Replika në distancë/Rama sjell kontrollorë nga Turqia e Greqia, Meta acarohet: Shqiptarët janë zot në vendin e vet! Historia e Rinasit e sajuar për të më provokuar mua

Replika në distancë/Rama sjell kontrollorë nga Turqia e Greqia, Meta acarohet: Shqiptarët janë zot në vendin e vet! Historia e Rinasit e sajuar për të më provokuar mua

Edhe pse në distancë, të ftuar në debate të ndryshme televizive, nuk kanë munguar replikat dhe akuzat mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në lidhje me çështjen e bllokimit të Rinasit për 24 orë për shkak se kontrollorët e trafikut ajror shpallën paaftësinë për punë për shkak të stresit të krijuar nga ulja e të ardhurave financiare të tyre përgjatë pandemisë.

Kryeministri Rama tha se puna në Kullën e Kontrollit ka nisur me kontrollorët e ardhur nga Turqia dhe se nesër do vijë një grup tjetër nga Greqia,  por kjo nuk i ka pëlqyer presidentit Ilir Meta, i cili ka nisur me deklaratat e tij nacionaliste se shqiptarët duhet të jenë zot në vendin e tyre dhe se kjo gjendje u krijua pasi qeveria nuk ka pasur vullnet për të zgjidhur problemet që ekzistonin prej kohës në këtë sektor.

“Unë i kam bërë të qarte se për shkak te pandemisë, paga dhe trajnimi duhet ti përshtatet kësaj situate. Nuk jam dakord me lënien e detyrës. Ka pasur mungese vullneti për një zgjidhje sepse edhe me herët janë konstatuar probleme te menaxhimit te këtij institucioni, qe nuk kane marre përgjigje. Populli shqiptar nuk do te zëvendësohet me popuj të huaj, por do jetë zot në vendin e vetë dhe në tokën e tij, ky vend do ketë fëmijë dhe të ardhme”, tha Meta në Syri.Tv

Ndërsa deklaratat e qeverisë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nxitën këtë grevë të jashtëligjshme të kontrollorëve të trafikut ajror për të futur vendin në greminë, Presidenti i cilësoi si provokime që i bëhen atij dhe se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për Ilir Metën është e sajuar.

"Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën. Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar.  Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen", tha Meta.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama iu drejtua presidentit Ilir Meta duke e akuzuar për bllokimin e Rinasit, duke i thënë se plani i tij dhe i Berishës dështoi, pasi vaksinat do mbërrijnë sot dhe fluturimet rifillojnë nesër në normalitet. Ndërsa kërkesën e presidentit Ilir Meta që Kontrolli i Lartë i Shtetit të nis auditimin e plotë në shoqërinë ‘Albcontrol’, Rama i ka cilësuar thjeshtë si 'dokrra'.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 09/04/2021 02:29

    Sa te jesh ti ne krye te ketij shteti o like injoranti e kokemadhi Shqiperia nuk eshte e zonja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja