Opozita e kishte kërkuar me ngulm praninë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit prej nisjes së protestave në Tiranë më 13 tetor, që në javët e para të tyre u karakterizuan nga përplasje të forta mes protestuesve e policisë.

Por kur Skënder Hita doli përballë deputetëve në Komisionin për Cështjet e Brendshme për buxhetin e vitit 2027 për policinë, nga opozita ishin vetëm dy deputetë, Isuf Çela i Partisë Demokratike, dhe Erald Kapri i partisë Mundësia.

“Cilat janë hapat konkretë për aktet e dhunës nga efektivët ndaj protestuesve? Kush e dha urdhrin që RENEA doli në terren me armë dhe rrethoi kryeministrinë? Ju jeni drejtor i Policisë së Shtetit, jo drejtor i Edi Ramës. Për të gjitha që thashë, në kërkoj publikisht dorëheqjen tuaj”, tha Hita.

 Kryepolici erdhi në komision i përgatitur me foto të efektivëve të policisë të dëmtuar në protestë, të pa publikuara më parë, dhe tha se policia është gjendur nën një sulm të paprecedentë, me molotovë e gurë.

 “Sa i përket dëmtimit të protestuesve, nuk do të dëshiroja të kishte asnjë të dëmtuar nga të dyja palët. Policia ka qenë në ruajtje për tubimin, dhe është gjendur në sulm të paprecedent. Ka policisë të dëmtuar shumë rëndë, më hundë të thyer, kafkë të thyer, kam sjell edhe foto”, vijoi ai.

 Me interes, opozita kërkoi sqarime për përdorimin e mjeteve të reja të policisë në ditët e fundit të protestave, si disa autobote më të mëdha uji dhe disa dronë 

“Në menaxhimin e protestës është vënë re shtimi i disa pajisjeve që janë përdorur, katër botet e reja të ujit, dronët mbi kokat e protestuesve, ku u hodhën bomba me gaz. Sa keni shpenzuar për këto pajisje, blerjet?”, pyeti Kapri.  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se këto mjete janë në përdorim nga policia nga vende partnere, dhe nuk është marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit

 “Për automjetet, zero lekë nga buxheti i shtetit, kështu që derisa nuk është harxhuar, nuk ka vend për diskutim. Policia përdor të gjitha pajisjet speciale që ka në përdorim dhe janë në bazë të ligjeve, mjetet speciale, autobotet, dronët, që përdoren gjatë protestave. Botet janë marrë në përdorim”, sqaroi Hita.

 Në një përmbledhje të projektbuxhetit, kryepolici Skënder Hita tha se 3.3 miliardë lekë janë vetëm për pagat, të cilat nga 1 janari vijnë me rritjen më të madhe ndonjëherë. Për 8,174 punonjës me gradën Inspektor, që përbëjnë 73% të punonjësve me grada, parashikohet rritje me 20 mijë lekë. në buxhet është parashikuar edhe një godinë e re e Policisë së Tiranës.

Më herët në komision për projektbuxhetin ishin edhe AMP dhe Burgjet. Klevis Qose u pyet për hetimin e rasteve të policëve në protestë, ndërsa Sadleva Bodo e Burgjeve u shigjetua për transferimin e Erion Veliajt, për të cilin tha sërish sa është sekret.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Në protestë u përdor ‘top akustik’ si në Serbi? Hita hedh poshtë akuzat e Kaprit: Spekulime, asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve (VIDEO)

 

Deputeti Erald Kapri hodhi akuza klundrejt kryepolicit Skënder Hita se në protestë është përdorur ‘top akustik’ si në Serbi për të shpërndarë protestën. Sipas tij, edhe ekspertë specialë nga Serbia janë marrë për të menaxhuar protestat në Tiranë. Por akuzat u hodhën poshtë nga Kreu i Policisë së Shtetit i cili tha se janë spekulime.

Erald Kapri: A keni top akustik që është përdorur në Serbi. Ështëraportuar se ëhstë përdorur për të shpëndarë protetsuesit, i dëmton nga pikëpamja  edëgjimit dhe gjithcka tjetër. Keni marrë ekpsertë specialtë nga Serbia që iu ndihmojnë në menaxhimin e protestës.

Skënder Hita: Nuk janë të vërteta. Nuk janë përdorur dhe as nuk do përdoren. S’ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka ardhur në Shqipëri dhe ka mare pjesë në menaxhimin e protestave. As topi nuk është prezent, asnjë nga keto ca thua ti. Ti vetëm do të spekulosh.

Bledi Çuçi: Mjetet janë të gjitha mjet që i lejojnë manulaet perëndimor epër proetsta të dhunshme që bëhen në të gjithë vendet perëndimore sot. Zero lekë ng abuxheti, kjo na mjafton, nëse doni informacion mund tia kërkoni me shkrim si deputet. Brenda vendeve të NATO ka bashkëpunim, jo vetëm për këtë gjë, por çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë.

Ora 14:16
Protestat/ Kapri i kërkon dorëheqjen Hitës: Efektivët dhunë protestuesve, ju nuk jeni drejtori i policisë së Ramës (VIDEO)

 

Deputeti opozitar, Erald Kapri kërkoi dorëhqjen e kryepolicit Skënder Hita, duke e akuzuar se policia ka ushtruar dhunë gjatë protestave. Në dëgjesën për buxhetin në Komisionin për Çështjet e Brendshme, Kapri kërkoi të dinte kush e urdhëroi dislokimin e efektivëve të armatosur të RENEA-s rreth Kryeministrisë dhe nëse hetimet për dhunën e pretenduar të policëve ndaj protestuesve po shkojnë deri te zinxhiri komandues. “Ju nuk jeni drejtori i policisë së Ramës”, i tha Kapri Hitajt.

“Ju nënvizuat fjalën ‘pajisje’, duke evidentuar se policia do të ketë makina, pajisje të reja, armë të tipit ‘shotgun’ dhe pistoleta elektrike. Në menaxhimin e protestës është vënë re përdorimi i disa pajisjeve të reja, përfshirë katër botet e ujit dhe dronët mbi kokat e protestuesve, ku u hodhën edhe bomba me gaz. Sa keni shpenzuar për blerjen e këtyre pajisjeve? A janë dhuruar? Nëse po, nga kush?

Cilët janë hapat konkretë që keni ndërmarrë për aktet e dhunës nga efektivët ndaj protestuesve? A po shkojnë hetimet deri te zinxhiri komandues? Ku jeni mbështetur në ligjin shqiptar dhe në konventa kur, pasi tentoni të neutralizoni elementët e dhunshëm në protestë, policia sulet për të shpërndarë protestuesit, duke angazhuar efektivë dhe mjete të paidentifikuara? Në 62 raste, gjykata ka thënë se arrestimet kanë qenë të paligjshme. Kush e dha urdhrin që RENEA të dilte në terren me armë dhe të rrethonte Kryeministrinë?

Policia ka detyrë të mbajë rendin kushtetues. Është e mirëpajisur dhe përdorimi i forcës duhet të jetë gjithmonë proporcional. E ka për detyrë të thyejë vijën e parë të dhunshme, sepse mbron rendin kushtetues. Por çfarë ka policia me dhjetëra mijë të tjerë, që i gjurmon nëpër rrugë, i rreh dhe i çon nëpër komisariate? Më gjeni një manual në vendet perëndimore që parashikon përdorimin e kësaj dhune policore.

Ju nuk jeni drejtori i policisë së Ramës. Keni mbi supe një përgjegjësi shumë të madhe. Keni për detyrë të mbroni institucionet, por duhet të kuptoni edhe revoltën e të rinjve. Ju nuk mund t’u lëshoheni me makina pa targa dhe me oficerë që rrahin të rinjtë. Unë kërkoj dorëheqjen tuaj”, tha Kapri.

Ora 12:35
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, opozita: A ka hetim administrativ për ministrin? Drejtoresha e Burgjeve: Bëni kërkesë zyrtare! Urdhri i transferimit, sekret

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në të Fierit është ngritur si çështje nga opozita në Komisionin e Sigurisë. Erald Kapri ka pyetur drejtoreshën e Burgjeve nëse edhe raste të tjera transferimesh janë konsideruar “sekret shtetëror” si dhe nëse ka një hetim administrativ për takimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut me kryebashkiakun.

Sadleva Bodo ia ktheu se informacionet mund t’i marrin në rrugë zyrtare, ndërsa sa për cilësimin “sekret” të urdhrit, tha se kjo bëhet “bazuar në disa ligje.” Për pyetjet lidhur me ministrin, nuk dha sqarime të mëtejshme.

Erald Kapri: Çështja Veliaj, ju keni thënë se çështja është sekret, po rastet e tjera janë sekret apo jo? A keni mbajtur shënim sipas protokolleve për ministrin e Drejtësisë në burg, dua orën dhe nëse ka shkuar në kapacitetin e tij zyrtar? Bazuar në rregulla, s’ka vizita në atë orë dhe takimi është bërë në zyrën e drejtorit, ju a po e hetoni këtë rast? Kjo vizitë e tij, pa autorizim nga SPAK, a po hetohet nga pikëpamja administrative?

Sadleva Bodo: Mund t’i drejtoheni me një kërkesë zyrtare, për të cilën do merrni përgjigje për secilën prej tyre. Ditën e premte kam firmosur 93 urdhra transferimi, çdo urdhër është kompetencë e Drejtorit të Burgjeve, me ligj. Bazuar në disa ligje, urdhri i transferimit futet në kategorinë e akteve “I klasifikuar sekret“ me afat ruajtje 10 vite.

Erald Kapri: Për Veliajn, më thatë bëni shkresë. Ju thatë se është sekret, por rolin e ministrit nuk morëm përgjigje? E kuptojmë që ai është shefi juaj, por nëse ka shkelje ligjore ju duhet të reagoni zyrtarisht të parët. Pretendohet se i paraburgosuri thotë se ka shantazh, Gogu ‘smund ta takojë pa marrë leje nga SPAK, ministri ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën dhe ju keni vendosur që ta shkelni ligjin.