Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov dënoi sot indinjatën absurde të vendeve të Bashkimit Evropian përsa i përket listës së zezë që ndalon 89 personalitete evropiane të hyjnë në Rusi.
"Edhe vetë jam i shqetësuar për të shpjeguar absurditetin (...) e një llogjike të tillë", deklaroi kreu i diplomacisë ruse në një konferencë shtypi.
Lavrov theksoi se masat e dekretuara nga Moska ishin proporcionale dhe madje më të pakta në raport me sanskionet e njëanshme të BE-së.
"Këto sanksione përfshijnë personalitete që kanë mbështetur vazhdimisht një grusht shteti, pas të cilit rusët në Ukrainë kanë pësuar persekutime dhe diskriminime", konfirmoi ai.
Bashkimi Evropian si dhe disa vende anëtare si Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Britania e Madhe kanë kritikuar hapur që prej të premtes së kaluar këtë listë të vendosur si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve .
Në total, 89 emra, prej të cilëve ish-kryeministra, zyrtarë të lartë të Mbrojtjes dhe parlamentare, kritikë ndaj politikës së Rusisë, bëjnë pjesë në këtë listë që Moska ua ka dërguar ambasadave./atsh/
/Shqiptarja.com