Rama: Nesër vendosim për linjat e urbanit Tiranë dhe Durrës. Akt normativ me sanksione për lokalet që refuzojnë të mbyllen

Kryeministri Edi Rama tha se nga nesër do të marrim vendim për linjat e urbaneve për Tiranë dhe Durrës si pjesë e masave të marra për parandalimin e koronavirusit. Gjithashtu ai tha se është gati akti normativ për lokalet dhe restorantet  që të mbyllen dhe nëse kundërshtojnë do të sanksionohen.

'Akti normativ është gati dhe në orët në vijim do formatizohet për të vendosur sanksionet në lidje me masat dhe jemi munduar të krijojmë një ekuilibër në një kohë aspak të zakonshme. kemi vendosur ndalimin e aktivitetit të gjitha bar-eve dhe restoranteve dhe ta shoqërojmë këtë me një sanksion nëse ata tentojnë ta hapin aktivitetin. Megjithatë duhet të falënderoj një pjesë të madhe që janë ndërgjegjësuar vetë dhe e kanë mbyllur aktivitetin. Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni." tha Rama


Lajmi kryesor:

Gati akti normativ për masat! Pas diskove e palestrave, mbyllen baret, gjobë 20 mln lekë kujt s'i zbaton, mbyllen urbanët në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK