Masat kundër zjarrit, zjarrfikëset gjobisin 10 biznese VIP në kryeqytet

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka rrëfyer për Report TV betejën disaorëshe të zjarrfikësve me flakët në një biznes pranë autostradës Tiranë-Durrës, në zonën e Kasharit, të dielën që lamë pas. 

Sfida e zjarrfikësve, tha Goxhaj ishte mbrojtja e bizneseve përreth të cilat rrezikonin të përfshiheshin nga flakët gjigante si dhe ulja e resë së tymit e cila i drejtohej zonave të banuara. 

“Ishte një situatë jo normale, ju e patë vetë edhe nëpërmjet angazhimit që patëm. Dita e ngjarjes ishte ditë pushimi, ditë e dielë, por në trafik na mundësoi lëvizje të shpejtë. Kemi mbërritur në vendngjarje në më pak se 10 minuta. Zjarri kishte përmasa të mëdha dhe u desh angazhimi i të gjithë shërbimit të zjarrfikëses së Tiranës. Parandaluam përhapjen e zjarrit te bizneset e tjera, ishin dy subjekte që rrezikonin. Pasi u siguruam se këto dy subjekte nuk do prekeshin, kaluam në fazën e dytë për të goditur vatrën e zjarrit. Mendoj se kemi arritur në një kohë rekord që ta ulim atë re tymi dhe të eliminonim atë zjarr të fuqishëm”. 

Shkëlqim Goxhaj, shef i zjarrfikëses në Tiranë

Shërbimi zjarrfikës ka gjobitur 10 biznese VIP në kryeqytet për mosmarrjen e masave kundër zjarreve.

"Në një vit shërbimi zjarrfikës ka gjobitur 20 biznese, ndërsa në 6 muaj janë 10 biznese të mëdha të penalizuara për mosmarrjen e masave kundër zjarreve.

Shkëlqim Goxhaj, Shef i Shërbimit të Zjarrfikëses në Tiranë 

Krahas bizneseve të cilave inspektorati i mbrojtjes nga zjarri u ka kërkuar të marrin masa emergjente, madje “Everest” ishte penalizuar disa muaj më parë për këtë çështje, rrezik përbëjnë edhe pallatet. Tarracat e apartamenteve të zëna nga pronarët, tha Goxhaj, duhet të lirohen, për të minimizuar shkaqet dhe pasojat e rënies së zjarrit.  

Subjekti i përfshirë nga zjarri në autostradë, kishte mangësi sa i takon plotësimit të kushteve?
Aty jemi me ekspertët tanë dhe ata të policisë gjyqësore për të hetuar shkaqet e zjarrit. Sa i takon masave, subjekte të tilla ne i kemi në kontroll dhe monitorim. Në këtë zonë, ky subjekt futet në kategorinë e parë të rrezikshmërisë për zjarr, prandaj edhe kemi zhvilluar kontrolle të herëpashershme. Kanë kaluar nga mbrojtja me ujë, te ajo me lëndë kimike, shkuma. Subjekti ka ndryshuar, ka marrë masa, ka fikse të cilat përdoren, por ne do ta analizojmë, sepse kemi disa muaj që e kemi penalizuar këtë subjekt. Përmasat e zjarrit nuk linin hapësirë për vetë punonjësit që të reagonin dhe të eliminonin përmasat e zjarrit. E pashë edhe vetë, mbërrita në vendngjarje dhe zjarri ishte me përmasa që nuk iu jepte mundësi punonjësve të fabrikës për të ndërhyrë në vatrën e zjarrit, madje ndërhyrja mund të ishte mjaft e rrezikshme për jetën e tyre. Fatmirësisht nuk patëm asnjë dëmtim nga jeta e qytetarëve dhe shërbimit tonë zjarrfikës.   

Ka rrezik zjarri edhe për apartamentet në Tiranë? 
Zjarret në bodrumet e objekteve të banimit janë shumë problematike. Ngjarje të tilla kemi çdo muaj në Tiranë. Nevojitet bashkëpunim mes administratorëve të pallateve dhe qytetarëve, me shërbimin zjarrfikës. Për ndërtimet shumëkatëshe kryesore është dalja në tarracë e cila duhet të jetë e lirë. 

Tarracat janë të zëna nga pronarët...
Pikërisht, një problem është mbyllja e këtyre tarracave dhe jo shkallët. Kur kemi zjarr në një banesë, mjafton që në këto objekte të ketë dalje në tarracë. Pra, më shumë problematike me ne janë tarracat e objekteve, të cilat duhet të jenë të gjitha hapura. Edhe nëse janë të mbyllura, çelësat e tyre duhet të jenë aty. Kemi shumë shkallë që nuk kanë as ajrosje.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja