Reforma administrative në
janar kërkon rishikimin e buxhetit

Reforma administrative në<br />janar kërkon rishikimin e buxhetit
TIRANE- Reforma administrative që do të bëhet në fillimin e vitit të ardhshëm pritet që të rrëzojë buxhetin vjetor që do të miratohet këtë muaj.

Kjo vjen pasi me ndryshimin e ndarjes adminsitrative në vend do të bëhet edhe rishpërndarja e re e fondeve për njësitë vendore të cilat pritet që të shkurtohen shumë në numër. Në këtë mënyrë, edhe debati i flaktë që ka përfshirë politikën në vend mund të ripërsëritet me fillimin e vitit të ardhshëm.

BUXHETI
Me fillimin e punimeve për reformën zgjedhore, qeverisë do ti duhet që të bëj edhe rishikimin e buxhetit vjetor, i cili do të ketë shumë pak kohë që do të ketë hyrë në fuqi. Nga ky rishikim i buxhetit pritet që të ardhurat të shtohen edhe më shumë pasi njësitë vendore të cilat nuk garatojnë as një të ardhur për shtetitn nuk do të ekzistojnë më duke krijuar ndarje të re administrative dhe për rrjedhojë, njësitë e reja administrative do të fillojnë që të grumbullojë para për shtetin. Në këtë mënyrë, edhe të ardhurat që janë parashikuar në draftitin e tanishëm që po debatohet në Kuvend, do të biejnë poshtë pasi ato të rishqyrtohen sërish në fillimin e vitit të ardhshëm.

REFORMA
Reforma që do të bëhet në ndarjen territorjale në vend pritet që të shoqërohet së bashku me reformën zgjedhore, kjo pasi këto dy nisma të cilat janë paraqitur nga qeveira për tu bërë vitin e ardhshëm janë ndjekur me mjaft interes edhe nga OSBE-ODIHR. Sipas ndërkombëtarëve, këto reforma duhet të bëhen të dyja rreth një vit e gjysëm përapra zgjedhjeve vendore të vitit 2015 që përkon me fillimin e vitit të ardhshëm pasi këto zgjedhje priten që të mbahen në muajin maj të vitit 2015. Kësisoj edhe rishikimi i buxhetit vjetorë është i pa shmangshëm që në fillimin e vitit 2014.

NDARJA ADMINISTRATIVE
Vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, rreth dy muaj më parë, pohoi se vendi ka nevojë për një ndarje të re administrative pasi disa komuna po kthehen në barrë për shtetin pasi të ardhurat e tyre janë 0, kësisoj, qeverisë do ti duhet që të mbulojë edhe shpenzimet e tyre. Në këtë reformë është përllagaritur që komunat në më pak se 5 mijë banorë do të shkrihen dhe në të gjithë vendin janë rreth 150 njësi vendore të tilal. Në atë kohë, kreu i qeverisë deklaroi se rezultati i reformës do të jetë kalimi i Shqipërisë nga fragmentarizimi në decentralizim.

“Ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur sot këtë reformë, është e papranueshme në kushtet e Shqipërisë që administrata e komunave t’u kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5000 banorë dhe 70 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe qëndrojnë vetëm fal pagave të financuara nga buxheti i shtetit. Kemi një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë një makrostrukturë që është e parealizuar në lidhje me këto komunitete”, ka theksuar Rama gjatë konferencës së organizuar për rindarjen e njësive administative në vend.
 
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive