Rama falenderon Scholz: Procesi i rinovuar i Berlinit, një nga shumë sukseset e tij

Rama falenderon Scholz: Procesi i rinovuar i Berlinit, një nga shumë sukseset e tij

Edi Rama dhe Olaf Scholz, foto arkiv

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresit të Partisë Social Demokrate që po zhvillohet në Berlin. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve në Berlin. Rama shkruan se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në Berlin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka zhvilluar një takim 'kokë më kokë' me Olaf Scholz.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Kurti takohet me Scholz në kongresin e SPD-së: Nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe

Olaf Scholz dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongresit të Partisë Socialdemokrate. Kurti tha se takimi me Scholz ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkroi Kurti.

Sipas kryeministrisë, Kurti do të qëndrojë për vizitë në Gjermani edhe nesër, ku do të takohet me emigrantët e Kosovës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/12/2023 02:18

    /PRITJE/,qe duhen hapur uzina makinash,jam dakord,por mos harro,ne shumicen e ketyre,procesi i punes behet me robote,nuk kane nevoje per lezhjane e krutane.Ndoshta mund te gjendet dicka tjeter qe kerkon pune manuale.

    Përgjigju
  • Pritje madheshtore: 09/12/2023 18:30

    Gjermania dhe Scholz meriton nje pritje madheshtore pse jo nje nderim sikur ne kohen e ilirise pasi gjermania na ka njohur historine antike qe nuk e luan topi dhe na mbeshtetur ndaj duhet shteti tja ktheje me respekt mirnjohje dhe pritje madheshtore , lind pyetja pse te mos ndertohen ne Lezhe apo Fush Kruje fabrika te OPEL ose fabrika linje prodhimi automobilistik te Audi BMW etj , duke e llogaritur qe keto zona kane nje potencial dhe dalje ne det per shitje “overseas” do ishte nje mundesi dhe duhet ti jepet nje ambient zhvillues kesaj ideje te zotit Scholz pse jo ne 2025 te nise hapjen te ndonje automobili gjerman OPEL apo dicka tjeter , sigurisht nje vend si shqiperia qe ne 2020 shikohet vend serioz dhe strategjik per zhvillim! Respekt Gjermania dhe Scholz qe e njohen celesin antik te albaneve ne zhvillimin dhe vendosjen ne anijen europiane aty ku gjithnje ka lundruar qe ne antikitet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Erkand Qerimaj akuza të reja për Federatën e Peshëngritjes: S'më kanë regjistruar në Kupën e Botës, pikët vlejnë për Olimpiadën

Erkand Qerimaj akuza të reja për Federatën e Peshëngritjes: S'më kanë regjistruar në Kupën e Botës, pikët vlejnë për Olimpiadën