Saga e muxhahedines, Somayeh: Unë jam me MEK, dua të kthehem në Kanada

Saga e muxhahedines, Somayeh: Unë jam me MEK, dua të kthehem në Kanada

Shkrimi në gazetën National Post dhe Somayeh Mohammady

Shqiptarja.com publikon sot shkrimin e fundit të gazetës kanadaze National Post nga ku hidhet dritë për një proces gjyqësor në Toronto përmes të cilit familja kërkonte të rikthente në gjirin e saj Somayeh Mohammady. Procesi në Kanada u zhvillua në një kohë kur Someyah ishte në kampin Ashraf në Irak dhe dëshimë e saj e dha përmes një telefoni satelitor dhënë nga një ushtarë amerikan. Pasi u dëgjua dëshmia e saj, avokatja  e Somayeh iu drejtua gjykatës me këto fjalë:  “Ajo nuk ishte e lirshme dhe kishte frikë të fliste, pasi ajo jetonte ende me MEK-un”. Dymbëdhjetë vjen me vonë saga e familjes së Mohammady me origjinë nga Irani është zhvendosur në Shqipëri. Babai dhe nëna e saj ndodhen në Tiranë për të takuar të bijën e cila ndodhet në kampin e Manzës por ku takim nuk ka ndodhur ende. 

Nga: Stewart Bell  
National Post
E enjte, 28 shtator 2006

Somayeh Mohammady është anëtare e grupit MEK Mujahedin-e-Khalq.  Ajo jeton në një kamp guerrilas të quajtur kampi Ashraf në Irak. Somayeh iu bashkua këtij kampi kur ishte 17 vjeç, ndërsa babai i saj po përpiqet ta kthejë në Kanada.  Sot, përfundon hetimi i National Post dhe seria prej pesë pjesësh e një familjeje kanadeze, që u përfshi në një grup guerilësh iranianë. "Përshëndetje, jam Somayeh Mohammady. Unë jam në kampin Ashraf, në Irak", thërriste Somayeh nëpërmjet telefonit. Somayeh po bënte thirrje nga kampi Ashraf, selia e grupit gueril që ajo i ishte bashkuar që në moshën 17 vjeçare.  

Ajo qëndronte në trotuar ku rrokej që të kapi sa më mirë valët e telefonit satelitor i cili komunikonte prej 10.000 kilometrash larg me zyrën e Bordit të Emigracionit dhe të Refugjatëve në qendër të Torontos.
"Somayeh akoma vazhdoni të jetonin në kampin Ashraf të muxhahidinëve?", pyeti në këtë kohë avokatja e saj, Pamela Bhardëaj. "Po. Po unë jam atje", u përgjigj Somayeh. Kur u rekrutua nga grupi guerilas Muxhahidin-e Khalq, Somayeh ishte studente e Etobicoke Collegiate Institute dhe ishte në klasën e 10-të. Ajo u rekrutuar për të luftuar kundër regjimit që erdhi në pushtet pas revolucionit islamik të Iranit në 1979. Vëllai i saj më i vogël Mohammadi iu bashkua Sumayehs në kamp në moshën 16 vjeçare.

Prindërit e tyre ishin mbështetës të MEK-ut dhe në fillim ishin dakord që fëmijët e tyre të shkonin në Irak, por me kalimin e viteve kjo gjë i dëshpëroi dhe ata donin që fëmijët e tyre të ktheheshin në shtëpi. Në vitin 2004, ata arritën ta sjellin Mohammedin përsëri në Kanada, ndërsa Somayeh ngeli ende aty. Prindërit e tyre i kishin shkruar letra për t'i dërguar në Irak dhe ishin takuar me diplomatë e kamandantë guerilas, por në fund ishte Bordi i Emigracionit të Kanadasë dhe bordi i refugjatëve, që do të vendosnin për fatin e Somayehs. E ardhmja e 25-vjeçares do të  vendosej nga ndodhia e datës 9 maj 2006, kur ajo do të  dëshmonte në telefon në seancën dëgjimore, telefonatë që do të përcaktonte nëse ajo do të lejohej të kthehet në Kanada ose do të duhej të qëndronte në kampin  rebel, që ndodhej në zonat më të rrezikshme të luftës në botë.

Problemi ishte se Somayeh ishte vetëm një rezidente e përhershme e Kanadasë kur ajo u largua nga Toronto për t'u bashkuar me grupin guerilas më 1998. Ajo kishte qenë larg kur pjesa tjetër e familjes së saj u bënë qytetarë kanadez . Në vitin 2006, ajo ishte larguar për aq kohë sa  kishte humbur statusin e emigracionit kanadez. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e vetëshpallur e MEK-ut, një organizatë terroriste e jashtëligjshme sipas ligjit federal dhe për këtë arsye, ishte e papranueshme në Kanada. Në fillim të vitit 2004, ajo i kishte dërguar një letër ambasadës kanadeze në Jordani, duke i kërkuar ndihmë për t'u larguar nga kampi Ashraf. Më 31 maj të atij viti, një zyrtar i emigracionit kishte udhëtuar në kampin Ashraf për ta intervistuar atë. 

Kjo intervistë sipas zyrtarit të emigracionit ishte monitoruar nga Behzad Saffari, një “këshilltar ligjor” për MEK-un, i cili “nuk pranoi të largohej nga intervista dhe ndërhynte rregullisht gjatë bisedës, duke pretenduar se po përkthente.” “Nëse vendoset se keni të drejtë të ktheheni në Kanada, do të dëshironit ta bënit këtë?", pyeti zyrtari kanadez Somayehn. "Unë kam qenë një emigrante në Kanada dhe jam e gatshme të kthehem atje për t'u bashkuar me familjen time", u përgjigj Somayeh sipas një hetimi të National Post.

Somayeh i rrëfeu zyrtarit kanadez sesi ajo emigroi me familjen nga Irani për në Kanada në 1994.
"Kur largove nga Kanadaja", e pyeti zyrtari.
"1998."
"Që nga ajo kohë, keni qenë ndonjëherë në Kanada?"
"Kurrë."
Zyrtari i emigracionit në një raport të mëvonshëm kishte shkruar se sipas ligjit kanadez, emigrantët e humbasin statusin e tyre nëse kanë qenë jashtë vendit për më shumë se 730 ditë. 
Matematika duket qartë se nuk ishte në favor të Somayehs. Ajo për pothuajse një dekadë nuk kishte qëndruar asnjë ditë të vetme në Kanada. Edhe ambasada kanadeze në Amman kishte shkruar në raportin e saj, se ajo nuk kishte të drejtë të kthehej në Kanada. Pra, as ambasada nuk kishte gjetur një arsye mëshiruese apo humanitare për ta lejuar të kthehet.
Familja Mohammady nuk u dorëzua. Ata kishin punësuar një avokate, znj. Bhardëaj, e cila kishte paraqitur një apel. Për të mbështetur rastin, babai i Somayeh, Mostafa kishte shkruar një deklaratë me dy faqe, ku e kishte portretizuar të bijën si një viktimë e ngjashme me Patty Hearstin.
"Vajza ime u largua nga Kanadaja për në Irak më 1998 për pushime. Ajo ishte 16 vjeç në atë kohë [ajo ishte 17 vjeç]. Kur arriti në Irak vajza ime është arrestuar nga muxhahidinët dhe është mbajtur atje kundër vullnetit të saj që nga ajo kohë", kishte shkruar Mostafa.
Në seancën dëgjimore Somayeh u thërrit nëpërmjet një telefoni satelitor të huazuar nga një ushtar amerikan, i cili ishte pjesë e njësisë së Policisë Ushtarake që ruante kampin. Ajo kishte thënë se ishte në gjendje të fliste lirshëm. 
Avokatja e saj e kishte pyetur nëse ishte larguar nga kampi i MEK-ut për tu transferuar në "kampin e dezerorëve", një kompleks që trupat amerikanë kishin ngritur për ata që u larguan nga MEK-u. Por Somayeh ishte përgjigjur se ende jetonte në kampin Ashraf.
"Unë jam me Muxhahidinët," tha ajo.
Pse nuk ke shkuar në kampin e SHBA?
"Nuk dua të shkoj atje".
Pse?
"Unë jam një muxhahidine dhe dua të jem këtu".
Avokatja e saj pyeti nëse ajo donte të kthehej në Kanada.
"Jo, jo", u përgjigj ajo.
Pse jo?
"Do të doja të isha këtu."
Pse?
"Për shkak se unë jam Muxhahadine dhe dua të jem këtu".
Duke dëgjuar këto përgjigje avokatja e saj ishte kthyer tek gjyqtari i emigracionit duke i thënë se Somayeh nuk ishte e lirshme dhe kishte frikë të fliste, pasi ajo jetonte ende me MEK-un.
Avokatja argumentoi se Somayeh nuk kishte hequr dorë nga statusi i emigrantit vullnetarisht. "Kur ajo u largua nga Kanadaja, ishte e mitur dhe nuk kishte ndërmend të qëndronte në Irak kaq gjatë", tha znj. Bhardëaj.
Gjithashtu zyrtari i emigracionit e pyeti Somayeh pse u largua nga Kanadaja.
"Doja të bashkohesha me Muxhahidinët", u përgjigj ajo.
A e dinin prindërit tuaj këtë?
"Po."
Dhe ata miratuan?
"Po, ata miratuan."
Kush ju pagoi për të udhëtuar në Irak?
"Prindërit e mi," tha ajo, duke shtuar, "Paratë që kam në telefon po mbarojnë."
Ndërkohë babai i Somayehs, Mostafa kishte dëshmuar me kufje nga Ammani se kishte ardhur në Jordani në prill me gruan e tij, Robabe me shpresën për të hyrë në Irak dhe të dërgonin Somayehn në kampin amerikan derisa të zgjidhet statusi i emigracionit.
"Betohem si baba  për të treguar të vërtetën", u lut ai. "Vajza ime është  peng dhe ajo është shumë e frikësuar nga ata njerëz dhe çdo gjë që ajo mund të ketë thënë sot, e ka thënë nën presion."
Por, zyrtari i emigracionit e hodhi poshtë portretizimin e familjes së Somayehs si një vajzë që shkoi në një program shkëmbimi të studentëve dhe u rrëmbye me pas nga rebelët.
"Është thjesht e pabesueshme," tha zyrtari. "Ka diçka që nuk shkon këtu: Ky është lloji i organizatës që zgjodhët për vajzën tuaj?" Mostafa  ishte i vetëdijshëm se vajza e tij do të bashkohej me Muxhahidinin dhe ky është i vetmi shpjegim i besueshëm".
Ndërsa Mostafa vazhdonte përpjekjet për ta liruar vajzën e tij nga MEK-u, përparimet ishin shumë të ngadalta dhe paratë e tij për udhëtime po mbaronin. Sipas Mostafës udhëtimet që kishte bërë në rajon kishin arritur shumën prej 60,000 dollarësh.
I çarmatosur dhe i mbyllur në bazën e tij në Irak, MEK-u morri fund si  forcë luftarake. Guerilët në kamp e kalojnë kohën duke studiuar dhe drejtuar bazën e tyre. Kampi Ashraf tani nuk është më shumë se një stacion mbajtës për rebelët si Somayeh, e cila qoftë nga frika apo nga angazhimi, nuk do të mund të braktiste dot MEK-un.
Një kopje e vendimit të bordit të refugjatëve për çështjen e Somayehs dërguar tek avokatja e saj të enjten e kaluar u bë publike të hënën. Gjykatësi, James Waters, vendosi që Somayeh "iu bashkua MEK-ut vullnetarisht me pëlqimin e prindërve të saj".
Ai vuri në dukje se MEK-u ishte cilësuar si një organizatë terroriste nga Akti Anti-terrorist i Kanadasë dhe Somayeh "ishte e qartë se ajo ishte një anëtare e angazhuar për një kohë të gjatë në MEK dhe dëshironte të qëndronte me kolegët e saj Muxhahadinë në kampin Ashraf në Irak në vend që të kthehej në Kanada."

Apeli i Somayehs u hodh poshtë.
Nëse vendimi nuk ankimohet dhe anulohet, atëherë e ardhmja e saj në Kanada përfundon,   zhduket dhe bëhet një çështje që sakrifikohet për një luftë që ndodh gjysëm bote larg.
Mostafa u mërzit kur kishte dëgjuar lajmin. Gruaja e tij qante çdo ditë. Ata ishin nervozë dhe nuk mund të flinin, pasi ishin të shqetësuar se MEK-u do ta vriste Somayehn dhe do ta servirte si një vetëvrasje.
Prindërit e Somayehs ndiheshin të pafuqishëm dhe fajtorë, sepse ata e kishin prezantuar atë me MEK-un, kur ishte adoleshente.
"Unë e kuptoj që kemi bërë gabim", tha Mostafa.

VENDIMI PER STATUSIN E EMIGRACIONIT TE REFUGJATES SOMAYEH MOHAMMADY
Ankuesi nuk ka pasur një pasaportë kanadeze pasi ka jetuar aty vetëm 4 vite të jetës, kur ishte studente. Apeluesi ishte një i mitur 17 vjeç, kur vullnetarisht dhe me miratimin e prindërve të saj vendosi të largohej nga Kanadaja për t'u bashkuar me MEK-un.  Që nga viti 1998, ajo jeton në kampin Ashraf, Irak, baza ushtarake e MEK-ut. Apeluesi nuk ka qenë në Kanada fare gjatë periudhës pesëvjeçare para 31 majit 2004. Shtrirja e mospërputhshmërisë është një faktor negativ. Vetë apeluesi ka dëshmuar gojarisht se dëshiron të qëndrojë në kampin Ashraf me  kolegët e saj të MEK-ut. Ajo nuk dëshiron të kthehet në Kanada si një rezidente e përhershme.

Familja e ankuesit është në Kanada. Mendimi i tyre është se emigracioni për ribashkimin e familjes do t'i shërbente ankuesit për të dalë nga kampi i MEK-ut dhe për t'u kthyer në Kanada. Familja e ankuesit në Kanada beson se është në  të mirën dhe interesin e saj të kthehet në Kanada për të jetuar dhe familja do ta mbështeste për të rindërtuar jetën e saj. Familja dëshiron që ajo të kthehet në Kanada, por apeluesi në këtë rast Somayeh nuk dëshiron të kthehet. Duke pasur parasysh të gjitha dëshmitë e paraqitura, dhe duke marrë parasysh interesat për të mirën e fëmijëve të prekur drejtpërdrejtë nga vendimi, ankuesi nuk ka treguar konsiderata të mjaftueshme humanitare dhe situatë tragjike që garantojnë dhënien e lehtësimit të veçantë në dritën e të gjitha rrethanave të rastit. Prandaj ankesa nuk pranohet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Forcave të Armatosura marrin në përdorim snajperin me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët

Forcave të Armatosura marrin në përdorim snajperin me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët