Robert Fico do të kthehet në detyrë, kryeministri sllovak rikuperohet plotësisht pasi u qëllua me armë zjarri

Robert Fico do të kthehet në detyrë, kryeministri sllovak rikuperohet plotësisht pasi u qëllua me armë zjarri

Kryeministri sllovak, Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico, do të kthehet në detyrat e tij së shpejti. Fico, 59 vjeç, u qëllua në një atentat teksa doli nga një mbledhje e qeverisë në qytetin Handlova më 15 maj.

Sipas mediave të huaja, sulmi e la kryeministrin në gjendje të rëndë dhe që atëherë ai i është nënshtruar dy operacioneve .

Fico iu drejtua publikut për herë të fundit në fillim të qershorit me anë të një videoje të postuar në Facebook .

Kryeministri sllovak falënderoi mjekët për kujdesin e tyre dhe tha se ai mund të kthehet në punë "në fund të qershorit ose në fillim të korrikut".

“Nuk mund të them që gjithçka po shkon sipas planit”, tha zëvendëskryeministri Robert Kalinak.

Kalinak tha se Fico është rikuperuar dhe është në gjendje të kryejë plotësisht detyrën e kryeministrit.

Robert Fico u qëllua nga Juraj Cintula, një shkrimtar dhe aktivist politik 71-vjeçar.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Cintula tha se nuk kishte ndërmend të vriste Fico-n, por u tha autoriteteve se ai e bëri këtë sepse nuk ishte dakord me "politika të caktuara" të qeverisë aktuale.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit