Sallatë me thjerrëza dhe patate të ëmbël nga zonja Vjollca

Sallatë me thjerrëza dhe patate të ëmbël

Përbërësit:

350 gr patate të ëmbël

3 lugë gjelle ulliri

kripë dhe piper të zi

250 ml ujë

80 gr thjerrëza

150 gr domate qershi

1/2  qepë të kuqe

1/2  tufë majdanoz

50 gr rukola

3 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht presim patatet në feta të trasha e më pas e presim në copa, duke I dhënë formën që dëshironi trekëndësh apo drejtkëndësh. I vendosim në një tas tas ku do të shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri pak kripë, dhe pak piper të zi I përziejmë dhe I shtojmë në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta. Ndërkohë që piqen patatet në një tigan të thellë vendosim 250 ml ujë, thjerrzat e shpëlara dhe I vendosim të ziejnë në temperaturëmesatare për 25 minuta. I shpëlajmë dhe I lëmë të  ftohen. I vendosim thjerrzat në një tas dhe shtojmë në të domatet të prera në katërsh, qepën në fije ose kubikë, majdanoz, rukolën, kripë, piper, vaj ulliri lëng limoni, shtojmë patatet e pjekura dhe të ftohura I përizejmë dhe shërbejmë sallatën.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor