Sallatë me qiqra, rukola dhe djath nga zonja Vjollca

Sallatë me qiqra rukola dhe djath

Përbërësit:

300 gr qiqra

150 gr djath

100 gr rukola

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosim qiqrat që në darkë me ujë. Pasi të kalojë 12 orë I kërkojmë I shpëlajmë mirë dhe I gatuajnë në ujë të valuar, kripë për 40-45 minuta nga momenti I zjeres.

Pasi kalon ora e zjerjes I kullojmë dhe I lëmë të ftohen. Pastrojmë rukolën dhe e thajmë atë, thajmë djathin  në letër kuzhine dhe e thërrmojmë atë.

Në një tas vendosim rukolën, qiqrat të kulluara dhe të ftohtë, djathin të thërrmuar, spërkasim me pak kripë, piper dhe vaj ulliri e përziejmë dhe e shërbejmë. Nëse dëshironi mund të shtojmë dhe pak domate ose perime të pjekura si kungull apo patëllxhanë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave