Kryeministri Edi Rama në konferencë
Kryeministri Edi Rama trajtoi edhe reformimin e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë viteve dhe vitit që po mbyllet.
Ai u shpreh se tani ka kërkesa shumë herë më të larta për studentë në Akademinë e FA-ve, flotë helikopterësh, dronë Bajraktar, bazë ajrore taktike e NATO-s, makinën e parë ushtarake prodhim vendas dhe gjithashtu rritja e pagave në ushtri, duke e bërë vendin e dytë më të paguar në rajon dhe do tentohet edhe në NATO.
Fjala e Ramës për sektorin e Mbrojtjes:
“Kemi një transformim të madh përsa i përket forcave të armatosura, që lexohet në një fakt të vetëm, që për 70 kuota në Akademinë e FA-ve, kemi pasur mbi 1100 aplikime. Disa vite më parë s’e imagjinonte dot njeri. Nga pikëpamja e infrastrukturës, logjistikës, investimit, janë në standardet e NATO-s. Por ne vazhdojmë, edhe pse kemi rritur vazhdimisht pagat e tyre, duke e bërë ushtrinë e dytë më të paguar të rajonit, do ta bëjmë të jetë më e paguara edhe në NATO. Sot kemi flotë helikopterësh të shtuar, kemi dronët Bajraktar, një bazë ajrore taktike e NATO-s, që është funksionale, po kthehet në funksion baza ajrore e Gjadrit, për vendosjen dhe stërvitjen e helikopterëve Black Hack.
Kemi infrastrukturë dhe qendër ekselence për teknologjinë dhe inovacionin, që është pranë muzeut të ushtrisë. Kemi dhe një risi tjetër, me prototipin e makinës ushtarake shqiptare “Shota”, që është prezantuar edhe në panairin e Parisit, do kemi edhe makinën tonë ushtarake duke nisur nga fundi i vitit të ardhshëm ndoshta. Qasje e Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me asetet e Ushtrisë, duke iu afruar shumë vendeve të tjera të NATO, me departament të dedikuar, që do e vëmë në funksion të turizmit. Me rol të strukturës që merr pjesë në këto zhvillime.
Kam edhe më shumë, por duke qenë se e theva rekordin e gjatësisë së një konference të fundvitit përsa i përket pjesës time, do ju jap kohë edhe për disa pyetje”.
Lajmi kryesor: