Protesta për Unazën e Re/ Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: Përse heshtni, për çfarë paguheni?

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate nga selia blu sot nuk ka sulmuar vetëm kryeministrin Edi Rama për projektin e Unazës së Re, por edhe ndërkombëtarët. Ai u shpreh se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të heshtin, pasi një gjë e tillë i bën bashkëfajtorë, por të reagojnë për situatën e banorëve. Për Bashën projekti është një mega vjedhje, që kaloi me nxitim, por shtoi se një ditë përgjegjësit do të japin llogari.

Mjaftojnë faktet dhe e vërteta për ta kuptuar se kjo është një tragjedi dhe vijë e kuqe që kërcënon fatin e cdo shqiptari dhe vatrat e tyre. Rama shpreson se do ia hedhë me mashtrime për të mbushur xhepat e tij dhe të ortakëve. Është vjedhje e hapur, është negociuar nga Rama. Vjedhja bëhet nga rrëmbimi i taksave dhe pronave të 1 mijë familjeve.

Cdo ligj është shkelur. 40 mln euro vjedhje, 2 mijë euro për centimetër. E gjithë skema e prokurimit është korruptive, një projekt i pakërkuar është marrë nga ARRSH dhe gjoja ka hapur tender dhe pastaj janë futur tre operatorë, i katërt është kompania vëllezërit Hysa për të përligjur konkurrencën ndërsa më pas saboton garën dhe mbetet oferta më e lartë, njëra e regjistruar në parajsat fiskale dhe që ka qenë në sekuestro.

Është shkelur ligji i prokurimeve. Drejtori i ARRSH do të japë përgjegjësi para ligjit. Kjo mund të ndodhë se direkt në këtë vjedhje është përfshirë Edi Rama. Leja u bë me nxitim të madh, që 40 milionëshi të përfundonin sa më parë në xhepin e Ramës. Garë nuk ka pasur, çmimi i prokurimit është rekord dhe gjithçka është bërë pa leje ndërtimi. Në 2015 u ndryshua ligji që pronat të prishen pa dëmshpërblim.

Në dy lotet e tjera banorët janë dëmshpërblyer dhe këtu duhet të dëmshpërblehen. Banorët e kanë fituar të drejtën e legalizimit me ligjin e miratuar nga Partia Demokratike. Secili prej tyre e ka blerë pronën nuk janë zaptues. Edi Rama e ka përsosur artin e vjedhjes. Sot dua të dënoj qëndrimin e disa mediave që janë bërë pjesë e propagandës qeveritare duke tjetërsuar faktet.

Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare; ku jeni? Për çfarë paguheni? Për të bërë pasarela dhe për të ngrënë e të pirë dhe për të na treguar cilësinë e verës? Pse heshtni? Heshtja iu bën bashkëfajtorë. Në orën 17:00 sot do të jem sot sërish me banorët e Astirit.

Lulzim Basha

Në fund të deklaratës Basha ftoi qytetarët që tí bashkohen protestës së radhës sot në orën 17:00 te Unaza e Re sërish në mbështetje të banorëve kundër shembjes së banesave.Dje u zhvilluan dy protesta nga banorët, para Kuvendit dhe në rrugë te Unaza e Re që degjeneruan në dhunë duke shkaktuar plagosjen e 15 policëve, ndërsa 25 persona u ndaluan. (Lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 23/11/2018 21:36

    Po ik ore se lere nam me sjelljet tua kriminale. Ngadale po te vie fundi politik,je djegur qe moti. Je bere me zi se prosti....jeto jeten tende te mbetur ne ekzil,Shqiperia nuk ka nevoje per ty,nuk kemi nevoje per vellavrasje,duam prosperitet Kombtare.

    Përgjigju
  • Fonci: 23/11/2018 21:13

    Ku jan shqiptaret qe hapen demokracin, ku jan shqiptaret qe mposhten 45 vjet diktature,ku Jan shqiptaret qe jepnin jeten per shqiptaret e te tjer, ku jan shqiptaret qe dikur ishin te bamiresise. Kemi nje politike qe jan te degjeneruar si e majta e djathta nuk ja ndien per asgje per njerezit e shkret qe torturohen qe punojn me djersen e ballit. Te gjith politikanet jan te gjithe qe merren me droge dhe nuk duan tua din per popullin e shkret. Duhet te vij dhe njeher koh e 97 qe ti marrim te gjithe politikanet dhe te keni fundin e cauceskut.

    Përgjigju
  • Robshi: 23/11/2018 19:06

    Ashtu pra...pushka top...nderkombetaret e kane shkaterruar kete vend si shume vende te tjera ku bejne eksperimente...mbeshtesin axhendat e tyre e nuk e rruajne fare per shkaterrimin e vendit...27 vjet eksperimente mbeshtet njerin e mbeshtet tjetrin ne pushtet ne te mire e ne te keq...Hallall Luli se per hashashin se hapen gojen per varferine se rruajten fare per eksodin 200mijesh nuk u ndjene per gjynahet e atyre qe iken ne burg per drita se hapen gojen etj etj denohet 1 kriminel o burra te gjitha ambasadat turp po pse vetem gjin gjoni eshte e gjithe politika e huaj ne shqiperi...

    Përgjigju
  • Sifi: 23/11/2018 19:05

    Nderkombetaret nuk prononcohen se shohin veprime jasht ligjit te partise tend dhe qytetaret qe ju i manipuloni . Pse nuk hyn drejtesua kunder Besges dhe klanit te rij ? Cfar eshte kjo lloj opozite qe ketkon qe qeveria te veproj hasht ligjit per demshperblimin ?

    Përgjigju
  • Pema e vitit te ri: 23/11/2018 16:31

    Cke qe pleksesh kot o kadri lulushi, nqs kishe 1% shanc per te ardhur ne pushtet tani vajte -1%

    Përgjigju
  • Tirona: 23/11/2018 14:09

    Po mir o tru thar sikur te ngrihen ish pronaret ku do shkosh ti o toc te Astiri apo te ish pro aret na thuaj?Ta them un do shkosh te karrigja e ke deshiren me te madhe te erren syt o toc kuklle.Liroje rrugen se na keni ca trapin perdit rrim nga 3 or ne qarkullim ca borxhi te kemi o rob kot.

    Përgjigju
    • ilir: 23/11/2018 14:47

      O tirona ,,jua ban mir lulashi se e keni votu kaq vite ,,,thirrini pak mendjes para se me votu,,injoranca keto gjona ka,,

  • Qytetar: 23/11/2018 13:58

    Me 3 flamuj te USA mendon se i genjen nderkombetaret

    Përgjigju
  • Fraiku: 23/11/2018 13:49

    Qeveria nuk duhet te lejoje serish bllokimin e rruges. Kupa u mbush dhe ky zuzari i familjes Isufi duhet te pergjigjet penalisht per nxitjen e dhunes dhe gjymtimin e polices dje. 1000 familje nuk eshte e gjithe tirana dhe aq me pak e gjithe shqiperia. Asnje zaptues dhe ,ashtrues si Basha nuk mund te na kushtezoj menyren e jeteses dhe levizjes se lire. Nuk jam me Rilindjen, por jam i majte. Kemi votuar per tu qeverisur, jo per te rene viktima te Lulit, Salianjit, Paloqes etj. Nese kam nje hall dhe me duhet te kaloje aty do ti jap gaz makines. Kur nuk nderhyn policia do te kete perplasje civile.

    Përgjigju
  • lyl hollandezi: 23/11/2018 13:38

    Heshtin se kane ngecur me ty dhe tutorin tend.Kur flasin hidheni perpjese dhe po te flasin per batakcilleqet dhe veprimet tuaja joligjore kunder shtetit ligjor do hidheni perpjete si kaposha deti te fryre si ti dhe mosketjeret e tjere te tu,te urdheruar nga ju.E more vesh tavarish pse s'kane folur akoma?Presin ter flasin organet ligjore,te flase prokuroria dhe te te vije fletethirrja per nxitje te veprimeve destabilizuese kunder shtetit.Prit dhe pak!

    Përgjigju
  • Rruqja: 23/11/2018 13:20

    NGRIJE KOKEN O HOLLANDEZ DHE KRENOHU ME BEMAT TUAJA .ME MASKARALLEQET TUAJA SE NE KTE BOTE NUK KA NGEL PA MORE ATE QE I TAKON .DHE TI DO TA MARRESH HAKUN TEND .POOULLI TE KA HALE NE SY DHE TE MALLKON 7 BREZA MOS TU GJENT EMRI .JE NGA CDO ANE QE SHOHESH .FASHIST.

    Përgjigju
  • xreport: 23/11/2018 13:07

    o luli te fala dashnorit.... nuk po them si dashnor po ashtu e ka emrin ka dal me ty ne protest... ju bashk i moret leket e tokes edhe ju bashk kompesoni ato shtetas qe i shitet tokat pa asnje lloj dokumenti duke then eshte tok shteti po bleje. ti ke konflikt interesi me berishen o horr o baby face

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës