PS rikandidon 24 kryebashkiakë/ 6 zonja, prefektë e deputetë...Dibra ende pa emër

Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa Report TV ka mësuar se deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë.

Ajo që bie në sy është se në 61 bashki, besimi i Edi Ramës tek zonjat është i ulët dhe parashikohen vetëm 6 kandidate femra.

Në bashkinë e Beratit PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, ndërsa në Kuçovë me kryetarin e partisë, Sybi Shehu. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj po shkon drejt mandatit të 4-t, por rikandidimi i tij ende nuk është ndarë përfundimisht.  Në Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema ndërsa tek Ura Vajgurore do të rikonfirmohet kryetarja aktuale Juliana  Memaj.

Qarku Dibër është i vetmi në të cilën PS ende nuk ka përcaktuar asnjë kandidat për 4 bashkitë në fjalë, zona të njohura si tradicionalisht të djathta.

Për bashkinë Elbasan, PS e ka ndarë mendjen për të mos rikandiduar Qazim Sejdinin, dhe do të kandidojë pas 12 vjetësh një figurë të re, si Gledian Llatja, aktualisht prefekt i qarkut.

Në Belsh do të rikandidohet Arif Tafani dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Në Cërrik kandidati i PS do të jetë Andi Salla, ndërsa në Gramsh kryetari i partisë, Klodian Taçe. Në Përrenjas PS do të kërkojë t’ja heqë drejtimin e bashkisë LSI-së, duke kandiduar deputetin Nuri Belba. Në Peqin, gjasat më të larta janë që PS të mbështesë kryetarin aktual Saimir Hasalla të zgjedhur nga PDIU, ndërsa po mendon edhe një kandidaturë rezervë të sajën.

Në Vlorë, Rama do të rikandiojë Dritan Leli, në Konispol Shuaip Beqirin, e në Himarë Jorgo Goron. Në Sarandë PS do të zgjedhë mes tre emrave Ardian Kola, Ardian Gurma ose Alket Qendro, ndërsa në Delvinë do të kandidohet një zonjë. Në Finiq PS do të mbështesë një kandidat të propozuar nga partitë minoritare Greke. Në Selenicë ende nuk është vendosur nëse do të kandidojë deputeti Vullnet Sinaj.

Në Korçë PS do t’i japë një mandat tjetër Sotiraq Filo, ndërsa në Maliq Gëzim Topçiu do të kërkojë një mandat të 6-të, duke thyer të gjitha rekordet. Në Pogradec PS do të synojë t’ia marrë PD-së drejtimin e bashkisë, përmes deputetit Ilir Xhakolli. Në Devoll nuk është vendosur kandidimi i deputetes Edlira Bode, ndërsa në Kolonjë PS do të zgjedhë mes aktorit Erjon Isai dhe një arkitekti. Në Pustec, PS do të mbështesë kandidatin e minoritetit maqedonas, Vasil Sterofski.

Fieri është qarku me numrin më të lartë të rikonfirmimeve. PS pritet të kandidojë të njëjtët kryetarë bashkie që ka, me dyshime të vogla për Fatos Tushen. Në të vetmen bashki që nuk drejton, në Mallakastër, PS do të kandidojë me Qerim Ismailin.

Në Gjirokastër PS do të zgjedhjë mes deputetit Flamur Golemi dhe zëvendësministres së jashtme, Artemisa Dralo. Në Tepelenë do të rikandojë Tërmet Peçi, në Këlcyrë Klemend Ndoni dhe në Libohovë Luiza Mandi. PS ende nuk ka përcaktuar kandidatin e saj në Memaliaj, ndërsa në Përmet do të kandidojë Alma Hoxha dhë në Dropull Dhimitër Tola.

Në Durrës, moskandidimi i Dakos duket një histori e mbyllur, dhe PS po shkon drejt kandidimit të Spartak Kovaçit. Në Krujë pritet një rikandidim i Artur Bushit, ndërsa në Shijak diskutimet vërtiten mes kryetarit të Partisë Elton Arbana dhe funksionarit Elton Varaku.

Në qarkun  Shkodër, PS do të rikandidojë të tre kryebashkiakët që ka, ndërsa për Vaun e Dejës do të provojë ta thyejë PD-në me biznesmenin Mark Babani, ndërsa për bashkinë më të madhe, atë të Shkodrës, PS do të kandidojë më prefektin aktual të qarkut, Valdrin Pjetrin.  

Në Has, PS do të rikandidojë me Adem Lalën, në Kukës me   Safet Gjicin, ndërsa në Tropojë me Rexhë Biberajn.

Në Tiranë, rikandidimi i Erjon Veliajt është një proces i mbyllur, ndërsa në Vorë kandidati socialist nuk është përcaktuar, edhe pse deputeti Sadi Vorpsi është një nga emrat e mundshëm. Në Kamëz deputeti Rakip Suli do të tentojë të mposhtë Xhelal Mziun. Në Kavajë duket se mjeku Arben Rugia nuk është kandidati përfundimtar, dhe PS po kërkon emra të tjerë. Në Rrogozhinë PS do të garojë me zv. ministrin e Rinisë,   Shpati Kolgega.

Në Lezhë është zyrtarizuar kandidimi i deputetit Pjerin Ndreu, si dhe rikonfirmohet në Mirditë Ndrec Deda. Në Kurbin PS do të guxojë të garojë me një zonjë në një bastion demokrat. Kandidatja socialiste pritet të jetë Edona Veliaj.

VIDEO/Detajet në studio nga gazetarja e Report TV Esiona Konomi

BERAT

1.     Berat                              Ervin Demo

2.     Kuçovë                          Sybi Shehu

3.     Poliçan                           Adriatik Zotkaj?

4.     Skrapar                         Adriatik Mema

5.     Ura Vajgurore                Juliana  Memaj

DIBËR

1.     Bulqizë                           E papërcaktuar

2.     Dibër                             E papërcaktuar

3.     Klos                               E papërcaktuar

4.     Mat                                E papërcaktuar

ELBASAN

1.     Elbasan                          Gledian Llatja      

2.     Belsh                             Arif Tafani

3.     Cërrik                                      Andi Salla

4.     Gramsh                          Klodian Taçe

5.     Librazhd                        Kastriot Gurra

6.     Peqin                              Saimir Hasalla ose....?

7.     Përrenjas                        Nuri Belba

VLORË

Vlorë                              Dritan Leli

Konispol                        Shuaip Beqiri

Sarandë                         Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro

Selenicë                          Vullnet Sinaj ?

Delvinë                          (Femër)

Himarë                           Jorgo Goro

Finiq                              Aleatët MEGA

KORCË

1.     Korçë                                      Sotiraq Filo

2.     Devoll                            Edlira Bode?       

3.     Kolonjë                          Erjon Isai (ose një arkitekt)

4.     Maliq                             Gëzim Topçiu

5.     Pogradec                        Ilir Xhakolli

6.     Pustec                            Vasil Sterofski

FIER

1.     Fier                                Armando Subashi

2.     Lushnjë                          Fatos Tushe?

3.     Divjakë                          Fredi Kokoneshi

4.     Patos                              Rajmonda Balilaj

5.     Mallakastër                    Qerim Ismaili

6.     Roskovec                       Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

1.     Gjirokastër                     Flamur Golemi/ Artemisa Dralo

2.     Tepelenë                        Tërmet Peçi

3.     Këlcyrë                          Klemend Ndoni

4.     Libohovë                       Luiza Mandi?

5.     Memaliaj                        E papërcaktuar

6.     Përmet                           Alma Hoxha

7.     Dropull                          Dhimitër Tola      

DURRËS

1.     Durrës                            Spartak Kovaçi

2.     Krujë                             Artur Bushi

3.     Shijak                                     Elton Arbana, Elton Varaku

SHKODËR

1.     Shkodër                         Valdrin Pjetri

2.     Fushë-Arrëz                            Fran Tuçi

3.     Malësi e Madhe              Tonin Marinaj

4.     Pukë                               Gjon Gjoni

5.     Vau i Dejës                    Mark Babani

KUKËS

1.     Has                                Adem Lala

2.     Kukës                                     Safet Gjici

3.     Tropojë                          Rexhë Biberaj

TIRANË

1.     Tiranë                            Erjon Veliaj

2.     Vorë                               Sadi Vorpsi?

3.     Kamëz                            Rakip Suli

4.     Kavajë                           Arben Rugia?

5.     Rrogozhinë                    Shpati Kolgega

LEZHË

1.     Lezhë                             Pjerin Ndreu

2.     Kurbin                           Edona Veliaj ose Agron Ivani

3.     Mirditë                           Ndrec Deda

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luçi i Nishtulles: 02/05/2019 12:35

    Pse nk i nxirrni komentet ju. Pse kandidatura e durresit si eshte. Po mire e bejne qe e vejne kte taken sepse sihet qe ne durres nuk fito ky. Do digjet si figure perballe Gon Dukes. Te shporret bashke me halabakun shokun e vet.

    Përgjigju
  • Eri: 01/05/2019 20:10

    Kandidatura e permetit eshte shume e dobet. Eshte figure e konsumuar. Keshtu qe I bie te fitoj ai i pd qe eshte aktualisht. Dhe realisht eshte shume here me lart si njeri se propozimi qe ka bere ps.

    Përgjigju
  • opioninion: 01/05/2019 17:32

    adokete zgjedhje kosove shqiperi per pushteti lokal amund te pranoj kosovare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘T’i shkul veshët’, Manja ‘reflekton’ për përplasjen me Shehajn: Debate politike, mbesin brenda Kuvendit! U bëra pak nostalgjik

‘T’i shkul veshët’, Manja ‘reflekton’ për përplasjen me Shehajn: Debate politike, mbesin brenda Kuvendit! U bëra pak nostalgjik