Rithemelimi dhe PL protestë me molotov drejt bashkisë së Tiranës, injorojnë thirrjen e policisë! Heqin gardhin metalik

TIRANE-  Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan sërish sot para bashkisë së Tiranës me të njëjtin skenar dhune, pavarësisht thirrjes së policisë  për të evituar skenat e dhunës. 

Në protestën që këtë herë zgjati për më shumë se 3 orë, protestuesit që në nisje (Ora 10:00) hodhën molotovë në drejtim të godinës së bashkisë dhe tymuese drejt forcave të policisë, të cilët krijuan dy - radhë përforcueses për të mos lejuar thyerjen e perimetrit.

As kësaj herë arsenalit të molotovëve, tymuese dhe gurëve nuk i mungoi edhe e gjitha shporta e fruta-perimeve.

Të pranishëm ashtu si në çdo protestë ishin përfaqësues të rithemelimit dhe partisë së lirisë të cilët vijuan me po të njëjtën axhendë të fjalimeve.

Si në çdo grumbullim tjetër të mbajtur deri më tani para bashkisë, u bashkua edhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, me të njëjtën kërkesë për lirimin e babait të saj.  

Militantët, një pjesë e të cilëve me fytyra të mbuluara për të mos u identifikuar nga policia, tentuan të thyenin disa herë kordonin e policisë me forcë, ndërsa injoruan gjatë gjithë kohës thirrjet e policisë që të mos goditeshin efektivët dhe të mos hidheshin mjete piroteknike.

Protestën e radhës Rithemelimi e la të martën e ardhshme më 21 maj, si takimin e radhës ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, me protagonist ish rivalin i tij në zgjedhjet vendore të 1 viti më parë, Belind Këlliçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Adriana Kalaja: Mallkuar 99% e Tiranës që nuk del në protestë, jeni të gjithë me Veliajn

1715687309_kalaja.JPG

Nuk e ka mbajtur dot frustrimin e braktisjes për herë të 7-të të protestës së Rithemelimit nga protestuesit dhe Adriana Kalaja ka mallkuar të gjithë qytetarët e Tiranës, për të cilët tha se janë me Erion Veliajn prandaj s’dalin në protestë.

“Çdo parti opozitare që sot nuk del të protestojnë, automatikisht është në krah të Veliajt dhe do merrnin përgjigjen e merituar në momentin më të parë. Çdo qytetar i Tiranës që nuk guxon të dalë këtu ka të njëjtin mentalitet si Veliaj”, ka thënë Kalaja.

Por, duke parë rezultatin e zgjedhjeve të 2023, kur Erion Veliaj fitoi me mbi 60 mijë vota kundër Belind Këlliçit, që është edhe fitorja më e thellë në historinë e zgjedhjeve në Tiranë, duket se pohimi i Kalasë është i vërtetë.

Ora 13:45
Rithemelimi e PL sërish molotovë drejt bashkisë, pas protestës godina kthehet në skenë krimi, merren provat materiale

 

Foto: Ekspertet e policise tek godina e bashkisë mbledhin provat pas protestës, 14 maj 2024 

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan sërish para bashkisë së Tiranës me të njëjtin skenar. Drejt godinës dhe policisë u hodhën molotovë dhe tymyese. Militantët, një pjesë e të cilëve me fytyra të mbuluara për të mos u identifikuar nga policia, tentua të thyenin disa herë kordonin e policisë me forcë, ndërsa injoruan gjatë gjithë kohës thirrjet e policisë që të mos goditeshin efektivët dhe të mos hidheshin mjete piroteknike. Pas protestës bashkisë iu vu shiriti dhe u kthye në skenë krimi. Ekspertët e hetimit shkuan atje për të marrë provat materiale. 

Ora 12:51
Rithemelimi tenton të heqë gardhin metalik! Ka dhe militantë me fytyra të mbuluara për të mos u identifikuar nga policia

 

Militantët e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë po tentojnë të heqin gardhin metalik që I ndan ata nga forcat e policisë. Ndërkohë në resht të parë për të ndalur hyrjen e militantëve tashmë janë forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Në protestë janë të njëjtat fytyra si në protestat e para që nxisin dhunën, si Klevis Balliu, Sali Lushaj. Por ka dhe të tjerë të cilët janë me maska me qëllim që të mos identifikohen nga policia. 

Ora 11:57
FOTO/ Argita Malltezi sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës, nuk harron mesazhin në bluzë: Lironi babanë

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës mori pjesë sërish në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Argita Malltezi shfaqet teksa mban veshur bluzën e bardhë me shkrimin 'Lironi Berishën', i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit 2023 për dosjen “Partizani”.

Ora 11:57
FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota në tokë, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.

LSA ka filmuar një moment kur një militant i Sali Berishës ka grumbulluar mollët, qepë dhe karota e vezë para dhe godet godinën e bashkisë. Në tokë janë dhe mbetjet e molotovit.

Veshur mban bluzën ku është fotoja e Sali Berishës me mbishkrimin: Lironi Sali Berishën

Ora 11:37
FOTO/ Një grusht militantësh në protestën para Bashkisë së Tiranës

1715679497_protesta.jpg

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po mbajnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe në këto foto me dron, pjesëmarrja është tepër e ulët.

Vetëm një grusht militantësh i janë bashkuar kësaj proteste të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, njëjtë edhe si në 6 protestat e mëparshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/05/2024 00:43

    Ate majmunin qe hedh veze e perime e dallohet nga te tjeret,sikur e kemi pare dhe heren e kaluar,vetem se tani ka lene nje mjeker /Haxhi Qamili/?! Si shpjegohet qe livadhis akoma i lire?!

    Përgjigju
  • Nardi: 14/05/2024 16:14

    Pun kurvash.

    Përgjigju
  • Linda: 14/05/2024 14:13

    Tiransve po ju "dridhen" kembet nga "frika" prej Kalas "gangsteres" se opozites dhe malokes plakushes shemtires hajdutes Argites dhe plahrave te partis se Likes palacos!Ata qe hedhin moto llof e flak ikin zhduken kalojn kufirin grek neper male dhe kapen duke vjedhur neper fshatrat dhe ishujt e Greqis! I futen botes se krimit dhe te trafikut genjuer me 50-100 euro per te pasuruar familjen Berisha, hajdutin Liken dhe shume zhgarravina te tjera.

    Përgjigju
  • e drejta: 14/05/2024 12:45

    PASKEN DALE PERSERI SHPELLARET NE TIRANE

    Përgjigju
  • Poiuyt: 14/05/2024 12:20

    Te nderhyj policia dhe ti arrestoj keta banditat e berishes..veliaj eshte ber kryetar me voten e popullit ..

    Përgjigju
    • mariglen qato: 14/05/2024 14:29

      ou vertete po vjedhjet qe te vodhen e votove ti?

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Asllani është e ardhmja', Lautaro Martinez: Më habiti se s'më foli për disa ditë

'Asllani është e ardhmja', Lautaro Martinez: Më habiti se s'më foli për disa ditë