Sallatë me bullgur, thjerrza dhe karkaleca nga zonja Vjollca

Sallatë me bullgurë, thjerrza dhe karkaleca
Përbërësit:

3 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 qepë mesatare
kripë dhe piper të zi
1 filxhan çaji thjerrza 
1 filxhan çaj lëng pule ose perimesh 
1 filxhan çaj ujë
2 speca të kuq
1/2 filxhan çaj bulgur
1 lugë gjelle uthull 
500 gr karkaleca
Majdanoz
Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere të vogël kaurdisim 1/2 qepë deri sa qepa të zbutet shtojmë thjerrza të cilët I kemi vendosur 2 orë më parë në ujë I kullojmë dhe I shtojmë në tenxhere I përziejmë së bashku me qepë, kripë dhe piper të zi. Shtojmë 1 filxhan lëng pule ulim temperaturën dhe e lëmë thjerrzat të ziejnë. Në një tigan zgare specat të prerë në kubikë më pas I shtojmë tek thjerrzat, së bashku me specat shtojmë dhe bullgurin I përziejmë rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, uthull I mbulojmë dhe fikim zjarrin, elëmë 10 minuta dhe më pas  do të shohim se bullguri ka përthithur  komplet ujin e thjerrzave. E mbulojmë me picetë dhe e lëmë të mbuluar dhe për 10 minuta të tjera. Në këtë kohë ne marinojmë karkalecat me kripë, piper, vaj ulliri dhe I pjekim në furrë në tepsi ku shtojmë një letër pjekje ose në një zgarë. Si të preferoni ju, e shërbejmë sallatën duke vendosur mbi karkalecat e pjekur. 
 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive