Tirane- Një projektligj i sjellë nga Partia Socialiste për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat krijoi një debat të ashpër procedural në seancën e sotme plenare (5 dhjetor 2024).
Njoftimin e dha kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe menjëherë në seancë u krijua debat i ashpër për më shumë se 1 orë e 40 minuta. Opozita akuzoi Spiropalin se po shkelte rregulloren pasi drafti nuk ishte gati dhe firmat po mblidheshin.
Gazment Bardhi: “Ligjet nuk vijnë me sms! Nuk është fare. Është vetëm letër e bardhë. Po e çon tani. Po e shkruani ligjin tani. Na sillni një kopje. Ka kaluar një orë nuk ka ardhur akoma. Mashtruat publikisht. Nuk ka pasur as votim për ta futur në rend dite.
Elisa Spiropali: Nuk gënjej. kërkesa është aty me 40 firmat. Sekretaria të çojë nismën dhe nuk do të diskutohet tani.Gazment Bardhi: Tregoje kërkesën, ku e ke??
Projektligjin e sqaruan ministrat Balla dhe Manja, teksa e cilësuan si një vendim human të qeverisë
Ulsi Manja: Ne si maxhorancë kemi numrat dhe do i anulojmë këto gjoba. Një pjesë është ekzekutuar e një pjesë jo, sepse ishte e pamundur. Do ta bëjmë se kemi numrat dhe kemi mandatin për ta bërë këtë gjë. Parlamenti do ta miratojë brenda dhjetorit.
Taulant Balla: Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartonë jo një, se në fund të fundit kjo është diçka që lidhet me qytetarët. Nuk mund të jeni dot kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh që bëhet fjalë për një process anulimi gjobash që shkon edhe përtej 2014”
Përveç debatit procedural, edhe pse ende pa projektligj përpara, demokratët akuzuan PS-në se vjen me këtë propozim pasi për 12 vite gjobiti dhe burgosi shqiptarët.
Gazment Bardhi: "Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër. Gjobat për ndërtime për strehim janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese"
Bledion Nallbati: Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër. Gjobat për ndërtime për strehim janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese
Dash Sula dhe Saimir Korreshi dhanë shembuj: Arrestuat të moshuarën për një kotec pulash’. Harruat ju atë që vrau veten
Sigurisht protagonist bllokimi nuk mungoi edhe Flamur Noka, i cili i shtoi ‘CV-së- së tij edhe sherrin me një përfaqësuese të administratës së Kuvendit.
Elisa Spiropali: Turp të zihesh me administratën
Në fund, për t’ia lënë seancën së ardhshme, debatin për ligjin që do të falë gjobat për mijëra qytetarë që kanë rregulluar çatinë apo kanë ndërtuar një kotec në fshat e mbylli Taulant Balla.
Që ju do të vini si pulat në fund që do ta votoni, edhe kjo do të ndodhë.
Ndërkohë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se pr/ligji do të kalojë brenda dhjetorit.
Seanca plenare e kësaj të enjte u mbyll më herët pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS për mosvijim të punimeve të Parlamentit, pasi deputetja demokrate Ina Zhupa fyeu socialistin Erion Braçe.
Por ngacmimet dhe akuzat që shoqëruan seancën duket se kanë vijuar edhe jashtë sallës. Deputeti demokrat Saimir Korreshi shprehet në një postim në Facebook se nga nxitimi gjatë largimit socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.
‘Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin.
Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet.
Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep.
(Prova qe isha me xhup ne mengjes)’, shkruan Korreshin në Facebook.
Por, ka qenë asistentja e Kuvendit ajo e cila i ka komentuar në postim deputetit Korreshi duke e njoftuar se xhupin e ka harruar në sallë.
"Në fakt ishte një xhup lart që s'po e gjenim pronarin", shkruan asistentja.
Deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, prej muajsh janë tre personazhet kryesorë të PD-së në betejën e tyre politike. Janë në ballë të protestave në rrugë për tu përplasur me policët por dhe në Kuvend për të ngritur zërin dhe krijuar tensione e debate.
Edhe në seancën e sotme 3 deputetët demokratë ishin në ballë të aksionit opozitar për të kundërshtuar maxhorancën për projektligjin për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat për ta shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar
Sigurisht protagonist bllokimi nuk mungoi edhe Flamur Noka, i cili i shtoi ‘CV-së- së tij edhe sherrin me një përfaqësuese të administratës së Kuvendit.
Një debat i fortë është zhvilluar sot (5 Dhjetor) gjatë punimeve në seancën plenare në Parlament, për shkak të një ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, e për të cilat Opozita është shprehur kundër, duke shkaktuar tension, kaos dhe akuza ndaj mazhorancës.
Diskutime të forta mes tye në debat dhe replikë për procedurë patën edhe deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ligjvënësja demokrate denoncoi se qëllimi i mazhorancës me këto ligje të përshpejtuara është “deformimi i zgjedhjeve 2025 dhe marrja e tyre në tavolinë”. Çupi përmendi edhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, që sipas saj po kalohet gjithashtu nga mazhoranca me procedurë të përshpejtuara sikurse ai i gjobave, zhvillime këto të 24 orëve të fundit. Ajo pretendon se ai ligj parashikon gjoba miliardshe ndaj bizneseve, pa marrë mendimin e këtyre bizneseve dhe pa u konsultuar.
Por ministri Manja i kërkoi të mos spekulonte, pasi qëllimi i opozitës ishte vetëm “sabotimi i procesit të integrimit”. Ministri sqaroi edhe çështjen e ligjit të të dhënave personale, duke thënë se ka 3 vite në konsultim dhe diskutim në Kuvend.
“Ju keni ngritur disa shoqata anonime biznesi për ta bllokuar këtë ligj që e kërkon BE, ju kërkoni të sabotoni integrimin e vendit, ky është qëllimi juaj. Ato gjoba që ju përmendni gjenden në rregulloren dhe direktivën që BE kërkon për këtë ligj. Ky ligj është i rëndësishëm për grupkapitullin dhe themeloret 23”, tha Manja ndër të tjera.
Madje ai akuzoi PD se teksa mazhoranca punon për të mirën e qytetarëve, opozita “punon si qyqe” për ta sabotuar, duke “spekuluar dhe dezinformuar publikun”.
Debati i plotë Çupi-Manja në Parlament:
Dhurata Çupi: Zonja kryetare, dua të denoncoj me forcën më të madhe përpjekjen e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv vetëm në 24 orët e fundit, përpjekjet tuaja për të future ligje me procedura të përshpejtuara në funksion të deformimit të zgjedhjeve. Dua të denoncoj… Ina… Ina të flas… (i drejtohet Ina Zhupës që po akuzonte punonjësit e Gardës që hoqën një poster që ajo kishte ngjitur te foltorja e Kuvendit). Zonja kryetare, dua të denoncoj me forcë të madhe përpjekjet e mazhorancës për të marrë zgjedhjet në tavolinë, përpjekjet për të deformuar rezultatin zgjedhor, përpjekjet e deputetëve të mazhorancës, ministrave dhe kryeministrit Rama, që gjatë 24 orëve të fundit, përpjekje për të kaluar ligje me procedurë të përshpejtuar.
Spiropali i drejtohet Bardhit: Mos e vendosni në foltoren e Kuvendit (për posterin që më herët ngjiti Ina Zhupa)… Ju lutem mos e vendosni! Pse? Është pronë e të gjithëve, si mund ta ekspozoni...!
Dhurata Çupi:... Dje në Komisionin e Ligjeve, me kërkesë të deputetëve të opozitës u shty diskutimi për projektligjin e mbrojtjes së të dhënave personale. Jashtë afateve kohore, ende ligji është për diskutim publik në faqen e Kuvendit. Dhe pa kaluar afati i diskutimit, ky ligj po kërkohet të kalohet në Komision dhe ne kërkuam shtyrjen. Dhe çfarë kishte ky ligj? Këtë që ju pretendoni, të hiqni gjobat sot, dje ju vendosnit te ky ligj gjoba me miliarda e miliona euro për bizneset! Prandaj zonja kryetare merrni masa për të mos futur ligje jashtë procedure, për të respektuar procedurat e shqyrtimit të ligjeve, ligje që janë në funksion të deformimit të rezultateve zgjedhore, dhe deformimit të vullnetit të shqiptarëve. Dua ta denoncoj për ju zonja kryetare, për KQZ, për organizatat joqeveritare, lokale, vendore apo ndërkombëtare, që ju po merrni masat që për çdo ligj që e sillni, e sillni për të deformuar dhe për të marrë zgjedhjet në tavolinë. Ky denoncim është serioz dhe do ta them edhe në takimet me organizatat e tjera, ju në cdo seancë sillni këtu shqyrtime projektligjesh për të deformuar rezultatin zgjedhor. Vetëm në 24 orët e fundit, e theksoj, janë 2 projektligje. Ky që sollët sot, me procedurë të përshpejtuar, për të hequr gjobat dhe dje që ishte ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, për t’i vendos gjoba bizneseve, me miliarda! Me miliarsda bizneseve të cilëve ende nuk ia keni marrë mendimin dhe janë kundër. Mos pretendoni që edhe zgjedhjet e 2025 t’i merrni në tavolinë, të deformoni rezultatet e zgjedhjeve, të deformoni vullnetin e shqiptarëve me këto forma bajate. Po ata që kanë humbur jetën në qelitë e burgut për gjoba, si do ja ktheni jetën atyre, çfarë do t’i falni atyre!
Ulsi Manja: Tani është e kuptueshme që ju jeni kundra edhe për faljen e gjobave, edhe për të sabotuar procesin e integrimit. Integrimin dhe BE-në e keni sa për konsum politik. Zonja Tabaku, unë pres nga ty që t’i përgjigjesh zonjës Çupi se ligji për të dhënat personale, që po diskutohet në komisionet e përhershme të Kuvendit të Shqipërisë ka 3 vjet që i nënshtrohet diskutimit dhe konsultimit publik dhe është i pari ligj në Shqipëri, që do votohet në këtë parlament, që është përafrim 100 për qind me direktivën dhe rregulloren e BE-së. Dhe ato gjoba për të cilat ju flisni janë aty në rregulloren e BE-së dhe në direktivën e BE-së dhe mos spekuloni! Ju çdo gjë e mirë që ne bëjmë në procesin e integrimit dhe funksion të qytetarëve, është e kuptueshme që nuk ju vjen mirë (Tabaku dhe Çupi kundërshtojnë nga tavolinat fjalën e ministrit). Ndaj ju do të rrini aty ku jeni edhe pas Majit 2025, ne do të rrimë këtu ku jemi edhe pas Majit 2025. Shqiptarët e dinë se kush punon për ata për procesin e integrimit dhe kush punon si qyqe kundra! Mos spekulo, sepse edhe dje keni spekuluar në komisionin e ligjeve dhe këtu keni marrë përsipër të spekuloni dhe dezinformoni opinionin publik dhe biznesin. Dhe për turpin tuaj keni ngritur disa shoqata anonime biznesi për të bllokuar një ligj shumë të rëndësishëm , që është një nga ligjet kryesore në negociatat për Grupthemeloret! Ju doni të sabotoni procesin e negociatave për kapitullin 23! Kto jeni ju, dakort!
Partia Demokratike në disa momente krijoi tensione në kuvend duke tentuar të bllokojë foltoren ndërsa u njoftua se Partia Socialiste kishte dorëzuar një pr/ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
E sekretari i Përgjithshmë i PD-së, Flamur Noka i ka prirë këtyre tensioneve e bllokimit të foltores.
Në një moment u përpoq të pengonte të fliste ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, i cili donte të merrte fjalën në foltore.
Vini këtu mbani Parlamentin, o zotëri bëhuni një moment e bashkohuni me ne ta miratojmë para vitit të ri. Ky parlament është në të drejtën e vet legjitime ti anulojë e do ta bëjmë se kemi numrat dhe mandatin. Bashkoni me ne për ti dhënë para vitit të ri faljen e gjobave. Doni apo sdoni ju brenda këtij sesioni, 2 apo 3 seanca do të miratojmë ligjin për anulimin e gjobave të paekzekutuara tha Manja.
Flamur Noka u përplas edhe me deputetin socialist Pandeli Majko
Dua ta falenderoj Flamurin që më përmendi emrin. E keni barazuar sjelljen e keqe me të bërit opozitë. Të fyesh nuk është opozitë zonjë, është paedukatë. Mendoni se po të silleni kështu dikush do ju vlerësoj si partizanë të së drejtës. Njerëzit vlerësohen për mënyrën e fjalës, jo nga të ulëriturat.”, u shpreh Makjo.
Ndërkohë deputeti i PD-së, Flamur Noka, iu drejtua Majkos duke u thënë “Po Pandi po, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Erjon Braçe është në sallën matanë duke e hartuar.
A ishit ju që keni burgos 38 mijë për 5 milek të vjetra energji elektrike, si do ti jepni llogari atyre familjeve që kanë vrarë veten, po u thoni shqiptarëve që këta përbindësha këta ujqër të tërbuar na paskan veshur lëkurën e deles së ju duhet vota. Kjo që bëni ju kalon kufijtë e njerëzores e shkon drejt genocidit. Tani ju po tregoni se dashkeni të bëni ligj, duke gënjyer. Ju jeni turpi i historisë dhe harrojeni, çdo gjë që bëni, memoria e shqiptarëve nuk mund të fshihet, por do ju fshijë ju, siç e meritoni"
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi iu përgjigj akuzave të opozitës që njëzëri kundërshtojnë pr.ligjin e propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Klosi tha se PS do ta votojë këtë ligj, ndërsa me ironi thumboi demokratët se kundërshtimi i tyre është si një parullë që nëse do kthehen në pushtet do ketë vetëm ndërtime pa leje e s’do vendosen gjoba.
"Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE. Do vazhdojmë të vëmë gjoba, Mos mendoni se është gjë e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave. Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë. Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë. Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë", tha Klosi.
Me tone të ashpra kritikoi deputeti demokrat pr.ligjin e propozuar nga PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale. Dash Sula ktheu në vëmendje historinë e së moshuarës që u arrestua për një kotec pulash pa leje në vitin 2022 në Vlorë.
“Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuar për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, tha Sula.
Ministri i Drejtësisë në foltoren e Kuvendit tha se maxhoranca I ka votat dhe mandatin do ta votoj
Ulsi Manja: Ne si maxhorance kemi numrat dhe do I anulojmë këto gjoba. Një pjesë është ekzekutuar e një pjesë jo, sepse ishte e pamundur. Do ta bëjmë se kemi numrat dhe kemi mandatin për ta bërë këtë gjë. Dakor. Parlamenti do ta miratojë brenda dhjetorit.
Gazment Bardhi: Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër. Gjobat për ndërtime për strehim janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15/2022. Po ekzekuzoni vendimin me dy vjet vonesë. I grabitët qytetarët me gjoba të padrejta.
Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës pas një pr.ligji të propozuar nga ligjvënësit socialistë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale. Balla tha se po të ishte në opozitë do ngrinte dy kartonë dhe jo një, pasi është një pr.ligj që lidhet drejtpërsëdrejti me qytetarët.
"Deputetë të PS, do ftoja edhe deputetë të PD që ta përmirësojnë draftin që do zhvillohet në Komisione. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit, është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, se e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Njohja me draftin bëhet në Komisione. Kur të shkoni në Komisione, ju e doni para dhe do ta merrni para. S’ka asnjë shkelje të rregullores. Ju jeni kundër kësaj nisme, do shpreheni pas dy javësh, por sa i përket procedurës është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartonë jo një, se në fund të fundit kjo është diçka që lidhet me qytetarët", tha Balla.
Tensione në sallën e Kuvendit. Opozita bllokoi foltoren, pasi kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën për procedurë deputetit Bledion Nallbati. Ky i fundit ngriti tonet për kërkesën e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Nallbati tha se ligji u erdhi me SMS, ndërsa akuzoi mazhorancën se në 12 vite ka masakruar njerëzit duke arrestuar hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, ndërkohë që legalizojnë kulla pa leje në mes të Tiranës.
Bledion Nallbati: U duk ashiqare që ato fletët e bardha paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe s’kishte asnjë projektligj. Ju s’mund të talleni, u vijnë ligje me sms dhe na i prezantoni në minutë të fundit. Pse si bëjmë ndryshe, i votojmë sot dhe i shqyrtojmë javës tjetër. S’ka problem e bëjmë edhe këtë se ky Parlament nuk është se ka ndonjë rol tjetër.
Elisa Spiropali: Nëse doni të kapeni me faljen e gjobave, kapuni, por nuk besoj se u bën nder. Nuk është procedurë.
Bledion Nallbati: Fjalën ma dhe mua apo vetes.
(Spiropali i ndërpret fjalën)
(Nallbati bllokon Foltoren, Garda në gatishmëri)
Bledion Nallbati merr fjalën sërish: E ke ves të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë. A ka mundësi të mos i ndërhysh më deputetëve në fjalën e vet. Nuk i mëson ti se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin, ju që keni 12 vite që i masakroni njerëzit, nuk guxoni ti ndalni ata që ndërtojnë pallate e kulla në mes të Tiranës, ua legalizoni ndërtimet pa leje. Kemi 12 vjet që arrestoni hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, tani vutë zemrën dhe u bëtë të dhimbsen. Na jepni ndonjë mjekim se po pësojmë ndonjë goditje zemre nga dhembshuria e madhe e këtyre që masakrojnë njerëzit.
Tirane- Ka shkaktuar debate propozimi i një grup deputeve socialistë për falje gjobash për ndërtimet pa leje ne zonat rurale. Bardhi akuzoi se pr/ligji nuk ishte depozituar më parë por vetëm tani. Madje tha se në dorë kryetarja kishte vetëm një letër të bardhë me firmat e deputetëve.
Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua një kolegu socoalist me një gjuhë ofenduese duke i thënë “ik pirdhu, legen”.
Nga pamjet nuk duket se kujt ia drejtoi këto fjalë por gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com Esiona Konomi tha se bëhej fjalë për një debat verbal mes Bardhit dhe Erjon Braçes
"Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe", tha ai.
Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.
Vijimi i debatit
Gazment Bardhi: Kuvendi nuk është sallë për t’u tallur me deputetët. Nëse kjo kërkesë është depozituar na e vini në dispozicion. Por nuk është depozituar. Nëse ju duhet kohë që të mblidhni firmat dhe ta bëni, Kuvendin nuk mund ta përdorni si dyqan personal. Silleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancën e parë pas ditës kur depozitohet sepse seanca sot ka filluar dhe nuk mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës. Ju pritëm 15 min të na e vinit në dispozicion dhe nuk e na e vutë sepse nuk e keni
Spiropali: Është kërkesë e 40 deputetëve
Bardhi: Ju e keni përpara?
Spiropali: Ju lutem sekretarisë vërjani në dispozicion kërkesën e 40 deputetëve
Bardhi: Tregoje kërkesën, ku e ke??
Spiropali: Ju lutem silleni kërkesën
Bardhi: Ju ku e keni se e lexuat, tregojeni para kamerave
Spiropali: Mos bëni teatër me këtë çështje sepse është thjesht çështje procedure
Bardhi: Gënjyet Kuvendin, po e çoni tani. Ke letra me firma me fletë të bardhë
Spiropali: Ju thash që procedura do ndiqet sipas rregullores
Balla: Pr.ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. kolegët e opozitës kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve lidhur me disa raste të penalizimit të padrejtë, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, mur mbajtës, dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja dhe ata të PD, që të përmirësojmë draftin që do zhvillohet në Komision. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Procedura është e qartë.
Peleshi: Me shumë të drejtë ju kërkuat që para se kjo çështje të kalojë, të njiheni me kërkesën dhe aktin. Meqenëse nuk ishin marrë masa që të shumëfishohej kopja, kryetarja kërkoi që çështja të shqyrtohet në fund të seancës. Tani edhe për këtë do ngrihemi ne? Ka substancë këtu? Kur të lexoni aktin do bini të gjithë dakord besoj. As ju nuk jeni kundër që shumë qytetarëve t’i falen gjobat e marra. Nëse bashkohemi në këtë qëndrim të gjithë, të votojmë sot procedurën dhe më pas aktin dhe mbyllet kjo histori”
Cdo ndertim i paligjshem i falur = 1 vote +familja e te aferm.Po na vijne zgjedhjet!
PërgjigjuAfrohen zgjedhjet...fillojne me falje gjobash..Nuk po dallojme me shtetin nga Mafia.
Përgjigjua do bejn shtet keta ..pika.e paskan hallin si te mbledhin vota.del i gjati shan salen pse e ka degedisur vendin ne kete far feje dhe ben te njejten gje per vete.me cduket si paska mire nr kesaj here.keta jane njeri me plehr se tjetri.nje kazan i kap te gjithe.gjithsesi jane pasqyra e kesaj shoqerie te degraduar
PërgjigjuDoemos, afrohen zgjedhjet e eshte bere keq per vota! Turp, ne kurriz te qytetareve qe zbatojne e ndjekin rregullat dhe ligjet!
PërgjigjuAshtu si ne kohen e sales, vetem budallenjt respektojne ligjin. I forti dhe arroganti gjithmon ja hedhin paq. Na rrofte ndershmeria
PërgjigjuSi ne kohen e sales dhe tani, kush zbaton ligjin eshte budalla. Ky eshte mesazhi qe na jepte sala ky eshte mesazhi i rames me kete ligj
PërgjigjuPo pse keshtu? Shkaterrojne territorin nuk pyesin per askend e falen...pse? Turp. Faleni dhe per bisnesin e vogel e profesionet e lira.
Përgjigju