Mjeku veteriner Agim Nelaj lidhur me situatën e koronavirusit në vend, përsa i takon edhe sektorit të blegtorisë, gjatë një lidhje skype në emisionin ’Repolitix’ të gazetares Odeta Dume u shpreh se puna për sa i takon bërjes së vaksinave për kafshët duhet të vijojë normalisht. Kjo, për faktin se deri më tani nuk kemi rast tek ndonjë kafshë që të jetë konfirmuar pozitiv me COVID-19.
"Fakti është që nuk ka asnjë arsye që pandemia të pengojë punën veterinare. Sezoni pranveror është sezoni ku bëhen të gjitha masat profilaktike në blegtori dhe pastaj fillon koha e asimilimit tek kafshët dhe pastaj do të kalojë tek kullotat, por kështu po kalon gjithë kjo periudhë. Përderisa nuk ka asnjë rast kafshe të konfirmuar pozitiv me këtë virus nuk ka arsye pse të pezullohet’’, tha Nelaj.
Mjeku veterinar sqaron ndikimin që ka pasur në kohë prishja e ekuilibrit në marrëdhënien njeri-ekosistem. E njëjta gjë që ka ndodhur edhe me situatën e “Lopës së çmendur”, rastet e rrezikut kur virusi që mbart kafsha transmetohet tek njeriu, pasi ka konsumuar mishin dhe nënproduktet e tij.
"Kafshët tona apo ushqimet që marrim nga kafshët apo nga bimët tona janë të tejngopura me hormone apo me pesticide. Në vitet 90’ ndodhi që të kishte një gjë mjaft misterioze që u përhap në të gjithë botën, ishte një fenomen mjaft i çuditshëm që u 'çmend' lopa. Fakti është që njerëzit për të rritur sasinë e prodhimit të mishit, kishin marrë mishin e lopës dhe të gjitha kafshëve të tjera, i dërguan në industri, i bluan dhe i bënë miellra dhe filluan të ushqejnë një kafshë që është barngrënëse siç është lopa, me ushqime që janë për mishngrënësit. Në këtë mënyrë ndodhi zbutja e trurit, prandaj u quajt 'Lopa e çmendur'. Edhe njerëzit gjatë kësaj kohe janë ushqyer me këtë lloj mishi. Pas kësaj doli një sëmundje tjetër tek njerëzit e cila u vërtetua se ishte një lloj proteine që vinte nga këto kafshë të ushqyera me këtë lloj ushqimi. U përhap sëmundja edhe tek njerëzit. Mendoj që ky virus agresiv ka evoluar dhe imuniteti tek njerëzit ka rënë. Ky virus është i përhapur në ato zona ku ka një popullsi më të madhe", sqaroi mjeku veteriner.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor, 21:29
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor, 21:32
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Berisha mbetet non grata, Nesturi në 'Repolitix': Goditje e fortë nga Britania, mbështetje edhe për SPAK! Çaça: U regjistrua si kryetar i PD, mori fund teatri
11 Dhjetor, 21:18
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor, 11:51
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor, 21:42
-
Rikthimi i Berishës në Parlament/ Meçe në 'Repolitix': Sot ishte krenar, por i dh...! Çaça: Ai sfumon çdo zë nga opozita! Tafani: PD pa bosht ideologjik
3 Dhjetor, 21:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për gjykim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10