Djegia e mandateve, Meta: Veprim ekstrem, opozita të bëjë një hap prapa...qeveria dy

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka komentuar për herë të parë vendimin e opozitës për të nisur procedurat për djegien e mandateve, duke e cilësuar këtë një veprim ekstrem që nuk i shërben as integrimit evropian të vendit.

Sa i përket protestës së opozitës që do të mbahet nesër përpara Kuvendit, Meta ka bërë thirrje për qetësi, duke kërkuar që tubimi të jetë paqësor.

Një ditë më parë, në një reagim të ashpër SHBA i kanë bërë thirrje opozitës të tërhiqet nga vendimi për djegien e mandateve.

VIDEO/Intervista e plotë e Presidentit Ilir Meta për Deutsche Welle

Pjesë nga intervista e Metës për Deutsche Welle në Berlin

Gazetarja: Zoti President, para pak ditësh kishte një protestë masive në Shqipëri. Po protestohet për të rrëzuar qeverinë “Rama”. Cili është vlerësimi juaj për situatën politike në vend?

Presidenti Meta: Përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse, akoma më keq konfrontuese, sidomos jashtë institucioneve, është një zhvillim i padëshiruar, ndërkohë që mbeten pak muaj që vendet anëtare të Bashkimit Europian të shprehen edhe një herë për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendit.

Kështu që është momenti për të reflektuar të gjitha palët, për të pasur një qasje tjetër jashtë konfrontimeve të padëshiruara.

Gazetarja: Përkundër këtyre që thatë duket se ka një acarim apo përkeqësim të situatës që vjen nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetëve. A mund të na thoni cili është qëndrimi juaj për këtë krizë institucionale?

Presidenti Meta: Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij.

Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.

Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.

Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publik, pasi në fund fare asnjë justifikim nuk do të jetë i vlefshëm dhe i dobishëm për askënd në rast se vendi do ta humbasë këtë mundësi.

Mundësitë, sidomos pas arritjes të marrëveshjes historike midis Maqedonisë dhe Greqisë, janë mjaft të konsiderueshme. Ndaj duke përfituar dhe nga ky sukses i Maqedonisë të japim një mesazh pozitiv dhe një mundësi Bashkimit Europian, që të japë një sinjal të fortë shprese dhe inkurajimi për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor në qershor.

Gazetarja: Opozita ka paralajmëruar se të enjten do të ketë një tjetër protestë. Cili është mesazhi juaj në lidhje me këtë protestë?

(vjion)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dridhe Like: 21/02/2019 10:23

    Ne se doni te shikoni ligesine dhe pafytyresine shikoni Ilir Meten,Sali Berishen,Monika Kryemadhin,Lulzim Bashen keta hijenat e ketij vendi qe perpelitet tash 29 vjet nga keta te paskrupuj.

    Përgjigju
  • Skrapari: 20/02/2019 21:17

    Mandati tend duhet te nderpritet e shko bashke me Salen na beni nje 97 te dyte, nje tjeter Gerdec , nje tjeter 21 janar etj etj "heroizem a"qe vetem Ju te dy ja keni dhuruar Keti vendi Me mire merr drejtimin e opozites qe te mos luftush nen rrogos, por balle per balle Turp

    Përgjigju
  • Daku: 20/02/2019 20:53

    Rusia te thirri nen arme?

    Përgjigju
  • toni: 20/02/2019 15:30

    un sbej mbrapa..mona le ta bej para e mbrapa

    Përgjigju
  • fadil BAJG gjoleka: 20/02/2019 15:22

    O ilir meta e vërteta thesin plot e ke mush o iliri bibilush. Ku e çove floririn o ilir këlliri ktheja popullit Shqiptar gjith floririn që ke mar. E kështu ti bën 10 hapa prapa e ZOTI ju ardht haku o ilir tarallaku.

    Përgjigju
  • Mala: 20/02/2019 15:05

    Presidenti s=me shume se dy e shume me shume se nje,Te shkon edhe formalisht ne opozite si Nishani.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 20/02/2019 14:40

    Di shume te verteta ky mender president,po i kane pelqyer parate e Mones,e sa per Tonin e Kombinatit e din shume mire ai po ja ka falur se heq cizmen ajo e te ben telendi.

    Përgjigju
  • Berti: 20/02/2019 13:44

    Qeveria nuk mund te bej hapa prapa sepse nuk po kercen tango me Monen o Like masakarai. Mona le te kerceje tango me Tonin e Kombinatit sepse ndoshta vetem ti nuk e di te verteten.

    Përgjigju
  • O Liro: 20/02/2019 12:51

    Kur paske qene kaq kunder PS-se , pse e pranove zoterote mandatin e presidentit??????Ishin burra te mire atehere ata??????!!! ore ju te gjithe njesoj jeni , po mjere ne te shkretet qe nuk biem nje mendje t'ju pastrojme te gjitheve e te veme ndonje tjeter te ri fringo, me deshire e vullnet per ta cuar perpara kete vend....

    Përgjigju
  • Iliri: 20/02/2019 11:45

    Lenini e dhe orientmin me hapa mesim i mire pe Rusie ky !!!! Per te gjithe kete xhalamahi presidenti eshte dora vete Qellimi eshte qe ky te behet ndermjetes i paleve ,te ndihmoje opoziten e te rregulloje biograjine e ti me Amerike e Europen ,se ai stabilizzi gjendjen e per kete ka merite per te mbuluer te tjerat

    Përgjigju
  • Dibrani.: 20/02/2019 11:32

    Z.Meta,ju jeni bashkefajtor ne kanabizimin e vendit,ju jeni perfitues nga ky fenomen,po aq sa Z.Rama.Ky konstatim i imi,bazohet ne faktin se ju keni qene ne pushtet bashke me Z.Rama.Ne se ju,nuk do te ishit perfitues do te ishit larguar nga pushteti dhe qeveria kishte rene,per rrjedhoje do te ishte nderprere ky fenomen qe ne fillim.Prandaj,mos kerko te japesh mend,sepse nuk e ke kete te drejte.Nga ana tjeter bashkimi i PD me partine tende,eshte perhallet e veta e jo per hallet e Popullit.Momenti i ndeshkimit po vjen.

    Përgjigju
    • CaBone: 20/02/2019 16:04

      Plotsisht dakort me ty 100%. Po dhe me e ber kaq shum te madhe ket punen e barit sikur sja vlen mendoj un. Shum mir ben qe e perhapen se hengren dhe njerzit normal pak se ashtu po hanin vetem pak njerez. Fundja ca te keqe ka hashashi kur tani perdoret edhe ilac? Te jem un si shteti Shqiptar i fus mje te legalizume dhe ja le te lefin goret pastaj.

  • Populli: 20/02/2019 11:21

    Si nuk ka nje fije cipe ky,nuk e shikon baxhellen qe ka ne shtepi,te ndjehet i turperuar qe e beri gruaja telendi ne sy te popullit,njerez tinzar e paskrupull.

    Përgjigju
  • Tata: 20/02/2019 11:19

    O mik je aq i dal bojesh .JE KOMPLET PREDIDENT I OPOZITES JE DHE SEKRETAR I MONIKES .BOLL U SHTIRE SI ILVIJA .

    Përgjigju
  • Donela: 20/02/2019 11:18

    Ti si President bej 3 hapa prapa!

    Përgjigju
  • Lebetitje: 20/02/2019 11:12

    Po vjen SPAKu o veshkarton

    Përgjigju
  • xreport: 20/02/2019 10:30

    pse kaq budallenj na di ti, gruaja jote me urdher nga ti i ben ato .... qeveria te bej 2 hapa para jo mbrapa .... ptuhhhh

    Përgjigju
  • WTF: 20/02/2019 10:01

    Ky kokecepshi thote veprim ekstrem i opozites por qeveria duhe te beje dy hapa mbrapa, nje hap me shume se ekstremistet e opozites. Sipas ketij, i bie qe qeveria eshte me ekstremiste se opozita!

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 20/02/2019 09:40

    Tangua e habitshme e ILIR FLORIRIT nje mbrapa dy mbrapa... Vallezojne Monika me nje cizme me Lulashin!

    Përgjigju
  • Lexues: 20/02/2019 09:39

    Po foli gruas mo vlla, apo nuk ka politike ne shtepi

    Përgjigju
  • Tan_Tironci: 20/02/2019 09:26

    Ndersa Ti, hajdut jep doreheqje.

    Përgjigju
  • Maverick: 20/02/2019 09:26

    Ti je veç një ndyrsirë dhe asgjë më tepër!!!

    Përgjigju
  • Moza: 20/02/2019 09:24

    Te pares foli gruas, se te ka dale nga binaret, duhet ta filloni nga vetja, duroni se erdhen zgjedhjet, aty do shifet populli ke do.

    Përgjigju
  • Albsn: 20/02/2019 09:07

    Mblidhja gruas tate! Ka merre shume turravrap Me flakadan ne dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës