Pulë me speca dhe ullinj
Përbërësit:
450 gr fileto pule

1 qepë e kuqe ( e vogël)
3 speca me ngjyra mix
1/2 gotë verë të bardhë
1/2 filxhan çaji pure domate
1 grusht ullinj të zinj
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
PërgatItja:
Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë hollë në fije. Shtojmë specat dhe ato të prera në shirita, purenë e domates dhe i lëmë të marrin pak valë. I lëmë të valojnë për pak minuta. ( Ndërkohë në një tigan tjetër ngrohim pak vaj dhe pasi fileton e presim me shirita të holla e pudrosim shumë pak me miell, kaurdisim mishin mirë dhe shtojmë verën dhe e shuajmë me vere. Ndërkohë specat i shtojmë mbi mish në tigan i përziejmë sëbashku duke shtuar dhe 1 dorë ullinj të zi I përziejmë dhe gati për t’I shërbyer.
MC/Shqiptarja.com
Komente

