qeverisë thotë se deri në këto momente nuk ekziston asnjë projekt konkret investimi që mund të anulohet, dhe thekson se qytetarët po manipulohen duke u thënë që ekziston një i tillë. Sipas tij, nw Zvwrnec po kryhen ende studime mjedisore, rezultatet e tw cilave do tw pwrcaktojnw miratimin e ndwrtimit tw resortit ose jo.
Përmes një reagimi publik, Rama u shpreh se qytetarët po manipulohen edhe me pretendimin se projekti është miratuar dhe se po dëmton natyrën, ndërsa theksoi se projekti arkitektonik është ende në fazë hartimi nga pesë studio të njohura ndërkombëtare.
Numri 1 i ekzekutivit ka një përgjigje edhe për teorinë që dominon jo pak rrjetin.
"Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Power Holding - pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës",- shkruan Rama.
Reagimi i Edi Ramës:
Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?
Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?
E dini pse nuk ka projekt?
Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.
Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky.
Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar.
Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni?
Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrësesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre!
Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Power Holding - pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni http://powerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Power Holding! Klikoni, klikoni.
Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…
Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtëra.
Komente












Futuni njehere ne google edhe kerkoni plazhi me i rezikshem ne shqiperi. Nese del portonova zvernec. Atehere do mbase do kuptoni perse atje ska per te pasur kurr nje plazh normal.
Përgjigjuvlora golf club nje strukture monoblok me nje numer te konsiderueshem dhomash pritje hoteli me 5 yje mund te jete variant i pershtatshem per investitore nga Katari per te mos e humbur kete mundesi si sazanin per te cilin ngelet vetem mundesia si zgjatim i via me duty free dhe pedonale per koncerte dhe aktivitete turistike te ministrise se kultures per ato bunkarte qe iu imponuan katarioteve dhe as i konceptojne keto mundesi turizmi
PërgjigjuNE ZVERNEC MUND TE LEJOHET TE BEHET PROJEKTI...POR NE PROJEKT TE JENE DHE KOMPANI TE FUQISHME SHQIPTARE ...POR PA DEMTUAR FAUNEN DHE SHPENDET..D.M.TH ..HABITATIN E TYRE.....DHE SAZANI TE QENDROJE SIC ESHTE TANI I PASTER DHE I VIRGJER....KETE DUAN TURISTET NE SAZAN....MOS NA KTHE SAZANIN NE BORDELLO EDI RAMA...NUK TE KEMI VOTUAR PER KETE.....
PërgjigjuRama e ka humb besimin e popullit ! Bashkqeverisja me politiken e vjeter i ben Forcat e vjetra nevoje per riciklim ! Mjaft ka patur shpopullim bej rruget dhe hekurudha tram etj ! Ne Tirone Jane fshire vizat e rrugeve sepse Lali Eri 1-2 -3 ne burg
Përgjigju