Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës në protesta.

Teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku duket një biznes i vogël i dëmtuar gjatë protestës, Balla shkruan se paleta e re parashikon dëmshpërblim të menjëhershëm të bizneseve të dëmtuara, përmes një akti normativ që parashikon mbulimin nga shteti të 70%–100% të dëmeve materiale.

Sipas Ballës, njerëzit e punës që u dëmtuan nga dhuna nuk do të jenë kurrë vetëm, por do të kenë mbështetjen e Qeverisë.

“Mos u mërzit! Paketa e prezantuar sot nga Kryeministri parashikon dëmshpërblim të menjëhershëm të bizneseve të dëmtuara, përmes një akti normativ që parashikon mbulimin nga shteti të 70%–100% të dëmeve materiale. Njerëzit e punës që u dëmtuan nga dhuna nuk do të jenë kurrë vetëm”, ka shkruar Balla.


Lajmi kryesor:

Nga dëmshpërblimi i bizneseve te ndëshkimet financiare e penale për dhunuesit në protesta, Rama prezanton një paketë të gjerë masash: Kush thyen paguan! Dje në Tiranë mercenarë nga Spanja! Akuza për PD: Strehë e dhunës