Që Sali Berisha të mos ikë si Aranit Çela

Që Sali Berisha të mos ikë si Aranit Çela

Videoja shokuese e kamerave të sigurisë në restorantin në Elbasan, ku një klient shtyu, goditi duke e vrarë kryekamarierin tregon shumë për ne. Tregon se si një kundërshtim i vogël, se si një përpjekje për të bërë vetëm abc-në e punës së një “kapo sale”, (siç quhen kamarierët me përvojë, në sistemimin e prenotimeve, tavolinave), mund të shndërrohet në një vrasje. Dhe kjo ndodh sepse në Shqipërinë tonë të vogël kemi me shumicë bullistë, si ai vrasës me mjekër të gjatë, të cilët nuk durojnë të kundërshtohen, dhe kemi pak, vërtetë shumë pak, kryekamarierë që të strëvisin njerëzit kokënxehtë e të pagdhendur me profesionalizmin, këmbëngulje, duke rrezikuar edhe jetën, si në rastin e njeriut të frikshëm me mjekër të gjatë.

Ne strukemi, mblidhemi, bashkohemi në solidaritet rreth bullistëve duke qenë të frikësuar se një ditë mund të flakemi prej tyre në dysheme si ai kryekamarieri trim.

Kështu ka ndodhur dhe në kohë diktature, kështu ndodhi dhe në demokraci. Kush nuk e ka provuar bullizmin e Sali Berishës në të parin kundërshtim që i është bërë linjës, apo çmendurive politike të tij? E të tjerë, me vrap, në vend që të shkojnë në krah të viktimave, përherë kanë mbajtur ngrohtë krahët e bullistit tipik. Mirë që dolën SHBA-të më të fortë se Saliu, që disa prej nesh të dilnin haptazi në dritë.

Cilin të fortë kemi gjykuar realisht? A iku Enver Hoxha i qetë dhe me nderimet dhe lotët e gjithë fikacakëve të vendit tim? A iku Aranit Çela i qetë dhe me admirimin e të shumtëve për punën dhe ekzekutimet e tij?

Keni provuar kolegë, shokë, miq se si janë sjellë përballë debatit më të vogël? Sa prej tyre janë transformuar në më të egrën bishë atëherë kur ju i keni kontestuar e sa prej tyre, me mençuri, tolerancë e zgjuarsi kanë ruajtur miqësinë dhe marrëdhëniet korrekte duke u sqaruar, apo me forcën e fjalës dhe me bullizmin e trashëguar, ju kanë përplasur në dyshemenë si kryekamarieri trim?

Derisa ne të vazhdojmë të mblidhemi si milingonat kafeneve rreth bullistëve të radhës duke i admiruar dhe inkurajuar, derisa lamë të largohet i qetë dhe i pandëshkuar nga kjo botë Aranit Çela, xhelati dhe ekzekutuesi i diktaturës, derisa Sali Berishën, një nga politikanët më të frikshëm, bullist e të korruptuar të Ballkanit e ndonjë të ngjashëm të tij ta lemë të gatuajë i qetë urrejtjen dhe intrigat nëpër kafenetë e radhës, do të vazhdojmë të përplasemi me dhunë e përçmim, siç i çmenduri i Pogradecit përplasi një kryefamiljar vetëm se po bënte detyrën.

Kur do ta nxjerrim në dritë barazinë, drejtësinë dhe kurajon edhe përballë bullistit më të frikshëm?

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë