Sallatë me qiqra
Përbërësit:
1 gotë qiqra të ziera ( 220 gr)
2 duar me rukola
1 kastravec
8-10 domate të thata ose ( pomodorini)
1/2 qepë të kuqe
1 grusht ullinj të zi
80 gr djath të bardhë
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Kullojmë qiqrat dhe I lëmë mënjanë. Presim domatet e thata me shirita. ( Nëse përdorni domatet qershi i presim në 1/2 ose 1/4 varet nga madhësia). Djathin e presim në kubikë mesatarë. Qërojmë kastravecin dhe e presim atë në copëza. Në një tas vendosim qiqrat, domatet, e ullinjtë e kastravecit, qepën në kubikë. Të gjitha këto i marinojmë me kripë, vaj ulliri. Në një pjatancë shtojmë si bazë rukola dhe mbi të vendosim kubikë djathi dhe përsëri e spërkatim lehtë me pak vaj ulliri dhe më pas e shërbejmë menjëherë.