Rama: Shtyhet në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, shkojmë edhe në SHBA! Më 20 korrik Kongresi, platformë e re për përzgjedhjen e deputetëve

TIRANË- Edi Rama po i përgatit të tijët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e 2025-ës. Nga asambleja e PS, që e mblodhi për të katërtën herë brenda këtij viti, kryesocialisti Rama foli për një platofrmë të re për përzgjedhjen e deputetëve që do të jenë ekipi garues për mandatin 4-t qeverisës. Rama tha se Platforma do të shpaloset më 20 korrik, ditën kur do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. 

"Në Kongres do të paraqesim dhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve dhe deputeteve të PS duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara ku siç ju kujtohet ne krijuam për herë të parë një platformë digjitale të quajtur “Deputeti që duam”. Platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces disi më të artikuluar dhe për këtë arsye është mirë që t’i japim vetes kohën e nevojshme nga Kongresi zgjedhor deri në momentin kur do të bëhet dhe përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve dhe deputeteve të Partisë Socialiste. Në kongres do të bëhet një përmbledhje, një pasqyrë përmbledhëse e gjendjes në raport me “Shqipërinë 2030”, pra ku jemi dhe ku do të mbërrijmë", tha Rama. 

Me vendimin e miratuar nga Asambleja këtë të martë, kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet më 20 korrik, ditë kur delegatët do të zgjedhin asamblenë e re, e cila sic sqaroi kryesocialisti Rama do të ketë në përbërjen e saj 75% anëtarë të rinj.

"Janë faktikisht 156 anëtarë dhe anëtare të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi, ndërkohë që edhe në Asamblenë Kombëtare, siç e dini, një pjesë e anëtarëve janë anëtarë “ex-officio”, pra janë kryetarët e bashkive, kryetarët e partisë në çdo bashki, janë edhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por 156 do të zgjidhen me votë të fshehtë në Kongresin e ardhshëm zgjedhor dhe ambicia e këtyre, në kriter, është që 3/4  e tyre duhet të jenë për herë të parë në Asamblenë Kombëtare", tha Rama. 

Turi i diasporës, nisur me Athinën dhe Milanon, Rama tha se do të shtyhet për në muajin shtator, jo vetëm me  Londrën dhe Duseldorfin në Gjermani, por duke shtuar edhe një destinacion të ri, takimin me Shqiptarët e Shteteve të Bashkuara.

"Turi do vazhdojë në shtator duke qenë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dusseldorf në një moment shumë afër me ndeshjen e kombëtares nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave", u shpreh Rama. 

Rienergjizimi i partisë dhe fushata për anëtarësimet e reja, kryesocialisti Rama tha se kanë prodhuar një bilanc pozitiv për partinë me 32 mijë anëtarë të rinj. Në përfundim të mbledhjes së asmblesë Rama zgjodhi të mos flasë për mediat dhe u largua I shoqëruar nga ministry I drejtësisë ulsi manja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Rama: Në shtator rimarrim turin me diasporën në Gjermani dhe Britani! Do përgatisim një takim edhe në SHBA

 

Kryeministri Rama deklaroi në mbledhjen online të Asamblesë Kombëtare të PS se turi i rienergjizimit me diasporën do vijojë në shtator në Londër dhe Dyseldorf, ndërsa paralajmëroi edhe një takim në SHBA.

Ka pasur një zhvillim pozitiv me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Dhe në Greqi dhe Itali takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete as thjesht një takim pa vazhdim por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë dmth për të rienergjizuar rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të PS. Turi do vazhdojë në shtator duke qenë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Në një situatë zgjedhore është normale që të shmangnim një takim edhe pse nuk ka të bëjë me zgjedhjet është një takim politik. Po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dyseldorf në një moment  shumë afër me ndeshjen e kombëtares nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave. Në shtator do rimarrim turin edhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë dhe do përgatisim një takim në Shtetet e Bashkuara.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lini: 12/06/2024 18:26

    ka frike te shkoje,,se e di qe mund ta peshtyjne,,dhe qellojne me veze,,,qysh ne itali nuk lejoi rama ata me pankarta per voten e emigranteve....ate duan emigrantet voten,,,kur s'ia jep pse shkon ti takosh...

    Përgjigju
  • Iris: 12/06/2024 03:04

    Tani qe i dha vulen Rithemelimit,nuk eshte me me nxitim.Vota te parakohshme kishte GB,vota te koheshme kishte dhe Greqia per ato evropiane,por ama nuk e shtyu takimin dhe ajo alibia gjoja per sallen e prenotuar,bie, se mund te gjente nje salle tjeter,ose stadium,ose dhe nje fushe e hapur,nuk e ndalonte njeri sa kohe merrte leje,per te mos folur per alibine qesharake per ndeshjen.Por tani Ramen e ze gjumi rehat,marreveshjen per komisionin per gjoja /luftimin e korrupsionit/(ne te vertete komisioni per kontrollin e SPAK-ut)me Rithemelimin e arriti, pasi i premtoi rikthimin e vules,qe gjithashtu e beri realitet.Tani nuk shohim me majmunerite e perjavshme te Rithemeluesve as ne Kuvend,as ne komisione,shohim disa protesta sa per sy e faqe e pa vlere si dhe ca votime e zenka parlamentare pa ndonje rendesi te madhe.Gjithashtu asnje nuk diskuton me per voten e diaspores.Rama u kuptua qe i kishte punet keq para disa kohesh kur qe nga 2013 ne pushtet,u kujtua papritur vetem tani ne 2024 per takime e ture me emigracionin.I duhen vota,apo para,apo te dyja bashke,koha do t'a tregoje,por qe nga marreveshja per SPAKU-n e nga sot qe gjykata i dha vulen Sales,Rama papritur kthehu flete,i shtyu takimet per ne kalendrat greke dhe hodhi dhe nje fjale sa per te lare gojen ne fund,do na beka dhe nje takim ne U.S!! Po kujt ja shet keto o Rame?! Nuk te beson me njeri.

    Përgjigju
  • Fatoja: 12/06/2024 01:12

    Ahahhaa do shkojë dhe në USA për mitingje. Shko shko, se po të Presin. Ai ish agjenti ka ngel vetëm në qeli

    Përgjigju
  • Po mër po: 11/06/2024 17:58

    Ti mbushi pazari me Miçotaqis e Melonin stadiumet. Por në Londër e Gjermani nuk ti mbushin dot, mbushi vetë me krimin e organizuar atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Pse nuk je treguar më i ashpër me Berishën? Përgjigjet Basha: Politika nuk është tifozeri! Ata që shprehen kështu janë tutkunë

Pse nuk je treguar më i ashpër me Berishën? Përgjigjet Basha: Politika nuk është tifozeri! Ata që shprehen kështu janë tutkunë