Arrestimi i zjarrvënësve, Rama: Krim barbar dënohet deri në 15 vjet burg! Gjykatësit të mos vazhdojnë me avazin e vjetër

Arrestimi i zjarrvënësve, Rama: Krim barbar dënohet deri në 15 vjet burg! Gjykatësit të mos vazhdojnë me avazin e vjetër

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur punën e policisë së Shtetit për arrestimin e zjarrvënësve në vendin tonë.
Rama thotë se zjarrvënia është një krim barbar të cilin Kodi Penal i Shqipërisë parasheh dënime deri në 15 vjet burg. Një falënderim e pati edhe për Agjencinë e Mbrojtjes Civile.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg.

Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre.”- thotë Rama.

Policia e Shtetit ka arrestuar një sërë zjarrvënësish në të gjithë territorin Shqiptar. Kryeministri Rama ka bërë thirrje disa herë që përgjegjësit të marrin dënimin siç e parashikon Kodi Penal Shqiptar pasi pasojat e vetë akti janë shumë të rënda. Kjo ka qenë një ndër thirrjet e para të Ramës pas mbledhjes me kabinetin qeveritar 48 orë në Tepelenë ku u përgatit plani për sezonin e ri në shtator.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 23/08/2023 22:21

    Mbase vene mend dhe te kujtohen mire te tjeret kur te kene te njejtat qellime. Por veshtire se denohen keta minjte e vegjel zjarrevenes, bejne dallavere prokuroret dhe gjyqtaret neper rrethe. Jo vetem digjet prona publike qe do dekada te zvendesohet, por demi eshte edhe miliona lek shpenzime per te shuar zjarret.

    Përgjigju
  • Toni: 23/08/2023 18:36

    Te mos tolerohen fare

    Përgjigju
  • Eni: 23/08/2023 18:35

    Eshte vendim shume i drejte

    Përgjigju
  • Alban: 23/08/2023 17:32

    15 jane pak , 25 ti denojne

    Përgjigju
  • Ani: 23/08/2023 17:31

    Ju lumt asnje lloj tolerimi per personat qe bejn keto lloj gjerash

    Përgjigju
  • Fiona: 23/08/2023 17:30

    Denim maksimal per cdo zjarrvenes

    Përgjigju
  • Ema: 23/08/2023 17:29

    Turp per qytetaret qe i vene zjarrin vendit per interesat e tyre personale

    Përgjigju
  • Kleo: 23/08/2023 17:00

    Bravo qeveria Rama per punen e bere! Nje skuader e cila vendos drejtesi ne vend, dhe cdokush do te marri denimin e merituar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore