Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me një video të regjistruar nga kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili shfaqet në protestë duke thënë se ajo është spontane.
Koçiu shprehet se protestën e kanë kapur 100 duar, por dora që kërkon të përfitojë më shumë prej protestës është pikërisht ajo e Shehajt.
“Nuk ka një dorë që e ka kapur protestën. Janë 100 duar që po e përdorin këtë protestë, e ndër duart me të zellshëm janë të tuat Agron. Këtë protestë e ke përdorur, e ke shtrydhur, e ke xhiruar për interesin tënd sa dhe në kohë fushate kur të duheshin votat për mandatin që ke sot Agron, nuk e ke përdorur politikën kaq shumë sa po përdor këtë protestë sot.
Ndaje mendjen ose sillu si qytetar në protestë dhe lëre protagonistin sepse zgjedhjet janë në 2029, ke kohë për fushatë. Ose sillu si kryetar i partisë, merr mbështetësit e tu, dil në protestë. Por mos na shit njërën për tjetrën”, shprehet zv.kryeministrja Koçiu në reagimin e saj.
Komente










