Gruri i përhapur në autostradën Tiranë-Durrës, makinat e policia e shkelin! Braçe reagon ashpër: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet

Gruri i përhapur në autostradën Tiranë-Durrës, makinat e policia e shkelin! Braçe reagon ashpër: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet

Erion Braçe dhe gruri i përhapur në autostradë

Me dhjetëra makina sot kaluan mbi grurin që erdhi nga Ukraina, pasi trajleri që po e transportonte u përmbys në autostradën Tiranë-Durrës. Për këtë ka reaguar ashpër deputeti socialist Erion Brace duke thënë se është e shëmtuar që policia shkel me këmbë grurin dhe lejon makinat të kalojnë. Braçe e cilëson të pafat faktin që trajleri me një pjesë të grurit që kishte ardhur nga Ukraina u rrëzua në rrugë.

“Është grurë, grurë për bukë. Zotërinj të policisë, nuk kalojnë makinat mbi grurë, as ju vetë me këmbë mbi grurë! Është e shëmtuar! Kamioni mesa duket ka dalë nga porti ku anija solli grurin nga Ukraina! Pa fat! Por jo deri këtu”, shkroi Braçe.

Pas rrëzimit të trajlerit në rrugë, policia shkoi menjëherë në vendngjarje që të bënte të mundur lehtësimin e qarkullimit të makinave pasi u krijua trafik i rënduar me radhë kilometrike. Por fakti që kanë shkelur mbi grurë dhe kanë lejuar mjetet të kalojnë para se të mblidhej sasia e madhe që ishte përhapur në autostradë, ka bërë që Erion Braçe të mos e tolerojë këtë veprim dhe të reagojë me tone të ashpra.

Një ditë më parë nuk e konsideroi aspak lajm të mirë faktin që mbërriti një anije me grurë nga Ukraina, për shkak se mijëra tonë grurë po i mbeten pa shitur bujqve vendas. 

Anija me 6 mijë ton grurë mbërriti dje në portin e Durrësit dhe u ankorua në kalatën nr.2. Gruri ka mbërritur në vend për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri. Nga Deti i Zi, Odesa, u deshën disa ditë që anija të mbërrinte, me një ndalesë në një port turk. Anija mund të qëndrojë në port për rreth 3 ditë, deri në përfundimin e procesit. Janë vënë në dispozicion dy anije dhe një numër i madh automjetesh që bëjnë transportin e ngarkesës. Pas kësaj priten edhe anije të tjera me drithëra në Durrës nga Ukraina, por kjo varet nga marrëveshja Ukrainë – Rusi.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piku: 13/08/2022 15:31

    Erjoni besoj ka te drejte, por te habit fakti qe shumica e politikaneve behen te drejte dhe u hapen syte vetem pasi humbasin postet (raste plot, Ristani, Meta, gjysma e PD-se...). Pak koherence, ju lutemi. Gjithsesi, Erjoni eshte me i ndershmi nga keta zoterinjte, besoj.

    Përgjigju
  • Hekuran: 13/08/2022 09:16

    Patetizëm populist. Ky duhet cuar te punoje specialisit ne ndonje ministri. Ta filloje punen si duhet. Se ka gjith jeten qe thjesht i jep gojes pa dit cfar eshte pergjegjesia

    Përgjigju
  • Iris: 13/08/2022 03:01

    <<Mos i shkel he te shitofte zana!>>-ka shkruajtur Migjeni i Madh.E shkruajti per misrin,por vlen dhe per grurin,per nje popull qe buken e ka kthyer gati ne sinonim te jetes.Brace ka te drejte,policia duhet te kishte mbyllur autostraden per ate segment dhe t'a kishte drejtuar trafikun ne nje rruge tjeter,keshtu vepron cdo polici rrugore e botes.

    Përgjigju
    • Lala: 13/08/2022 10:03

      I ke pa rruget tona ti iris apo CE deshe.nga ta devijonte rrugen policia ne autostrad.ti fuste te ecnin me indietro shoferet nga sukthi deri ne vore QE te dilnin ne rrugen dytesore

  • Red&black: 12/08/2022 23:06

    BALLKANI I HAPUR=VETEM PER GRURIN NGA SERBIA....KUR EDI E SOLLI NGA TURQIA ,I PRISHI PUNET USA(BALLKANIN E HAPUR).DHE ÇFAR NDODHI? NGA GJITH ATO MAKINA NE AUTOSTRADE,VETEM AJO ME GRURIN RESHKITI NE "VAJRA" MOTORIKE...SI ME DRONET NGA TURQIA,QE VURI VETON DHE NA DHA CA PUMA DRONE LODRA...OSE QE SKA BERE ASNJE INVESTIM NE SHQIPERI PERVEÇ GRABITJES SE BUTRINTIT-AMFITEATRIT TE DURSIT-EKSELENTET SHQIPETAR ME LLOTARIRA -3 KATET E NENDHESHME TE PIRAMIDES...ect...TURKU SPITALIN E FIERIT-US 2 KREVATE NGA AFGANISTANI...NETFLIX-DISNEY-AMAZON-HBO(BOSNJE-SERBI-MAQEDONI-MALZI)PO KETU? PARTNERET TANE "STRATEGJIK"....

    Përgjigju
  • Cghn: 12/08/2022 21:44

    Qeveria me dashakeqese qe ka egzistuar ne historine e Republikes. As edhe nje trajler ore derra nuk jeni te Zot ta dergoni ne destinacion? Kjo nuk do ndodhte kurre nese ne trajler do te kishte banane per shtetaret tone te “Zote”.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 13/08/2022 06:07

      Komplet toc!!!!!!!!!!!!!!! Edhe kamionat Rama do ti drejtoj more sdi ca te thuash???????????????????? Prandaj ecim nje hap para tre pas.

  • flori: 12/08/2022 21:08

    e para ku e paskeni gjetur kete shofer idiot,,dhe e dyta merreni grurin dhe jepjani lagsheve,,ose shpendeve...

    Përgjigju
  • Halij: 12/08/2022 20:58

    O idjot kemi ndeje 6 ore ne trafik ti thua u shtyp gruri. Debil 30Cm

    Përgjigju
    • agimi: 13/08/2022 07:08

      Edhe ora të ndalet buka nuk shkelet,kush e shkel zoti mallkon "i zënët buka"

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza