Roli i Fishtës/ Kush e themeloi ’Hyllin e Dritës’ dhe ‘Postën e Shqypnisë’

Roli i Fishtës/ Kush e themeloi ’Hyllin e Dritës’ dhe ‘Postën e Shqypnisë’

Gjergj Fishta

Njerëzve të mëdhaj u veshen edhe merita të të tjerëve ; njerëzve të vogjel nuk u vlerësohen as ato merita vetjake poseduese të fitueme me mund. Ideja se Fishta ka themelue revistën “Hylli i Dritës” e gazetën “Posta e Shqipnisë”, ide e krijueme prej lexuesish, por edhe prej autorësh me vlera biobibliografike a nder punime vlerash kriike, nuk asht e vertetë, as nuk pohohet nga eprorët me tager vendosmënie, madje as nder qarqet intelektuale. Vetem  ndonjë autor a klerik emocional pohon se Fishta themeloi revistën prestigjoze. Megjithëse shetitë nder persëritje të gabueme e stacionohet në tekste shkollore, pa hirin e së vertetës. Kështu, fraza Fishta themeloi revistën “Hylli I Dritës” asht shumë familjare në literaturën tonë.

Shkruhet se asht revistë fetare etj., në fakt asht revistë kulture me frymëzim fetar e me theks patriotik per ndergjegjësimin atdhetar e per arsim të shëndoshë e kulturë kombtare. Urdhni Françeskan, me 1913, mbasi u krijuen kushtet e para, publikoi dy revista: një revistë kulture “Hylli i Dritës” dhe një revistë fetare: “Zani i Shnandout”. Dhe me këte karakter (kryesor), kulturor e frymëzim fetar, gjallnuen deri në mbylljen e dhunshme të revistave e në perndjekjen e eger të artikujshkruesve.

Fishta që lakohet si themelues,nuk ka pasë tager per një punë të tillë. Sigurisht, hamendsohet si frymëzues e nxitës kryesor, por si françeskan i thjeshtë ( edhe pse ma i afti,  ma prodhimtari e ma i palodhuni ) nuk mund të dalë mbi eprorët e tij fetarë. Edhe dokumentacioni nuk zbulon Fishtën si themelues, por eprorin e françeskanëve Domenik Facin, Komisar i Pergjithshem i Framçeskanëve të Shqipnisë.   

Proçedura: Provinciali bisedon a njofton “per normë” arqipeshkvin, pastaj i drejtohet me marrë lejen e domosdoshme Gjeneralit të Udhnit në Romë. Kështu, Komisari i Urdhnit Françeskan të Shqipnisë Domenik (Dodë) Facin me Qarkore të 15 gushtit njoftoi kolegët e vet per botimin e revistës françeskane.

Facin mblodhi forcat intelektuale të vetat dhe e diskutoi. U miratue nga të gjithë dhe iu premtuen ndihma e perkrahja.  Me 2 shtator 1913 mori lejen nga Ministri i Pergjithshem i Françeskanëve në Romë Fra Pacificus (… approbo novum periodicum cui titulus: “Stella Matutina) miratoj periodikun e ri me titullin “Hylli i Dritës”.

Tashti të lexojmë vetë Fishtën:

“Themelimi i t’Perkohshmes”

I Pari françeskanëve të Shqypnis P. Doda Facin tue dashtë që edhe në kohë të lirisë fretent e Sh’Françeskut t’u perkujdeseshin per t’mbarë e t’mirë të kombit shqyptar, si nder kohë t’kalueme:  e tue dijtë edhe sa randsi t’madhe kanë në qytetnim të një kombit t’ Perkohshmet me leter qarkore të 15 gushtit të ktij vjeti shfaqi dishirën që Provincia Françeskane e Shqypnis ta themelojë një të Perkohshme të veten e grishi gjithë  pjestarët e ksaj  Province me iu perkrahë n’ket qellim të naltueshem.

Të gjihë françeskanët e Shqypnis iu gjegjen me gëzim të grishunit të të Parit të vet e, mbasi e poqne punen hollë e gjatë me këshill e me kuvend e dane me ia nisë punës me uzdajë edhe ja paraqiten mendimin Kryetarit të gjithë Urdhnit Françeskan në Romë, i cilli pelqeu e me ketë leter të shkrueme me 2 shtatuer dha lejen e nevojshme.

T’forcuemen, pra, me këshill e me bekim të të parëvet, Françeskanët e Shqypnis me sodjet po zanë fill botimin e Perkohshmes s’permuejshme “Hylli I Dritës.(“Hylli I Drites”1913, nr. 1).

Shkoder, 28.8. 1914

Facin lajmoi edhe shtetin protektor dhe i kerkoi ndihmë:

 “I nënshkruemi i pervujtun ka nderin t’i njoftojë asaj Konsullate Perandorake e Mbretnore se në muejin e ardhshem të tetorit do të fillojë botimi i një reviste të permuejshme shqipe me titull “Hylli i dritës qellimi i së cilës do të jetë mbrojtja e perhapja e mësimeve fetare, shkencore , patriotike të kësaj krahinës sonë shqiptare dhe revista në fjalë do të dalë e perpilueme dhe e redaktueme nga klerikët tanë françeskanë.

… Kerkon një ndihmë nga A-H prej 800 koronash.

Nënshkruhet At Domeniko Facin, OFM dhe Komisar i Pergjithshem i françeskanëve.

Dhe diplomati Majerhauzen:

“Sipas deklaratës së Pader Domeniko Facin ajo (H.Dr., shenim i K.C.) do të ketë karakter krejtësisht fetaro-shkencor dhe para së gjithash do t’u sherbejë qellimeve patriotike per të ngritun nivelin kultural të popullsisë… do të ketë sukses se ashtë në duart e françeskanëve dhe të bashkëpunimit të P. Gjergj Fishtës.

Marr lejen të rekomandoj në mënyrën ma të ngushtë akordimin  e ndihmës së kerkuar.

Majerhauzer, 1913

Botimi i kësaj reviste u prit shumë mire nga qarqet e nalta fetare.

Vatikani: …Pershëndetë per botimin e periodikut “Hylli I Dritës”  tue bekue me gjithë zemer atsinë tuej shumë të nderueshme, shkrimtarët, pajtimtarët e lexuesit.

Mons. Serreqi, perfaqsues i klerit katolik në Shqipni:  …Na gëzon zemra kah po shofim se françeskanët e Shqipnisë  me ketë veper aq të nevojshme perkujdesen per të mbarë të fesë e të kombit e prandej me gjithë shpirt po reshim bekimet ma të zgjedhunat permbi t’Perkohshmen e mbi të gjithë njato që me mund e me shkrime të vea kanë me e lulëzue.

Mons. Lazer Mjeda: … Prandaj, me gjithë zemer çoi bekimin ipeshknuer e “Hyllit të Dritës” po I fatoj  jetë të gjatë e të frytshme.

Facin, Komisar i Françeskanëve të Shqipnisë i shkruente Gjeneralit të Urdhnit Françeskan në Romë se Fishtën e mbante per ma të mirin nder subjektet e vet.

Ndersa vlerësimi sipas kritikës socialiste:

Këta eprorë, kryesisht joshqiptarë… sipas rregullave të Urdhnit Françeskanë i kërkonin atij punë tjera duke penguar punimet poetike. Dhe, pse jo, i kërkonin të hiqnin dorë nga idetë dhe veprimtaritë kombëtare”.

P.S. Harrova me ju shkrue që pader  shumë i nderuemi pezulloi deri me një urdhen të ri revistën “Hylli i Dritës”.  Në letrën e sipercitueme të 26 muejit në vazhdim shkruen kështu: “Sa per periodikun “Hylli i Dritës” do të jetë i pezulluem deri në një urdhen të ri”

Kështu, pra: “Hylli i Dritës asht organ i françeskanëve të Shqipnisë, me pronar Provincialatin françeskan e me drejtor P. Gjergj Fishtën.

Po gazetën “Posta e Shqypnis”, kush e themeloi?

Merita e themelimi të gazetës “Posta e Shqipnisë” e ka shoqnue Fishtën gjatë gjithë jetës, madje jeton edhe sod e fiksueme në organet e shtypit tonë e persëritet në katedrat shkollore. (Këtu duhet perjashtue Prof. Dr. Tefë Topalli që, në veprën e mbrame “Fol shqip” , çmon autorsinë austriake). Në të vertetë, Fishta ka meritën e bashkepunimit me gazetën në fjalë,  e drejtimit të saj, si edhe per disa artikuj me vlera shoqnore, disa prej të cilëve edhe sod aktualë.

Botimi i një gazete ishte dëshirë e uritur e intelektit shqiptar që digjej në trunin e Pader Gjergjit, por e realizoi politika austriake (Komanda e Naltë Ushtarake) dhe diplomacia e saj, me synimin per të perhapë lajmet e luftës e per të ndergjegjësue  popullin tonë në fushën e publiçistikës shqiptare. Gazeta, edhe sod, mbetet  “Një pasurim i çmueshem i publiçistikës sonë”. Prandaj, duhet t’i jemi mirënjohës!

Ilustroi: A.Pashko Bardhi: “ Nën qeveri austro-hungare qiti fletoren “Posa e Shqypnis”, e cila duel me rregull dy herë në javë. Per kahë ana e gjuhës… disa kësi artikujsh kishin me mujtë me u marrë si shembuj gjuhet. Per kahë ana e mendimit kombtar asht e dijtun se “Posta e Shqypnis” nuk ka mujtë me i zhvillue mendimet e veta ashu si ka dishirue.  Por ata, që kuptojnë sa rrebët asht çensura në kohë të luftës…”. (“A. Gjergj Fishta,-1871-1940, f. 27). 

P. Marin Sirdani: shkruen per Fishtën:”.

“ Nën zotnimin austriak merr mbi vete e drejton fletoren “Posta e Shqypnis”(1916)”. (A.Gj. Fishta, 1871-1940, f. 35).. Fishtologu shkruen: “… në gazetën e themeluar prej tij “Posta e Shqypnis”. Markus Peters, njohës e studiues i thelluar i këtyne materialeve shkruen (2016) per Fishtën: “  Themelim e drejtim i gazetës i  “Posta e Shqypniës”.

Edhe profesori kosovar, njohës i thellë i historisë së letersisë shqipe ka shkrue: …”themeloi fletoren politiko-letrare “Posta e Shqypnisë”.

Diplomacia austro-hungare e çmonte Fishtën si klerik me kulturë të naltë,  si patriot i flaktë e veprimtar i zellshem, si mishrues i idealeve “Fe e Atdhe”, i gatshem me u afrue me politikën austro-hungare per të mirën e atdheut e të kombit tonë.

Rreziku i internimit në Maltë, tashma,  ishte largue prej Luftës së Parë Botnore, megjithëse eprorët e tij Romë i kishin sigurue hospitalitetin françeskan në Maltë. Nderkohë, Fishta gjindej  në Troshan i ngarkuem me detyra tjera, kur iu afrue  bashkëpunimi në gazetën shqip-gjermanisht. Per këte, u tregue skeptik e ngurrues. E bloi idenë e gazetës hollë e hollë: “  …  Me nderhymjen austriake Fishten e transferuen në Shkoder. Nga korespondenca Konsull-Minister i Jashtem, lexojmë: ”Ngathtësia e pavendosmënia e Pader Gjergj Fishtës, pastaj dhe ngurrimet e shumfishta dhe pengesat pranë ushtarakëve… Kështu, me datën 5 të këtij mueji doli numri i parë i gazetës “Posta e Shqypnisë”.  Por pregaditjet kanë humbë një kohë të gjatë... Si çensurues e kryeredaktor per pjesën e gjermanishtës, Komanda e korparmatës vuni në dispozicion togerin doktor i filozofisë Vukiq nga Borgo Erico i cili asht dergue në Shkoder”.

Një indikacion i Fishtës që vlenë per argumentin në fjalë (lidhun me ndihmesën austriake): “ “E Nalta Komandë  m. e  rr. Ushtarake e Shqypnisë per me i dhanë zhdrivillim arrësimit e literatures s’gjuhës shqype… ka temelue një komision letrar…”. (Bahet fjalë per Komisinë Letrare shqype, -shenimi i autorit).

Ma pak  antarë ka mendimi se Fishta themeloi shoqninë “Bashkimi”, por ka, madje, edhe nga penda të njohuna e, ma keq, edhe nder tekste shkollore.

Fishta në artikullin per D. Ndoc Nikaj shkruen:  “Nё 1899, me Abatin e Mirditёs, Emzot Doҫin,  ideoi e perpiloi programin e nji shoqnije letrare. E cilla kje tolerue prej autoriteve turke nen pretekst se ishte shoqni fetare. Kёjo kje Shoqnija “Bashkimi”. Nё tё morёn pesё ma tё permendunt shkrimtarёt e klerit, sikur At Gjergj Fishta, Dom Dodё Koleci, At Pashko Bardhi, Dom Mark Shllaku etj.”.

Në të vertetë, shoqninë “Bashkimi” e themeloi Preng  Doçi, si shoqni letrare, i cili mblodhi pendat ma të afta e ma të zellshme me punue per idealet “Fe e Atdhe”. Doçi u këshillue me Dom Ndoc Nikaj, me P. Pashko Bardhin, me Fishtën etj. I pari  laik në Shoqni ka qenë Gurakuqi, (“Kur asht ba fotografia, ka mugue”, më thonte Justini). Mandej u banë anëtarë civila tjerë. Bleu edhe shtëpi në Shkoder.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaa: 27/12/2020 21:14

    Je nji pus ditunijet mësues Koleci! Kisha dashtë edhe njiherë me u pa me ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille