TIRANË- Dita e 35-të e protestës, ishte paralajmëruar si tubimi vendimtar kundër kryeministrit Edi Rama. Por, protesta kombëtare me pjesëmarrjen e diasporës u karakterizua me mesazhe simbolike dhe të njëjtin refren “Rama jepe dorëheqjen”. Në bulevard u panë flamuj të shumtë kuqezi, por edhe flamuj amerikanë, në një ditë që përkonte me 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Amerikës. Një urim në emër të grupit koordinator u lexua nga Dritan Goxhaj, ndonëse njihet për qëndrimet e tij antiamerikane lidhur me Iranin.

"Në këtë ditë, kujtojmë Deklaratën e Pavarësië. Ajo ishte shpallja e një parimi që vazhdon të frymëzojë popuj anembanë botës, se qeveritë e marrin legjitimitetin nga të qeverisurit. Deklarata e Pavarësisë na kujton se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por besim i dhënë nga qytetarët", tha ai. 

Nga podiumi, emigrantët shqiptarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor për të garantuar zgjedhje të lira. Por ndryshe nga organizatorët e protestës që me planet e tyre utopike kërkojnë zhbërjen e sistemit, disapora këmbënguli në procese demokratike. 

“Shqiptarët e diasporës dhe ata brenda kufirit të kanë vënë një kusht dorëhiqu. Hapi rrugë procesit demokratike, ti japim fund tranzicionit. Kërkesat tona ti përsëris, dorëheqje pa kushte dhe ti hapësh rrugë qeverisë tranzitore apolitike dhe procese demokratike të mirëfillta. Kjo qeveri teknike duhet të mandatohet që të garantojë ndryshim të kodit elektoral, të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura. Të kemi zgjedhje që te numërohen ne mënyrë elektronikë si vëllezërit tanë në Kosovë që mos të kemi deformim te rezultatit”, tha një protestuesi në emër të diasporës. 

Tubimi u zhvillua një ditë pasi një grup pune që do të organizojë Kuvendin Kombëtar të protestës u mblodh për herë të parë, mes polemikave të organizatorëve të tjerë, se pse kjo zgjedhje u bë në një proces të fshehtë. Edviol Kulluri, i cili është vetëshpallur edhe "Kryendrituri" tha se çdo gjë do të dalë nga sheshi dhe hodhi poshtë akuzat se po ngre struktura paralele.

“Ky establishment më ka akuzuar se po ngre struktura paralele për Kuvendin Kombëtar. Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Vullneti i protestës para çdo gjëje! Rama në burg, Berisha në burg!”, tha Edviol Kulluri.

Vëmendjen më të madhe në protestë e morën simbolikat e zgjedhura për ditëlindjen e kryeministrit. Protestuesit sollën fillimisht një tortë prej betoni me mbishkrimin “edhe 100 vite në burg”, të dekoruar me flamingo, i kthyer në simbol të protestës e nisur fillimisht kundër investimit në Zvërnec.

“Ramën e kemi rrëzuar me kreativitetin tonë”, tha një protestues.

Më pas në shesh u shfaq edhe një tortë me mbishkrimin "Rama TQR" dhe "Te Quiero Rama", ku protestuesit frynë qiririn me numrin 0 duke kënduar "Rama jepe dorëheqjen". Protestuesit sollën edhe një arkivol ku shkruhej "Arkivoli politik i Ramës".

Ndërsa studentët rrëzuan dhe shkelmuan një statujë të improvizuar të kryeministrit me mbishkrimin "Diktatori i fundit", duke e krahasuar me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991.

Herë pas here sheshi jehonte me thirrjet “Shumë burgime për ty, shumë burgime për Ramën, shumë burgime për ty”. Një protestues tjetër ishte kujdesur të ishte më kreativ. Ai i kishte sjellë Ramës një uniformë burgu, një brisk e sapun, të cilin i sugjeroi ta ndajë me Erion Veliajn.

“Ky është kostum burgu nga më të mirët që ka Europa. Në behar të mban freskët, në dimër shumë ngrohtë. Mos u mërzit se kemi menduar për shumë gjëra të tjera. Një sapun, por do të duhet ta ndash bashkë me Erion Veliajn. Të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse e di që do të marrë malli të gatuash ndonjë byrek. E ke miell bo direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë një brisk”, tha ai.

Mes pankartat "Lironi Çunat", nga podiumi u përsërit sërish kërkesa për lirimin e protestuesve të arrestuar pas përplasjeve te Kuvendi. 21 protestues do të njihen nesër me masat e sigurisë, ndërsa protestuesit do të mblidhien në orën 09:00 para Gjykatës së Tiranës. 

“Babai dhe vëllai im u dhunuan gjatë protestës dhe sot ndodhen ne komisariatin numër 3. Nuk jam këtu për të përhapur urrejtje, askush nuk duhet të dhunohet për shkak të bindjeve apo se merr pjesë në një protestë. Ju bëj thirrje të mos heshtim përballë padrejtësisë. Lironi çumat, lironi çunat”, tha Arbria Bardhi.

"Jam bashkuar me ju në protestë për bashkëshortin tim Altin Hila që të lirohet sa më shpejt. E meriton dikush tjetër, jo bijtë e nënave që kanë halle dhe dalin në protestë për të drejtat e tyre! Nuk e meritojnë çunat tanë të rrinë në burg, e meritoni ju!”, tha Hila.

Pas gati dy orësh fjalime, organizatori Edison Lika tha se në shtator do jenë më të shumtë në numër, por pa sqaruar nëse gjatë verës protestat do të ndalen për tu kthyer sërish në shtator.

Marshimi këtë radhë nuk u mor përsipër për tu drejtuar nga ndonjë prej organizatorëve, por ju la diasporës e qytetarëve të bëjnë zgjedhje të lirë duke shkuar te komisariati numër 3 ku mbahen protestuesit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:09
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Lironi çunat!

Protestuesit vijojnë me marshimin në rrugët e Tiranës dhe momentalisht janë te “Zogu i Zi.” Më pas itinerari vazhdon drejt “Rrugës së Durrësit”, për t’u mbyllur te sheshi ‘Skënderbej.’

Marshimi ka qenë kryesisht i qetë dhe i mbizotëruar nga thirrja “Lironi çunat!”

Ora 21:53
Nis marshimi i protestuesve, ndizen flakadanë (VIDEO)

Pasi mikrofoni u dorëzua dhe u bë thirrje se “sheshi tanimë është i lirë” pasi për shkak të numrit të pjesëmarrësve në protestë, askush s’mund të mbajë përgjegjësi për marshimin, vijoi tubimi nëpër rrugët e Tiranës.

Vetëm pak minuta më vonë, u ndezën edhe flakadanë.

Ora 21:44
Degradon gjuha në protestë, vlonjati përdor ofendime të rënda para grave e fëmijëve

Një protestues vlonjat përdori një gjuhë të papërshtatshme gjatë protestës, pavarësisht se në sheshin para kryeministrisë ndodheshin të pranishëm gra e fëmijë.

“Edi Rama, hiq dorë nga Vlora se do të t’i q** robt!”, tha ai teksa shpërthyen reagimet.

Ora 21:27
Protestuesit me pushime vere? Organizatori Edison Lika: Në shtator do jemi më të shumtë

Organizatori Edison Lika para Kryeministrisë deklaroi se në shtator do të jenë më të shumtë. Pritet të shihet vijimësia e protestave, nëse do të ndërpriten në 2 muajt e verës, pasi vetë organizatori nuk dha detaje më shumë.

Ora 21:21
Protesta para kryeministrisë, rikthehet parada e flamingove (VIDEO)

Parada e flamingove është rishfaqur në protestën para kryeministrisë. Siç ka ndodhur shpeshherë, flamingot ‘më të vogla’ ndjekin një flamingo ‘mëmë’ që u prin rrugën teksa kalojnë mes protestuesve.

Ora 21:15
Reagimet e Lamallarit për avokatin Sejrani, aktivisti Lika: Të erdhi fundi! Kostumin me kollare do të ta zëvendësojmë me rrobat e burgut

Aktivisti Edison Lika pati një thirrje për ministrin Besfort Lamallari, pas deklaratave të tij për avokatin e protestuesve, Gentian Sejranin. Lika i tha ministrit të Brendshëm se “i erdhi fundi” dhe e pret burgu.

“Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari që shtrëngonte kollaren kur e emëroi Rama, sot pati guximin të merret me avokatët. I themi edhe Besfortit, të erdhi fundi! Atë kostumin me kollare do të ta zëvendësojmë me rrobat e burgut!”, tha Lika.

Ora 21:02
Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata....uniformë burgu...brisk e miell: Sapunin ndaje me Veliajn në qeli

Një protestues kishte sjellë disa dhurata në shesh për datëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Duke nisur nga një uniformë burgu për të cilën me ironi tha se “në behar të mban freskët, në dimër shumë ngrohtë”, të një brisk, miell apo sapun që i sugjeroi ta ndajë me Erion Veliajn.

“Ne studentët në protestë i kemi sjellë dhuratë Ramën, meqë këto 13 vite nuk ka marrë asnjë dhuratë. Ky është kostum burgu nga më të mirët që ka Europa. Në behar të mban freskët, në dimër shumë ngrohtë. Mos u mërzit se kemi menduar për shumë gjëra të tjera. Një sapun, por do të duhet ta ndash bashkë me Erion Veliajn. Të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse e di që do të marrë malli të gatuash ndonjë byrek. E ke miell bo direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë një brisk. A e sheh ca populli jemi. Ta mbash gëzuar e mos të dalësh kurrë nga burgu. Shumë burgime për ty, shumë burgime për Ramën, shumë burgime për ty”, tha protestuesi.

Ora 21:02
Propozoi Kuvendin Kombëtar, Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit, shpifi vepra penale për mua

 

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë vetëm nga sheshi para kryeministrisë. Ai tha se Rama i ka shpifur veprat penale për të (kryeministri publikoi një postim ku rendiste 8 procedime penale në 8 vjet), gjë për të cilën do të ngrejë padi.

“Unë jam ai krimineli që më nxori Rama dhe ministrat e tij duke shpifur vepra penale që gjoja kisha bërë. Do t’i ngre një padi. Siç më sulmuan mua, sot janë në burg djemtë tanë. Lironi çunat! Të gjithë nesër para gjykatës që t’i nxjerrim djemtë tanë! Na ka sjellë thirrja e zemrës dhe kjo zemër thotë që duhet ta mbajmë zemrën të bashkuar dhe të fortë! Ky establishment më ka akuzuar se po ngre struktura paralele për Kuvendin Kombëtar. Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Vullneti i protestës para çdo gjëje! Rama në burg, Berisha në burg!”, tha Kulluri.

Ora 20:34
Protestuesi: Njerëz nga rrethet do vijnë në protestë për dhunë, ne distancohemi nga këto akte

Një protestues tha gjatë fjalimit në protestë se kanë informacione se njerëz nga rrethet janë nisur për t’iu bashkuar tubimeve, por sipas tij në një mënyrë tjetër, duke nënkuptuar akte dhune. Ai tha se Këshilli Organizativ i protestës distancohet nga çdo akt dhune.

“Ne si atdhetarë kërkojmë rrëzimin e qeverisë dhe sistemit 35-vjecar në paqe. Kemi informacione se njerëz nga rrethe janë nis të vijnë të veprojnë ndryshe. Ne si këshill organizativ nuk pajtohemi me asnjë shenjë dhune. Kushdo që të vijë dhe të provojë një mënyrë ndryshe, ne jemi të distancuar prej veprave te dhunës kundër institucioneve dhe policisë. Rama duhet të japë dorëheqjen në formë paqësore”, tha ai.

Ora 20:34
‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë dhe shkelmojnë ‘statujën’ e Edi Ramës (VIDEO)

Një tjetër simbolikë erdhi në protestën para kryeministrisë. Studentët sollën një statujë të ideuar për të përfaqësuar kryeministrin Rama, e cila është me syze të kuqe. Në qafë i kishin varur një fletë ku shkruhej “Diktatori i fundit.”

Duke kujtuar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991, ata rrëzuan edhe këtë statujë, duke e ndarë më dysh dhe shkelmuar, si 'surprizë' për 62-vjetorin.

Ora 20:29
Aheng dhe protestë, qytetarët hedhin valle në bulevard (VIDEO)

Protestuesit janë kujdesur që jo vetëm torta, por as festa mos të mungojë para kryeministrisë. Disa prej tyre janë lidhur dorë për dore dhe hedhin valle, ndërsa ritmin ua mbajnë tupanat.

Një prej tyre nuk i është ndarë as zakonit, pasi në kokë ka vënë jo një gotë, por një shishe uji.

Ora 20:21
‘Shumë urime për ty, asnjëri s’të do ty’, vogëlushi uron Ramën me këngë

Një vogëlush u ngjit në podium për t’i kënduar kryeministrit Rama këngën e ditëlindjes, por në një formë tjetër.

“Shumë urime për ty,

asnjëri s’të do ty,

ti dukesh si kafshë,

shko mbrapa te Kopshti Zoologjik!”

Ora 20:18
VIDEO/ 'Dhuratë për datëlindje', 'sopranoja' ia merr këngës në protestë: Edi Rama, SPAK you!

Një ‘soprano’ i dedikoi një këngë kryeministrit Edi Rama për datëlindje. Duke e quajtur armik të Shqipërisë, ajo këndoi “Edi Rama, SPAK ju”.

Ora 20:15
‘Te Quiero Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

1783188790_protestaperzvernecin.jpg

Protestuesit kanë sjellë një tjetër tortë te kryeministria, kësaj here prej vërteti dhe jo betoni. Në tortë mbishkruhet “Rama TQR” dhe më pas “Te Quiero Rama.” Ata ndezën edhe një qiri me numrin 0, të cilin e frynë pasi kënduan refrenin “Rama jepe dorëheqjen.”

Ora 20:08
Protestuesit sjellin arkivol para kryeministrisë (VIDEO)

Pas tortës prej betoni me të cilën i uruan ditëlindjen Ramës, protestuesit kanë sjellë një arkivol para kryeministrisë. Arkivolit i prin një pankartë ku shkruhet “Arkivoli politik i Ramës”, shkrim që është vendosur edhe në anë të tij.

Ora 20:07
Bashkëshortja e protestuesit të arrestuar: Uroj të lirohet sa më shpejt, burgun e meritoni ju!

Bashkëshortja e Altin Hilës, protestuesit të arrestuar për të cilin është raportuar në rrjetet sociale se ka një fëmijë të sëmurë, gjë që më pas solli edhe mbledhjen e një shume të konsiderueshme parash, uroi që të gjithë të arrestuarit të lirohen sa më shpejt.

“Shumë faleminderit për kontributin që keni dhënë për familjen tonë! Ju falënderoj nga zemra! Jam bashkuar me ju në protestë për bashkëshortin tim Altin Hila që të lirohet sa më shpejt, bashkë me gjithë ata që janë të burgosur sepse nuk e meritojnë të rrinë në burg! E meriton dikush tjetër, jo bijtë e nënave që kanë halle dhe dalin në protestë për të drejtat e tyre! Nuk e meritojnë çunat tanë të rrinë në burg, e meritoni ju!”, tha Hila.

Ora 20:03
Emigranti shqiptar-Ramës: Dorëhiqu, të krijiohet qeveri teknike që të garantojë ndryshimet në Kod Zgjedhor

Një emigrant shqiptar i kërkoi Edi Ramës dorëheqjen dhe parashtroi 4 kërkesa.

“Shqiptarët e diasporës dhe ata brenda kufirit të kanë vënë një kusht dorëhiqu. Hapi rrugë procesit demokratike, ti japim fund tranzicionit. Kërkesat tona ti përsëris, dorëheqje pa kushte dhe ti hapësh rrugë qeverisë tranzitore apolitike dhe procese demokratike të mirëfillta. Kjo qeveri teknike duhet të mandatohet që të garantojë ndryshim të kodit elektoral, të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura. Të kemi zgjedhje që te numërohen ne mënyrë elektronikë si vëllezërit tanë në Kosovë që mos të kemi deformim te rezultatit”, tha një emigrant.

Ora 19:57
Shpend Gashi porosi protestuesve: Mos bini pre e provokimeve, e kemi vendosur jetën kolateral në këtë protestë!

Analisti Shpend Gashi u bëri thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve.

“Fuqia jonë më e madhe është dashuria. Mos bini pre e asnjë provokimi sepse gjithë kjo gjë e madhe është investimi i gjithë jetës sonë. E kemi vendosur jetën kolateral. Kërkesa ime është ju lutem largoni çdo lloj provokimi, lironi çunat!”, tha Gashi.

Ora 19:48
Ditëlindja e kryeministrit Rama, protestuesit e urojnë me tortë me beton e flamingo: Edhe 100 vite në burg! (VIDEO)

Për kryeministrin Rama, që sot feston ditëlindjen, protestuesit ‘kanë përgatitur’ një tortë prej betoni. Simbolika lidhet me investimin në Zvërnec pasi tortës i kanë vendosur edhe disa flamingo. Ndërsa në majë të tortës shkruhet “Shumë burg për ty!”

“Edhe 100 vite në burg!”, është ‘urimi’ i tyre. Torta ndiqet edhe nga një paradë flamingosh.

 

Ora 19:45
‘Kumbari im Sali Berisha notonte me paratë e shqiptarëve’, emigrantja nga Kanadaja 'luan kukafshehthi' në protestë: Hapa dollapa, Rama në burg (VIDEO)

Një emigrante nga Kanadaja që mori fjalën në protestën para kryeministrisë, tha se jeton atje prej 23 vitesh. Ndërsa nisi të rrëfente historinë e saj, Bora Mitrovica tha se emrin ia vuri Sali Berisha, kumbari i saj që “notonte në paratë e shqiptarëve.” Më pas, u kërkoi protestuesve të luanin lojën e njohur të kukafshehthit me të, por me një version të ri.

“Në maj 2023 prindërit e mi eredhën te gjyshërit dhe më thanë se do të më çonin për pushime në Toronto. 23 vite pushime duke qarë dëshpërimisht për nënën e gjyshin se doja të flija në dyshemenë e tyre. Unë mbaj gjakun e Ibrahim Mitrovicës. Çdo familje këtu ka histori, imja ka një emër! Emri im është Bora Mitrovica! Sali Berisha më vuri emrin e bukurive të Tropojës! O Salë, ti më mbajte kur isha fëmijë, por s’e vure re që kisha ikur! The se emrin do ta kisha Bora si bora e maleve, por u rrita jashtë. Kumbari im notonte me paratë e Shqipërisë! Nëna ime e bukur vdiq duke thirrur emrin tim! Ne u rritëm me përshesh me ujë, o Rama ç’po hanë fëmijët e tu? Ne jemi bijtë e Skënderbeut, jemi shqiponja! Ne kemi derdhur gjak për këtë vend! Rama, a do ta shisje nënën tënde? A më bëni një nder, do të luajmë një lojë të fundit? Hapa dollapa... Rama në burg, Berisha në burg!”, tha Bora Mitrovica.

Ora 19:35
I arrestuan babanë e vëllanë pas akteve të dhunës te Kuvendi, protestuesja: Lirojini, u dhunuan nga policia

 

Vajza e një protestuesi të arrestuar pas akteve të dhunës të Kuvendi, bëri thirrje për lirimin e protestuesve. Ajo pretendon se babai Frrok Bardhi dhe i vëllai Everest Bardhi, të dy në qeli, janë dhunuar nga policia. Ndonëse ishin protestuesit që të protesta te kuvendi hodhën gurë e sende të forta në drejtim të policisë.

“Jam krenare për ata të dy. Babai dhe vëllai im u dhunuan gjatë protestës dhe sot ndodhen ne komisariatin numër 3. Nuk jam këtu për të përhapur urrejtje, askush nuk duhet të dhunohet për shkak të bindjeve apo se merr pjesë në një protestë. Ju bëj thirrje të mos heshtim përballë padrejtësisë. Lironi çumat, lironi çunat”, tha Arbria Bardhi.

Ora 19:26
Dritan Goxhaj u lexon deklaratën protestuesve: Urime SHBA-ve Ditën e Pavarësisë, u kanë qëndruar pranë popullit shqiptar!

 

Protesta e 35-të para kryeministrisë ka nisur me leximin e një deklarate të grupit organizator, nga Dritan Goxhaj ku i urojnë Ditën e Pavarësisë SHBA-ve. Ndërsa shprehet rëndësia e kësaj dite dhe ndikimi që ajo ka në të gjithë botën, thuhet se shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin kur besimi i tyre cenohet nga pushteti.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e Pavarësisë! SHBA është aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e popullit shqiptar që ka qëndruar pranë. Në këtë ditë, kujtojmë Deklaratën e Pavarësië. Ajo ishte shpallja e një parimi që vazhdon të frymëzojë popuj anembanë botës, se qeveritë e marrin legjitimitetin nga të qeverisurit. Deklarata e Pavarësisë na kujton se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por besim i dhënë nga qytetarët. Kur ky besim cenohet, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin me mjete demokratike. Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve! Qoftë kjo ditë se liria nuk është dhuratë e pushtetit, por e drejtë e njerëzve”, lexoi Goxhaj.

Ora 19:15
‘Jeni sufllaqe’, ‘turp’, protestuesit kalojnë në mes të ‘Fan Zone’! Thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit (VIDEO)

Ndërsa protestuesit po marshonin drejt Kryeministrisë, ata kaluan edhe në Fan Zone, ku qytetarë të shumtë ishin ulur për të parë ndeshjet e Botërorit.

Të shumta janë thirrjet në drejtim te tyre. Disa u thonë “jeni sufllaqe”, të tjerë në kor thërrasin “turp” apo “bashkohuni me ne” në protestë.

Ora 19:14
‘Poshtë komunistët!’ Protestuesit ngjitin parrullën te Ministria e Brendshme (VIDEO)

Sapo kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur pa vonesë revoltën e tyre kundër qeverisë. Te muri i Ministrisë së Brendshme, ata kanë ngjitur një parrullë ku shkruhet “Poshtë komunistët!”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • polici: 05/07/2026 05:25

    MESYNI OSE PARLAMENTIN..OSE SHTEPINE E RAMES NE SURREL..KAPENI ..RRIHENI..DHE TERHIQENI ZVARRE..TE LIDHUR ME LITAR,,,..ME NJE VETURE SI QEN DHE DERGOJENI NE KOMISARIATIN NUMER 3....

    Përgjigju
  • amin: 05/07/2026 02:26

    edi rama do negocjoj arratisjen dhe do ju lere ne balte o Karlo, ndersa ju do vijne tju shqyejne aty brenda. ndryshoni sa jeni ne kohe

    Përgjigju
  • Ushtria e tastieres: 04/07/2026 23:13

    Te gjith juve qe komentoni, ktu ju ka dal boja prej sms te e shokut mazniku,hapni dy tre profile për person thoshte,dhe komentoni sa të mundeni. Të paktën bani pak trajnim të dukeni ma origjinal, Jeni realisht mjeran

    Përgjigju
    • Eri: 05/07/2026 05:26

      Mjeran jenti dhe shumica e atyre qe keni dale ne shesh. Nese ju paraqesni alternativen, 1000 here me mire Edi Rama.

  • ylli: 04/07/2026 22:45

    MESYNI PPARLAMENTIN...LERINI TEATROT ME KUKULLA.....FUTUNI NE PARLAMENT DHE MOS DILNI ME QE ATY...POPULLI DO TJU SJELLE NUKE E USHQIME....VETEM KESHTU BIE RAMA DHE BERISHA.....

    Përgjigju
  • Shkodrani: 04/07/2026 22:20

    E KA KUPTU TAN BOTA QE ASHT PROTEST ISLAMIKE ANTIAMERIKANE BASHK ME SHAMIAT BURKAT E PERÇET ARABE ME SHPEND GASHIN,OLTI JAZEXHIUN DHE HUDUTIN QE FINANCOHEN NGA IRANI,ARABIA SAUDITE DHE TURQIA.KERKOJN ME ÇDO KUSHT ME BLLOKU HYMJEN NE BE DHE ME KRIJU PARTI ISLAMIKE.NESE DO KISHIN ARDH NE ZVERNEC ME INVESTU ARAB NUK DO ISHIN NJE PERSGJALLI.

    Përgjigju
  • gren: 04/07/2026 21:56

    Dorë e zezë e agjenturës talebane,harxhime të mëdha,pagesa të mëdha,kush i sjell.... Sigurisht vijnë nga agjentura e refugjatëve që shesin bythën për pes euro.... Në gjith botën organet inteligjente të parët që infiltrojnë janë refugjatët që përdoren mish për top.

    Përgjigju
  • Jimmy: 04/07/2026 21:12

    Mos e qethni derrin se te gjatin e te gjatit do mirni o monstra!

    Përgjigju
  • Jimmy: 04/07/2026 21:10

    Kete sahanlepires gashi duhet dhene nje mesim I mire!

    Përgjigju
  • gwt: 04/07/2026 20:44

    Rejord protestuesish ne bulwvard jane 1000 vete dhe thojne qe perfaqsojn popullin dhe duasporen.Kaq wte Rama i mbledh vetem ne nhe kagjw ne Tirane . Mbyllni protesten dhe qerouni.U nis demokratike me jerkesa te drejta dge e kthten ne dhune .Pergjighen e moret tani ec oeroara

    Përgjigju
  • Kazai: 04/07/2026 19:32

    Ne 2026:therrasim poshte komunistet, tipike e protestave te Salehut.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 04/07/2026 19:27

    O sa bukur qe lehin qente rrugeve , bertisni me shume se as nje nuk ju perfill .Shkaterimtaret dhe talebanet e kane vendin ne burg , prisni se çfar perfundimi do te keni .

    Përgjigju
  • Sula: 04/07/2026 19:19

    Kto njerez nuk kane llogjike shko e ptush makinen e policise demton forcat e rendit e pretendojne ti lerojne te paguajne demet qe kane shkaktuar

    Përgjigju
  • Eri: 04/07/2026 19:13

    Antishqiptare

    Përgjigju
    • Toni: 05/07/2026 02:59

      Po, Rama eshte antishqiptar.