Repolitix/Brataj: Vaksinat ruse dhe kineze janë efektive, duhet t'i përdorim dhe ne! Alimehmeti: Të mos humbasim më shumë kohë

Kreu i Urgjencës kombëtare, Skendër Brataj tha se vendi ynë duhet të marrë vaksinat ruse dhe kineze, pasi vendet e shumta që i kanë përdorur dhe shumë pranë nesh kanë treguar se janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore më shumë se vaksinat e tjera. Brataj tha se fillimisht pati një hezitim ndaj tyre pasi as EMA dhe as FDA nuk i certifikuar, por sot gjërat po ndryshojnë dhe se me ato vaksina janë bërë me mijëra doza që kanë treguar efektivitete.

"Duke parë që hezitimi nga EMA DHE FDA për mbështeten e këtyre vaksinave dhe duke parë me miliona doza që janë bërë deri tani kanë treguar efikasitetin në një përqindje shumë të lartë. Edhe për efektet anësore që nuk kanë pasur shumë në raport me vaksinat e tjera. Komiteti i vaksinës që merret me studimin e vaksinave dhe të dhënat thamë në parim se vaksina si kineze dhe ruse mund të përdoren", tha Brataj.  

Edhe për epidemiologun Ilir Alimehmeti Shqipëria nuk duhet të humbasë më shumë kohë dhe të marrë sa më shpejt këto vaksina për përdorim.

"Shumë prej tyre janë bërë edhe në shtete shumë pranë nesh dhe ne kemi dhe informacione më të bollshme. Nuk bën më sens që të ngelemi mbrapa dhe nuk duhet të humbim më shumë kohë", tha Alimehmeti.

Gjatë ditës së sotme qeveria ka miratuar një Akt Normativ me atë të të cilit i hap rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina të cilat prodhojnë vaksina anti-COVID.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Varianti britanik i COVID, Brataj: Dyshoj se në Shqipëri ka hyrë që në fund të dhjetorit ose në janar! Ka pasur më shumë lëvizje për festa (VIDEO)

Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID me përhapje më të madhe, e cila është reflektuar edhe në shifrat e larta të rasteve të reja në 24 orë. Lajmi u konfirmua sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kreu i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se dyshon se varianti britanik ka ardhur në vendin tonë që në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

Këtë Brataj e argumenton me rritjen e rasteve ditore, por edhe me faktin se në dhgjetor dhe janar lëvizja e qytetarëve ka qenë e lirë dhe se ka pasur shumë fluks për shkak të festave.

"Mendoj se varianti i ri ka ardhur që në fund të dhjetorit ose  në fillim të janarit. Shpejtësia e rritjes së të infektuarve na e jep këtë dyshim. Deri në dhjetor masat që u morën ka qenë e lirë lëvizja e qytetarëve në Britani të madhe. Në periudhën  e festave ka pasur më shumë lëvizje”, tha Brataj.

Numri i infektimeve vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht një uljeje të lehtë në fillim të marsit,  dhe për këtë arsye masat kufizuese do jenë në fuqi edhe për 2 javë, bëri me dije Komiteti Teknik.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar