TIRANË- Protesta kombëtare nuk u mbyll pa akte dhune. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan në kryeqytet, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen 21 protestuesit e arrestuar.
Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat.
Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.
Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke krijuar një kordon sigurie në të gjithë perimetrin e komisariatit. Po ashtu, u përdor edhe ujë për të shpërndarë protestuesit.
Por, ata nuk u tërhoqën. Një grup u ulën në tokë përballë kordonit të policisë me thirrjet “lironi çunat”, “polici e krimit”, “nuk kemi frikë”. Mes protestuesve pati edhe një moment debati. Një prej tyre bëri thirrje me megafon që të largohen dhe të rinisin marshimin, pasi nuk janë për akte dhune, ndërsa të tjerë ju përgjigjën “jo, jo”.
Akti i dhunës duket se ka qenë i mirëmenduar, sepse grupi i maskuar është fotografuar në mes të turmës te Kryeministria. Policia ka nisur menjëherë me identifikimin e tyre, ndërsa disa prej tyre në disa momente të tubimit kanë hequr maskat, duke bërë të lehtë identifikimin.
21 protestuesit e arrestuar do të dalin të dielën në orën 09:00 para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërsa protestuesit kanë lajmëruar se do të mblidhen sërish në protestë para gjykatës ndërsa zhvillohet seanca.

Protesta kombëtare që u zhvillua dje në kryeqytet u finalizua me dhunë më të egër se ajo e 2 korrikut para Kuvendit, dhe në dukje e mirëmenduar. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan në kryeqytet, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen 21 protestuesit e arrestuar.
Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat.
Nuk duket rastësore fakti që të njëjtat maska të vëna nga dhunuesit e ambienteve të rajonit të policsë, u panë të vendosura nga qytetarë edhe gjatë protestës që u mbajt para Kryeministrisë.
Ky është momenti kur protestuesit e maskuar sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3 në Tiranë. Ata kanë thyer xhamat dhe kanë shqyer derën.









