Pse është i domosdoshëm
teatri alternativ profesionist

Pse është i domosdoshëm<br />teatri alternativ profesionist
Lajmi i para do javësh se Teatri Kombëtar i Komedisë emërtohet Teatri Alternativ “Kujtim Spahivogli”, prej disave u lexua lajm i mirë, prej disa të tjerëve lajm i keq. Ato të teatrit të  komedisë duke ndjerë rrezikun e zëvëndësimit të tyre (siç po praktikohet pas rrotacionit të pushtetit) dhe të shqetësuar për  këtë, refuzojnë teatrin alternativ duke u  rropatur të krijojnë opinionin se teatri kombëtar i komedisë është më i domosdoshëm. Ndërsa ata të teatrit alternativ duke përjetuar krizën e pseudomodernitetit të teatrit tonë, burimi i së cilës është paftësia e të paaftëve që e kanë vulgarizuar dhe banalizuar modernen, përpiqen të argumentojnë domosdoshëmrinë e tij, e bash për këtë, të financohet nga shteti ashtu si Teatri Kombëtar.

Të dy palët i japin të drejtë vetes qindpërqind!
Debati i tyre i zhvilluar në media është emocional dhe me fjalë të përgjithshme. Shtrohet pyetja: A kanë të drejtë të dy palët? Dikush mund të thotë, po. Një tjetër, jo. Një i tretë kërkon një zgjidhje oportune. Këto opinione, sipas meje, nuk i japin dot zgjidhje problemit. Në asnjë debat apo konflikt nuk mund të kenë të drejtë qindpërqind as njëra, as tjetra palë. Se kush ka më shumë të drejtë kjo gjykohet nga profesionistët me dije dhe shije, nga personalitetet dhe jopersonulitetet.

Teatri i Komedisë ka qenë dhe është i pranishëm edhe në Teatrin Kombëtar edhe në Teatrin e Metropolit edhe në teatrot private dhe në teatrot e bashkive. Spektaklet e komedive dhe të dramave nuk kanë patur as nuk kanë kufizime, as përparësi të dramës apo komedisë ndaj njera-tjetrës, ato kanë funksionuar sipas programeve të regjisorëve. Teatri i komedisë ka patur edhe suksese por më shumë josuksese si nga komeditë dhe regjisura mediokre, që kanë kultivuar shije të ulta gjer në banalitete.

Ndërsa teatri alternativ profesionist akoma nuk e ka krijuar profilin e tij të plotë, pak fare pak spektakle kanë arritur suksese. Mirëpo rëndësia dhe roli i tij në gjendjen që ndodhet teatri ynë sot janë  shumë të rëndësishme. Ky teatër nëpërmjet eksperientimeve dhe alternativave të ndryshme e të larmishme  e pasuron tipologjinë e spektakleve duke aplikuar forma të reja klasiko-moderne, realisto-moderne dhe postmoderne, çka lot rol reformues të vetvetes dhe  teatrit tonë në tërësi, duke sfiduar format e vjetëruara, konservatore, deklamative dhe pompoze ku realizmi bën krushqi me natyralizmin.

Ja, pse është më se i domosdoshëm teatri alternativ profesionist.
Në  kohën e diktaturës, fillimviti 1970, me inisiativën dhe përkushtimin e guximshëm të regjisorit të shquar Kujtim Spahivogli  u krijua Teatri i të Rinjëve në Akademinë e Arteve të Bukura, si një alternativë e re. Sipas meje tri ishin arsyet pse ky teatër lindi në atë kohë.

E para për të krijuar një teatër të ri, konkurrues, me teatrin tradicional në rrafshin e veprës dramatike apo komike dhe të mjeshtërisë regjisoriale, të aktrimit dhe skenografisë. Së dyti fryma liberale që kish filluar të ndjehej e mundësonte një akt të tillë. Së treti talentet e reja më të spikatura do të ishin bërthama e këtij teatri, të cilët  do të sillnin cilësi dhe frymë të re, si qasje reformuese.

U zgjodhën aktorët më të talentuar si: Robert Ndrenika, Vangjush Furxhi, Viktor Zhysti, Edi Luarasi etj. U inskenua me sukses disa dramat të dramaturgëve tanë të rinj të asaj kohe si: Naum Prifti, Dritëro Agolli, Fadil Paçrami, Kujtim Spahivogli, Kiço Blushi, Sheri Mita etj. Një fllad i ri po frynte. Salla e Akademisë mbushej plot e përplot me studentë, të rinj dhe qytetarë. U hap një dritare për eksperimente, për vështrime të reja regjisoriale, natyrisht duke u ruajtur nga shkelja e vijave të bardha. Megjthatë vrulli i dramaturgëve dhe regjisorëve liberalë e tejkaloi masën dhe veprat u ndaluan, siç ishte drama “Rrethimi i bardhë” e Naum Priftit me regji të Piro Manit “Banja” e Majakovskit me regji të  Kujtim Spahivoglit, “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit.etj.  Ata guxuan në kohën kur sistemi i censurës ishte piramidal, i frikshëm dhe i rrezikshëm.

E nxora nga kujtesa këtë histori teatrore të kohës pa liri të socializmit, për të theksuar se atëherë kur muret ideologjike ishin të pa kapërcyeshme për çdogjë edhe për një teatrër të të rinjëve, i ndjeri  Kujtim Spahivogli e realizoi me sukses. Po sot çfarë na pengon që të mos kemi teatrin eksperimental alternativ, ku talentet e reja dhe ato të traditës, të eksperimentojnë  duke shfrytëzuar pa kufi gjithë fushën e formave  të artit që nga teatri i lëvizjeve,  hijeve,  kukullave, vodevilit e gjer te format më moderne e postmoderne të të gjitha kohrave?!

Urtaku do të thoshte na pengon mjerimi poilitik i atyre politikanëve në majën e fronit të lartë që nënvleftësojnë rolin e teatrit për transformimin e ndërgjegjes së njeriut dhe shoqërisë.
Duke qenë në unison me Urtakun do të shtoja se përceptimi im im i debatit i zhvilluar para ca javësh siç theksova më sipër, nuk ka të bëjë aq me shqetësimin profesional për të pasuruar tipologjinë e formave të reja e moderne të dramës, komedsië e spektakleve dhe, për të rritur cilësinë  nëpërmjet konkurecës që të fitojë më e mira, por me interesa e përfitime pesonale.

Në këtë debat vlerësoj vizionin e aktores pasionante dhe me integritet Emma Andrea, duke korrektuar gjuhën agresive me kolegët. Do të dëshiroja më shumë argument e më pak imponim të mendimit, disi të dhunshëm. E respektoj për guximin që shfaq pa  ndrojtje, për mendimin dhe gjykimin e pavarur të saj  për teatrin alternative profesionist dhe për problemet e zhvillimit dhe reformimit të teatrit tonë në krizë, ku dështimet e të paaftëve në aplikimin e modernes, jo vetëm  janë hije e shëmtuar dhe deformuar e teatrit të huaj modern, por edhe pengesë për krijimin e këtij teatri të cilin mund ta realizojnë vetëm profesionitët e klasit të lartë, ku roli i të rinjëve është determinat.
Ja pse  është i domosdoshëm krijimi i teatrit alternativ profesionist.

Theksoj se të rinjtë më të talentuar dramaturgë, regjisorë, aktorë, skenografë me profesionalizëm do ta kultivojnë dhe ngrenë teatrin alternativ në nivele të epërme artistike sipas kërkesave të kohës sonë, duke sfiduar keqaplikimin e modernes në mënyrë empirike, ku pseudomoderniteti shitet si modernitet.

Vendimi i Ministrisë së kulturës që Teatri Kombëtar i Komedisë të tjetërsohet në  teatër eksperimental i emërtuar Teatri Aternativ “Kujtim Spahivogli “, është në kohën e duhur, (ndonëse i vonuar) një akt i domosdoshëm ku të rinjt të promovojnë vlerat në qasjen eksperimentale të  teatrit altrenativ.
Mendoj se do ta nderonte këtë teatër të së ardhmes edhe miratimi i titullit “ÇMIMI KUJTIM SPAHIVOGLI” që t’u jepet fituesve në konkurime të ndryshme.

Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë