Rama komentator sporti? Kryeministri bën ftesën dhe e pranon! Alban Xhihani: Ndeshjen e do me presion apo pa presion

Nuk kanë qenë të pakta eksperiencat të cilat ka preferuar ti eksplorojë dhe jashtë politikës për kryeministrin Edi Rama.

E nisi shumë vite më parë, kur kandidonte për kryetar bashkie të Tiranës me Ëest Side Family, dhe këngën “Tirona”

Mori pjesë dhe si actor në filmin e Ermal Mamaqit, ‘Dy gisht Mjaltë’ ndërsa prej 3 sezonesh vijon podcastin ‘Flasim’ në faqen e tij në facebook.

Por duket që kryeministri Edi Rama kërkon të eksplorojë më tej. Pse jo? Të komentojë një ndeshje futbolli.

Këtë propozim ia bëri dhe Alban Xhihanit, komentatorit të ndeshjeve të Euro 2024.

Pjesw nga biseda:

Edi Rama: Të falenderoj shumë dhe ndonjëherë mbase jeta rrotullon, Kaç Çaushit nuk pretendoj t’I zë vendin por ndonjëherë po ta rrotulloi jeta, jo aty në atë banak se aty nuk jam I aftë.

Alban Xhihani: Doja të të bëja ftesë

Rama: Ftesë nuk kam marrë njëherë. E para, e dyta, një herë, aty, në komentim, anash teje, do të kisha shumë qejf ta provoja. Të shohim, rrethanat, se nuk dua të prish gjë. Se unë nuk jam as ekspert asgjë por mbase një herë.

Alban Xhihani: Ke ftesën që tani. Derisa të tërhiqem nga ky profesion do ta bëjmë 1

Rama: Po qe se t i nuk e gjen atëherë..

Alban Xhihani: Ndeshjen e do me presion apo pa presion

Rama: C’do të thotë?

Alban Xhihani: Miqësore apo kualifikuese?

Rama: Zgjidhe vetë, kualifikuese. Ku ti mendon që nuk të prish punë nga një eksperiment si ky

Për kryeministrin Edi Rama performanca në Euro-2024 e Kombëtares shqiptare të futbollit ishte më e mira e të gjitha kohërave.

Duke sjellë sërish në kujtesë momentet e freskëta të Shqipërisë në Europian me komentatorin e ndeshjeve të ekipit kuqezi në Europian Alban Xhihanin, Rama tha se eksperienca në Gjermani do të jetë e vlefshme për ambicien drejt Botërorit.

“Ka luajtur futbollin më të mirë që mbaj mend unë në kombëtaren Bëmë më të mirën tonë, skuadra është e re, eksperienca është jashtëzakonisht e rëndiëshsime në këto raste, dhe nga ana tjetër nëse do ta kishin thënë më parë që shiko sido të shkojë do jeni të gjallë deri në minutat e fundit të lojës, do thonim kjo është ajo që duam. Eksperienca do të jetë shumë e vlefshme nëse do të mbahet ky ritëm dhe inatin që duhet të synojmë botërorin", tha ai.

Ata rrëfejnë momentin kur Nedim Bajrami realizoi golin historik në sekondat e para të ndeshjes me Italinë.

Alban Xhihani: Më zuri në befasi, kolegu më tha, më zgjo, a jam në ëndërr", tha ai.

Edi Rama: Më mbeti pamja e italianëve, ishte gjithë delegacioni Italian, kthej kokën aty ishte një vaki, ishin në shok, të gjithë të ngrirë, s’kishte asnjë komunikim mes tyre.

Përgjatë bisedës, Rama dhe Xhihani vlerësuan edhe tifozët kuqezi si ëmbëlsira e eksperiencës në Euro-2024.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’

Alban Xhihani, komentatori sportiv ishte zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të mbyllur sezonin e tretë të podkastit të tij. Gjatë intervistës kryeministri Edi Rama ka dhënë këndvështrimin e tij për paraqitjen e kombëtares, por dhe mbështetjen nga tifozeria.

Po ashtu, kryeministri zbuloi jo skuadrën e tij të preferuar, por trajnerin që e ka bërë të ndryshojë dhe skuadrat e parapëlqyera. Me Morinjon, Rama tregon se ka një komunikim të vazhdueshëm që është zhvilluar dhe gjatë ndeshjeve të kombëtares.

Edi Rama: Në pushim të ndeshjes me Kroacinë, i shkruajta Morinjos dhe i thashë “deri tani ok” dhe më çoi një rresht me “mos fol”.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Mbyllet edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë

Pogradec/ Mbyllet edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë