Role tiramisu me banane ( BanaKing)
Përbërësit:
30 biskota për tiramisu
300 ml kafe e çastit ( e ftohtë)
1-2 banane
500 gr maskarpone
400 ml krem pana ( për ëmbëlsira)
30 gr kakao
Përgatitja:
Fillimisht në një xhezve të madhe vendosim 6 filxhanë ujë dhe 8 filxhanë kafe si dhe 6 lugë çaji sheqer. Përgatisim kafe si zakonisht ( por jot ë ëmbël). Ndërkohë nëse bananet janë të mëdha 1 copë e nëse janë të vogla 2. I shtypim me pirun dhe I kthejmë në pure.
Vendosim mascarpone në një tas e shtypim pak me pirun dhe shtojmë kremin e panës duke I rrahur deri sat ë na fromohet një marengë e trashë. Largojmë 3 lugë gjelle krem me një anë dhe purenë e bananes dhe I përziejmë me spatula në testin me krem. Hapim në tryezë një letër pjekje dhe vendosim 3 biskota horizontalisht ngjitur me njëra-tjetrën dhe nxjerr përmbi tjetrën vendosim biskotat në 3 kolona ngjitur me njëra-tjetrën. Lyejmë të gjithë sipërfaqen me kremin me banana ( mund të bëni këto duke vendsour kremin në një xhep pastiçierie). Pasi hapim kremin e pudrosim me kakao e më pas me letrën që kemi shtuar e mbështjellim role, mbështjellim anët e letrës si karamele dhe e vendosim në frigorifer për 2 orë. Pas 2 orësh largojmë letrën e vendosim tiramisun në dërrasën e pures dhe e lyejmë me kremin që ruajtëm mënjëanë e vijëzojmë me majën e pirunit të gjithë sipërfaqen. E pudrosim vetëm sipër me kakao dhe vendosim disa feta banana e mbi të përsëri krem në formë trëndafili.