Shqipëria ende pa kredi studentore, Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare: Studentët të pabesueshëm në treg te bankat! Ja 2 zgjidhjet që përmirësojnë cilësinë e arsimit

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare ishte i ftuar në Report Tv  tha se kreditë studentore  janë të paaplikueshme në Shqipëri pasi bankat nuk kanë besim që studentët mund të kthejnë shumën e marrë. Në një intervistë për "Studio Live" me Arbër Hitaj ai tha se studentët duken të pabesueshëm nga bankat dhe prandaj kanë vështirësi në marrjen e kredisë studentore.

Përsa i përket cilësisë së arsimit, ai u shpreh se është i paaritshëm në Shqipëri pasi financohet më pak se vitet e tjera.  Qiraxhi dha argumente se studentët nuk konsiderohen të besueshëm për të marrë kredi, sepse nuk ka statistika dhe informacione që një student mund të paguaj kredinë pas përfundimit të shkollës. Sipas tij, piramida e arsimit në Shqipëri është e përmbysur në krahasim me vendet perëndimore, sepse shteti shqiptar nuk i dhuron bursë apo zgjidhje të tjera studentëve ekselentë për të vijuar arsimin e tyre jashtë vendit.

Ai thotë se për të dhënë një kredi, bankat duhet të sigurohen që do i kthehet ajo shumë duke ditur sa është paga e studentit, sa janë shanset për të gjetur punë, etj. Qiraxhi shton se kjo nuk ndodh në Shqipëri pasi nuk ka statistika të qarta, prandaj dhe nuk ndodhin financime apo kredi.

“Kredia studentore është ende e paaplikueshme. Ne rastin e sistemit anglosaksion, individi konsiderohet si i pavarur nga familja dhe trashëgimia dhe për ti dhënë një cilësi të mirë studimi, shteti e lehtëson duke i siguruar japin mensa, biblioteka, kredi studentore, etj. Ai nuk shpenzon shuma si në Shqipëri që piramida është e përmbysur, çmime të larta, shtëpi me qira të larta, tarifa e transportit dhe karta e studentit gati jofunksionale. Në vendet anglosaksone tarifat janë të larta, por shpenzimet e ulëta. Banka kontrollon nëse universiteti ku ti studion ka raporte të mira me tregun, sa e mundshme është të punësohesh,  sa paguhesh në treg, të gjitha këto pikëpyetje janë pa përgjigje prandaj askush nuk merr riskun kur nuk di të ardhurat e pagesës së profesionit që studenti ka përfunduar. Nëse kemi të bëjmë me premtime elektorale, politikanët i bëjnë se ngelen ngushtë, por e vështirësojnë jetën e studentëve. Kushtet sociale-ekonomike janë të cunguara, pagat e ulëta, nëse flasim për skenë të kreditimit për mua është e pamundur”, thotë ai.

Migen Qiraxhi përmendi edhe korrupsionin si pjesë të skemës që disa universitete bëjnë. Sipas tij, ka universitete që kontraktojnë kompani të tjera për të bërë të njëjtën punë për të cilën paguhen punonjësit brenda universitetit. Kjo, thotë ai, tregon që ose ka punonjës të paaftë të cilët nuk duhet të ishin në atë vend pune, ose ka korrupsion.

“Ajo çfarë thuhet në raportin e publikuar për universitetet është një nga certifikimet e alarmeve që ne si qëndresë qytetare kemi bërë, ku paratë shpenzohen për teknologjinë e informacionit, por nga ana tjetër drejtuesit e universiteteve kontraktojnë punonjës për të bërë këto punë. Këtu dyshohet për korrupsion, ose po mban njerëz në punë që punojnë kot, ose po merr para dhe ryshfet. Asnjë nga këto universitete nuk ka pasur plane pune të qarta çfarë ndodh në rastin e sulmeve kibernetike. Universitetet që harxhojnë mbi 500 mijë euro për siguri godinash nuk kontrollojnë dot kush hyn e kush del dhe kush ka rrezikshmëri të lartë, ndërkohë një lokal lagjeje e kontrollon kamera. Ka mungesë në transparenca, ai që ka rankim më të ulët është universiteti i Elbasanit. Ka pasur lajme të mira për universitetin e Durrësit. Universiteti i Tiranës  mbetët problematik në menaxhimin e transparencave, financave dhe demokracinë e menaxhimit të brendshëm”, thekson Qiraxhi.

Lidhur me protestën e studentëve, e cila u mbajt në vitin 2018, sipas tij ishte një përpjekje për arsim më të mirë, por u shkatërrua pasi u premtuan vetëm disa përfitime monetare për çdo student, por jo përfitim në arsim më cilësor.

“Pikat që u realizuan ishin përfitime financiare dhe kjo bëri që studentët të shkojnë në shtëpi me disa të mira ekonomike. Premtimet që kishin të bënin me cilësinë e arsimit nuk u realizuan si psh kontrolli i plagjiaturës, sistemin antiplagjiaturë  e porositi Besa dhe nuk e zbatoi as Kushi. Një nga kërkimet e saj shkencore, Kushi e kishte marrë nga një doktorant në Azinë e Largët dhe kjo e bën demotivuese procesin dhe zhduk besimin, dëshirën tonë për të pasur sistem antiplagjiaturë. Shtatori ishte afati i fundit që duhet të bëhej publik sondazhi i studentëve dhe nuk u bë. U bë premtim për herë të dytë dhe sërish nuk u bë. Nuk është në fokus çështja e arsimit, sepse i jep rezultatet pas 10 vitesh. Ndërsa rezultati i rrugëve  që i pret shiritat dhe i poston në rrjete sociale është më i dukshëm dhe i thjeshtë, jemi kthyer në Shqipërinë e postuar dhe jo të qeverisur”, shtoi ai.

Përsa i përket zgjidhjes së mundshme dhe formës më të mirë të zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit, ai thotë se ky fenomen zgjidhet me më shumë financim për arsimin dhe me vendimmarrje politike.

“Unë mendoj që ky fenomen zgjidhet vetëm me vendimmarrje politike, të cilat dukshëm në vendin tonë nuk janë në favor të arsimit dhe nuk mund të presim të zgjidhet kur nuk favorizohet dhe nuk ka financime për arsimin. Për mua ka dy forma: të financojnë sistemin e brendshëm ose të përdorin institucionet e huaja për të arsimuar studentët e tyre në vendet e tjera. Studentët me “xixa “duhet t’i mbajmë në vendin tonë për t’i fikur edhe ato xixa, tha Rama,  ndërsa Kina i dërgon në SHBA dhe i kthen në vendin e tyre. Brenda vendit nuk po forcohet sistemi arsimor dhe është e tepërt të mendosh se do përmirësohet duke financuar më pak”, përfundoi Migen Qiraxhiu, Qëndresa Qytetare

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës