Rama: Qeveria e Rilindjes dhe krimi i vrasjeve në pasqyrën e viteve
TIRANË, 6 Maj /ATSH- I. Vata/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një databes të krimit të vrasjeve ndër vite, që nga viti 1990 deri më 2015, duke përdorur si argument shifrat si tregues i transformimit të Policisë së Shtetit, ku shifrat e kriminalitetit janë nën mesatares e krimit në rajon këto 18 muaj të qeverisjes […]
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një databes të krimit të vrasjeve ndër vite, që nga viti 1990 deri më 2015, duke përdorur si argument shifrat si tregues i transformimit të Policisë së Shtetit, ku shifrat e kriminalitetit janë nën mesatares e krimit në rajon këto 18 muaj të qeverisjes së Rilindjes.
Kryeministri Rama publikoi pasditen e sotme komentin per krimin në retrospektivë për 25 vite dhe sjell para opinionit publik dhe skeptikve, efikasitetin e Policisë së Shtetit dhe preformancën e saj gjatë qeverisjes së mazhorancës. Ai shprehet se "S'ka asnjë dyshim se ka ende shumë më shumë për të bërë se ç'është bërë në këta 18 muaj që Shqipëria të ketë një polici europiane dhe që polici shqiptar të ketë figurën që duan e meritojnë qytetarët e këtij vendi. Por, në këtë pasqyrë janë shifrat pa koment që flasin vetë nëse Shqipëria po merr kthesën në drejtimin e duhur drejt transformimit në një vend plotësisht të sigurtë, ku shifrat e kriminalitetit të jenë nën mesataren rajonale dhe në mesataren europiane".
Kryeministri Rama, rendit vrasjet e regjistruara ndër vite: Viti 1990 evidentuar 129 vrasje, 1991 (205 vrasje), 1992 (251 vrasje), 1993 (268 vrasje), 1994 (265 vrasje), 1995 (210 vrasje), 1996 (248 vrasje), 1997 (1542 vrasje), 1998 (573 vrasje), 1999 (496 vrasje), 2000 (275 vrasje), 2001 (208 vrasje), 2002 (179 vrasje), 2003 (144 vrasje), 2004 (119 vrasje), 2005 (131 vrasje), 2006 (87 vrasje), 2007 (103 vrasje), 2008 (88 vrasje), 2009 (82 vrasje), 2010 (118 vrasje), 2011 (124 vrasje), 2012 (125 vrasje), 2013 (107 vrasje), 2014 (98 vrasje).
Po ashtu, kryeministri Rama rendit databesin e vrasjeve në tremujorit të parë janar- mars (në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia po ashtu); Viti 2005 evidentuar 27 vrasje, 2006 (17 vrasje), 2007 (19 vrasje), 2008 (23 vrasje), 2009 (26 vrasje), 2010 (28 vrasje), 2011 (29 vrasje), 2012 (29 vrasje), 2013 (28 vrasje), 2014 (32 vrasje), 2015 (16 vrasje) 55.8% më pak vrasje se në vitin 2014.
"Vrasjet për muajin prill 2015 (edhe në këtë statistikë janë të mbledhura bashkë edhe vrasjet me dashje edhe vrasjet nga pakujdesia gjithashtu):Viti 2015 evidentuar 3 vrasje. 2014 (11 vrasje), 2013 (14 vrasje), 2012 (7 vrasje), 2011 (7 vrasje), 2010 (6 vrasje), 2009 (7 vrasje), 2008 (5 vrasje), 2007 (7 vrasje), 2006 (10 vrasje). 2005 (9 vrasje), 72.7% më pak vrasje se në vitin 2014, 78.6% më pak vrasje se në vitin 2013", shkruan Rama. /atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.3%
-
Normal
19.4%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilat janë 4 shenjat më me fat të zodiakut në Janar
7 Janar, 18:45
-
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%
7 Janar, 18:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet
7 Janar, 18:10
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët
7 Janar, 17:07
-
Shkenca dhe arkeologjia hedhin dritë mbi historinë e Adamit dhe Evës
7 Janar, 17:06
-
'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump
7 Janar, 17:04